NDËRTIMI 02SHD Themelet e Shërbesës së Shpirtit të Shenjtë

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 03FN Foundations for Ministry of the Spirit and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Sesioni 3: Themelet e Shërbesës së Shpirtit të Shenjtë

Në këtë sesion ne do të zbulojmë se çfarë thotë Bibla për shërbesën e Shpirtit të Shenjtë, si mund të ecim personalisht me Të dhe si të ndihmojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Zemra e një Drejtuesi (40 min)

  • Adhuroni së bashku në një grup të madh.
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    1. Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
    2. Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
    3. A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    4. Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Dhënia e Vizionit për Zemrën

Lexoni Psalmin 37:1-8. Ky Psalm bën thirrje që të gjejmë kënaqësinë tonë në Zotin dhe Ai do të plotësojë dëshirat e zemrave tona. Nëse e bëjmë një gjë të tillë, zemrat tona do të dëshirojnë gjërat e duhura dhe Ai premton që do të na i japë këto gjëra. Ne nuk duhet t’i dorëzohemi shqetësimit në lidhje me çfarë bëjnë të tjerët dhe si duken jetët e tyre të para nga jashtë. Neve na bëhet thirrje që të presim me durim në Perëndinë, të vendosim zemrat tona në Të dhe të presim që Ai të veprojë për ne. Zoti është i mirë dhe Ai është me ne.

Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Rikujtoni procesin e vizatimit të Rrathëve të Shëndetit, nëse është e nevojshme (referojuni Ndërtimi SHD 01).
  • Kërkojuni të ndahen sipas grupeve të vogla, të vizatojnë rrjetet e komunitet të shërbesës dhe kishat, më pas të ndajnë dhe bëjnë vlerësimin me grupin e tyre.
    1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
    2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
    3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
    4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
  • Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri (45-60 min)

Tema: Përse është e rëndësishme të dimë çfarë na mëson Bibla në lidhje me Shpirtin e Shenjtë dhe roline Tij në jetët tona?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet e tyre Hekuri-Hekurin)
  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.

Studim Biblik Zbulues – Themelet e Shërbesës së Shpirtit të Shenjtë

Seksioni 1: Nevoja që kemi për Shpirtin e Shenjtë

Dhurata e Frymës: Gjoni 7:37-39; Gjoni 14:15-26

Shpirti i Shenjtë na ndihmon ne: 1 Korintasve 2:12; Gjoni 3:5-8; Romakëve 8:15-16; Romakëve 5:5

Pali identifikon dy lloje njerëzish. Krahasoni: 1 Korintasve 2:14 dhe 1 Korintasve 2:15-16

Pali paralajmëron galatasit në lidhje me rrezikun dhe zgjedhjet e tyre: Galatasve 3:3; Galatasve 5:17

Pali thekson stile të tjera jetese: 1 Korintasve 3:1-3

Paralajmërime në lidhje me praktikimin e vazhdueshëm të mëkatit: 1 Gjonit 2:3-4; 1 Gjonit 3:6-9; Efesianëve 5:5-6

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • WÇfarë i tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje: Prania e Shpirtit të Shenjtë është një nga dhuratat e Atit për ne. Jezusi premtoi që Shpirti i Shenjtë do të plotësonte nevojat tona më të thella. Përmes Shpirtit të Shenjtë ne përjetojmë miqësi të ngushtë me Perëndinë. Shpirti i Shenjtë na jep mundësi të kuptojmë jetën e re në Krishtin dhe të përjetojmë sigurinë e të qenit fëmijë i Perëndisë. Ekzistojnë tre lloje njerëzish: jobesimtarë, të cilët nuk e kanë Shpirtin e Shenjtë të Perëndisë; besimtarë, të cilët e kanë Shpirtin e Perëndisë, por jetojnë në mish; dhe besimtarë, të cilët e kanë Shpirtin e Shenjtë të Perëndisë dhe jetojnë në fuqinë e Tij. Ne nuk mund ta jetojmë jetën e Krishterë me forcat tona. Personi, i cili e praktikon mëkatin vazhdimisht, duhet ta kuptojë që ndoshta nuk është fare i krishterë


Seksioni 2: Rezultatet që shohim kur jemi të mbushur me Shpirtin e Shenjtë

Përmbledhje e Frymëmarrjes Shpirtërore

Rrëfehu (Nxirre frymën): 1 Gjonit 1:9; Hebrenjve 10:19-22

Urdhër dhe Premtim (Merr frymë): Efesianëve 5:18; 1 Gjonit 5:14-15

'Prani Fuqizuese

Përmes Besimit: Efesianëve 3:16-17

Përmes Dorëzimit: Romakëve 12:1-2

Përmes Veprimeve: 1 Gjonit 1:9; Efesianëve 4:29-30

Përmes Dëshirës : Gjonit 7:37-39

Burimi i Sigurisë

Hebrenjve 11:6; Romakëve 14:22-23; Gjoni 14:21

Rezultatet e Jetës së Mbushur me Shpirtin e Shenjtë

Gjoni 16:13-14; Galatasve 5:16-25; Veprat e Apostujve 1:8

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje: Ne jemi mbushur me Shpirtin e Shenjtë përmes besimit, kur dëshirojmë t’ia dorëzojmë zemrat tona Atij. Përmes besimit ne rrëfejmë mëkatet tona dhe i zëmë besë përmtimit të Perëndisë për të na faluar mëkatet tona. Të jetuarit e një jete me besim sjell si rezultat të kuptuarin e të vërtetave shpirtërore, frytet e Frymës do të shfaqen dukshë në jetët tona dhe ne do të fuqizohemi për të ndarë ungjillin.

Përgatitja për Mision (20 mins)

  • Jepini çdo pjesëmarrësi nga një broshurë të Shpirtit të Shenjtë.
  • Kërkojuni të zgjehdin nga një partner dhe të zbulojnë si mund të përdoren këto vargje në këtë broshurë për të prezantuar shërbesën e Shpirtit të Shenjtë.
  • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?”
  • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.

Dërgimi i Punëtorëve

  • Prezantoni ose përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
  • Kaloni kohë në lutje:
    • Dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit.
    • Që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash.
    • Për më shumë punëtorë për të korrat.