Zhvillimi i një Ngjarjeje Ungjillizuese

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page Conducting the Missional Event and the translation is 100% complete.


Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎македонски • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Zhvillimi i një Ngjarjeje Ungjillizuese

Ky material siguron një tablo të përgjithshme të ngjarjes ungjillizuese.

Qëllimi

Qëllimi i Ngjarjes Ungjillizuese është të sigurojë fokus dhe vrull. Kjo ngjarje fokusohet në qëllimin e të gjitha aktiviteteve të MC2. Aktivitetet e Lutje-Kujdes-Ndarje dhe identifikimi i personave të paqes na drejtojnë në ngjarjen ungjillizuese të organizuar në një shtëpi. Ngjarja Ungjillizuese është pika kulmore e punës në një zonë të synuar dhe siguron vrullin për nisjen e grupeve.

Rezultatet

Rezultati i dëshiruar është që ju të sponsorizoni një Ngjarje Ungjillizuese. Nëse është e mundur, ngjarja mund të zhvillohet në shtëpinë e një Personi të Paqes, nga rrjeti juaj i marrëdhënieve apo komunitetit. Pjesëmarrësit në këtë ngjarje mund të ftohen edhe nga rrjeti juaj, edhe nga rrjeti i mikpritësit. Të ftuarit mund të jenë njerëz, të cilët i keni takuar përmes aktiviteteve të Lutje-Kujdes-Ndarje.

Rezultati i dëshiruar i kësaj ngjarjeje janë ndjekësit e rinj të Jezusit, të cilët do t’i bashkohen një Studimi Themelor Biblik, që do të fillojë javën pas Ngjarjes Ungjillizuese. Kjo do të nisë grupin tuaj, ose një grup të dytë me pjesëmarrësit, në rast se ju tashmë e keni ndërtuar një grup fillestar.

Procesi

Ngjarja Ungjillizuese do të zgjatë rreth 1 orë ose 1 orë e gjysmë. Meqenëse kjo ngjarje do të zhvillohet në një shtëpi, 10-15 persona të ftuar do të ishin një numër mjaft i arsyeshëm.

Programi i Sugjeruar

  • Përshëndetni dhe mikprisni të ftuarit.
  • Prezantimi dhe falenderimi për pjesëmarrjen.
  • Shpjegimi i procesit të shikimit të një filmi të shkurtër dhe diskutimit.
  • Shfaqni filmin e parë të shkurtër.
    • Discuss: What did you like best? Why?
  • Nëse do të përdorni një film të dytë, shfaqeni atë dhe drejtoni diskutimin.
    • Diskutoni: Çfarë ju pëlqeu më shumë? Përse?
  • Ndani: “Historia Ime”
  • Shfaqni klipin e parë të filmit JEZUS.
    • Diskutoni: Çfarë ju pëlqeu më shumë? Përse?
  • Nëse do të përdorni një klip të dytë, shfaqeni atë dhe drejtoni diskutimin.
    • Diskutoni: Çfarë ju pëlqeu më shumë? Përse?
  • Bëni një mbyllje të ungjillit dhe jepuni mundësi të luten për të pranuar Krishtin.
    • Mundësia 1: Përdorimi i broshurës: “Katër Ligjet Shpirtërore”, duke shpjeguar të dy rrathët dhe duke i drejtuar në lutje.
    • Mundësia 2: Shfaqni klipin mbyllës ungjillizues nga filmi Jezus.
  • Shpërndani dhe më pas i mblidhni fletë komentet.
  • Nëse duket e përshtatshme, ftojini të gjithë në takimin e parë të Studimeve Themelore Biblike.
  • Caktoni një orar, brenda dy ditëve në vazhdim, për t’u takuar me secilin prej atyre që treguan interes në aspektin shpirtëror.
    • Rishikoni Katër Ligjet Shpirtërore, veçanërisht që nga rrathët e deri në fund.
    • Ndihmojini ata të fillojnë një Listë Rrjeti dhe të ndajnë Ungjillin me shokët e vet.
    • Ftojini ata në takimin e parë të Studimeve Themelore Biblike.

Sugjerimi i Roleve

  • Drejtuesi i Takimit dhe i Diskutimeve
  • Prezantuesi i Pjesës “Historia Ime”
  • Prezantimi i Ungjillit dhe mbyllja

Shembulli i një Fletë Komenti




Çfarë ju pëlqeu më shumë?

Përse?

Unë jam i interesuar për:

Emri:

Telefoni:

Posta Elektronike: