NDËRTIMI 04SHD Themelet e Ungjillit

From mc2
Revision as of 12:36, 14 August 2018 by Ana.llakaj (talk | contribs) (Created page with "* Prezantoni ose përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona. * Kaloni kohë në lutje: ** dorëzojani Zotit qëllime...")
(diff) ← Older revision | Latest revision (diff) | Newer revision → (diff)
Jump to navigation Jump to search
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Sesioni 4: Themeli i Ungjillit

Në këtë sesion ju do të zbuloni më shumë rreth asaj që thotë Bibla për Ungjillin dhe çfarë ka përmbushur për ne vdekja e Krishtit në kryq.

Zemra e një Drejtuesi (40 min)

  • Adhuroni së bashku në një grup të madh.
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    1. Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
    2. Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
    3. A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    4. Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Dhënia e Vizionit për Zemrën

Lexoni Romakëve 12:3-8. Pasi i nxiti romakët të bashkëpunojnë me Shpirtin e Shenjtë për ripërtëritjen e mendjeve të tyre, Pali tregon një nga ndryshimet themelore që ndodh në mendjen e re: mënyra si e shohim ne veten. Mos mendoni për veten siç e keni bërë më parë, por bëjeni me një vlerësim të sinqertë. Kjo do të thotë që të pranoni me përulësi atë që ne jemi në marrëdhënie me Perëndinë dhe njerëzit e tjerë. Ne nuk duhet ta krahasojmë veten me të tjerët sepse është Perëndia Ai që jep. Ai i jep secilit sipas masës së besimit; Ai jep dhurata të ndryshme; ai u jep të gjithëve role të ndryshme. Por çfarëdo që të na jetë dhënë, ne duhet ta përdorim me besim me gjithë zemër. Mos u habisni nga diversiteti i anëtarëve të kishës. Le të inkurajojmë njëri-tjetrin për ta përdorur me gëzim besimin dhe dhuntitë tona, duke i besuar Perëndisë në zemrat tona.

Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

[SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.]

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
    1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
    2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
    3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
    4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
    5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
  • Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri (45-60 min)

Tema: Përse është e rëndësishme të dimë që ne jemi të ndarë nga Perëndia dhe kemi nevojë për një shpëtimtar?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet

e tyre Hekuri-Hekurin).

  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.

Studim Biblik Zbulues – Ungjilli

Seksioni 1: Problemi ynë

Zemërimi i Perëndisë kundrejt mëkatit: Romakëve 1:18-25; Kol 3:5-6; Efesianëve 2:3

Të ndarë nga Perëndia dhe në nevojë për një Shpëtimtar: Romakëve 3:23; Gjoni 3:19-20; Efesianëve 2:12

Ligji ekspozon fajin tonë: Romakëve 3:20; Romakëve 7:7; Galatasve 3:21-23

Paga e mëkatit: Romakëve 1:32; Romakëve 6:23

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje: Çdo person është i ndarë nga Perëndia për shkak të mëkateve të veta dhe e meriton ndërshkimin. Përmes natyrës sonë mëkatare, asnjë person nuk mund të përmbushë kërkesat e ligjit për të qenë i drejtë kundrejt Perëndisë (të bëhemi të drejtë).

Seksioni 2: Rrugëdalja e Perëndisë

Krishti pagoi dënimin: Romakëve 5:7-8; 2 Korintasve 5:21; 1 Pjetrit 3:18

Perëndia siguron një rrugëdalje për ne: Gjoni 3:16-18; Romakëve 6:23

Jo sepse ne bëjmë vepra të mira: Efesianëve 2:8-9; Titit 3:4-7

Veprat e mira pas Shpëtimit: Efesianëve 2:10; Titit 2:14

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Pse shpëtimi si një dhuratë e lartëson Perëndinë në vend të njeriut?
    • Si ndryshon kjo mënyrë e shpëtimit nga ajo që ofronte feja juaj e mëparshme (nëse keni patur një të tillë)?

Pëmbledhje: Njerëzit duhet të mbështeten në sakrificën e Jezus Krishtit, dhe jo te veprat e tyre të mira, për t’u deklaruar të drejtë përpara Perëndisë dhe të pranohen prej Tij. Vetëm Jezusi i përmbushi plotësisht kërkesat e ligjit. Për shkak të mëshirës dhe dashurisë së Perëndisë, Jezusi vdiq si në zëvendësues dhe si sakrificë për të gjithë njerëzimin dhe u ringjall nga të vdekurit. Ata që e pranojnë Krishtin si Zot deklarohen të drejtë për shkak të veprës së Tij në kryq. Veprat e mira janë një rezultat i frytshmërisë së shpëtimit tonë.

Seksioni 3: Ungjilli

Mesazhi i Ungjillit: Luka 24:45-48; 1 Kor 15:1-8

Asnjë mesazh tjetër: Romakëve 1:16; Galatasve 1:6-9; 2 Thesalonikasve 1:8

Konfirmim i vërtetësisë së Ungjillit, duke iu shfaqur më shumë se 500 vetave: Rom 1:1-4; 1 Korint 15:6

Konfirmim i vërtetësisë së Ungjillit, përmbushja e profecive:

    • Zanafilla 3:15, (e cila është shkruar rreth viteve 1,500 BC)
    • Psalmi 22:17, (i cili është shkruar rreth viteve 1,000 BC)
    • Isaia 53:12, (i cila është shkruar rreth viteve 550 BC)
  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
  • Diskutoni si pranimi dhe shpallja e Ungjillit i ka sjellë gëzim secilit.

Përfundim: Ungjill do të thotë “lajm i mirë”. Prandaj ungjilli është lajmi i mirë i sakrificës së Jezusit në kryq për shlyerjen e mëkateve tona dhe ringjalljen e Tij. Ungjilli është pohuar si i vërtetë nga Jezusi përmes përmbushjes së profecive dhe ringjlljes së Tij prej së vdekurish, gjë që provoi se Ai është Biri i Perëndisë.

Përmbledhje e mësimit: Perëndia ia ka bërë të qartë të gjithë njerëzimit ndërshkimin për mëkatin. Por për shkak të dashurisë dhe mëshirës së Tij Ai vetë ofroi një mënyrë për të na falur mëkatet tona përmes vdekjes dhe ringjalljes së Tij. Një person shfajësohet (deklarohet i drejtë) përpara Perëndisë duke besuar te ungjilli, dhe jo te bërja e veprave të mira. Një nga përkufizimet e Ungjillit është: “Jezusi vdiq për mëkatet tona dhe u ringjall nga të vdekurit. Nëse dikush beson te ungjilli dhe përmes pendimit ia dorëzon veten Krishtit si Zot, mëkatet e atij personi janë falur.”


Përgatitja për Mision (20 mins)

  • Kërkojini secilit nga pjesëmarrësit të gjejë një partner dhe të praktikojnë së bashku si të ndajnë Ungjillin dhe Gjejnë mënyra për të përmirësuar shpjegimin e Ungjillit.
  • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?”
  • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.


Dërgimi i Punëtorëve

  • Prezantoni ose përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
  • Kaloni kohë në lutje:
    • dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit;
    • që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash;
    • për më shumë punëtorë për të korrat.