NDËRTIMI 06SHD Përzgjedhja dhe Fuqizimi i Drejtuesve

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 06FN Selecting and Empowering Leaders and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Sesioni 6: Përzgjedhja dhe Pajisja e Drejtuesve

Në këtë sesion, ju do të zbuloni çfarë thotë Bibla për cilësitë që duhet të kërkojmë gjatë përzgjedhjes së drejtuesve nga rrethi i besimtarëve të rinj, të cilët janë pjesë e grupeve të reja që kemi nisur.

Zemra e një Drejtuesi (40 min)

  • Adhuroni së bashku në grup të madh.
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    1. Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
    2. Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
    3. A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    4. Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Dhënia e Vizionit për Zemrën

Çfarë ju frikëson? Frika është një ndjenjë e zakonshme tek njerëzit. Ajo është një nga pasojat që pati mëkati në marrëdhënien origjinale që njeriu pati me Perëndinë. Ne të gjithë jemi ndikuar nga frikëra të ndryshme dhe kemi vuajtur për shkak të mungesës së paqes që i shoqëron ato. Frika mund të na motivojë të bëjmë gjëra të këqia apo të marrim vendime të gabuara. Jezusi na tregon që zemra e Tij është e butë dhe e përulur (Mateu 11:29). Ai na fton në praninë e Tij, ku ne mund të përjetojmë dashurinë e Tij për ne, e cila nxjerr jashtë frikën (1 Gjonit 4:18). Natën kur u tradhëtua, në prag të kryqëzimit, Jezusi u tha dishepujve të Tij “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.” (Gjoni 14:27). Duke patur parasysh se kush është Ai dhe çfarë ka bërë për ne, ne duhet të zgjedhim paqen dhe kurajon pavarësisht rrethanave dhe “…mos lejo që zemrat tona të shqetësohen…”. Besim do të thotë të vendosësh t’i besosh Perëndisë dhe të ndërmarrësh veprime që shprehin bindje ndaj Tij, pavarësisht ndjenjave të frikës. Merri zemër nga fjalët që i thotë Ai Izraelit: “Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.” (Isaia 41:10)

Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
    1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
    2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
    3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
    4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
    5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
  • Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri (45-60 min)

Tema: Përse është e rëndësishme të zgjedhim drejtuesit e rinj të përshtatshëm? Çfarë karakteristikash mendoni se janë të rëndësishme për t’i patur një drejtues?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet e tyre Hekuri-Hekurin).
  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.

Studim Biblik Zbulues – Përzgjedhja e Drejtuesve

Seksioni 1: Jezusi Përzgjedh Drejtuesit

Takimi i parë: Gjoni 1:35-51

Thirrja e dytë për ta ndjekur Atë: Marku 1:16-20; Luka 5:1-11

Përzgjedhja: Luka 6:12-16; Marku 3:13-19

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Si e dalloi Jezusi që ata ishin njerëzit e duhur dhe si i ndihmoi Ai ata të rriteshin nëpër fazat e ndryshme?

Përmbledhje: Në fillim Jezusi i testoi ata duke u kërkuar gjëra të thjeshta (ejani dhe shikoni, qëndroni me mua sot), por ata nuk e ndoqën Atë gjithë kohën. Më vonë Jezus testoi përkushtimin e tyre në breg të detit (përdorini barkat tuaja, lëshojini rrjetat tuaja me besim). Ata të gjithë filluan të kalonin gjithë kohën me Jezusin. Së fundi, Jezusi përzgjodhi të 12-tët nga shumë dishepuj që e ndiqnin, për t’i ndërtuar ata si drejtues.

Parime të rëndësishme:

  • Procesi 3/3 i trajnimit të dishepullizimit është një mënyrë e mirë për të dhënë detyra të thjeshta dhe për të provuar se kush është besnik. Ju gjithashtu mund të filloni t’i lejoni anëtarët e grupit të përdorin pjesët e drejtimit të procesit 3/3 të dishepullizimit.
  • Është më e lehtë të merrni një njeri besnik dhe t’i mësoni atij aftësitë e duhura, sesa të merrni një njeri me aftësi dhe t’i mësoni atij besnikërinë.
  • Drejtuesit më të mirë ndërtohen përgjatë procesit të punës (përgjegjshmëri, praktikë dhe caktimi i qëllimeve).
  • Ndërsa njerëzit e provojnë që janë besnikë, jepuni atyre më shumë kohë dhe vëmendje.

Seksioni 2: Pali Përzgjedh Drejtuesit

Konteksti: Le të shohim udhëzimet e Palit drejtuar njërit prej drejtuesve që ai ndihmoi të rritej, i quajtur Titi. Pasi u lirua nga burgu, në fund të veprave të Apostujve 28, ai rifilloi punën e tij misionare. Gjatë kësaj periudhe ai shkoi në Kretë dhe bashkë me Titin themeloi disa kisha. Pasi u largua nga Kreta, ai i shkroi përsëri Titit me udhëzime mbi mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve, nga rradhët e besimtarëve të rinj, për kishat e reja.

Caktimi i Besimtarëve të Rinj si Drejtues: Veprat e Apostujve 6:1-4; Veprat e Apostujve 14:21-23

Karakteristikat që duhet të kërkojmë në Besimtarët e Rinj: Titit 1:5-9; Veprat e Apostujve 6:3

Të papërshtatshëm si drejtues: 1 Samuelit 22:2; 1 Kronikat 11:10; 1 Kronikat 12:1; 1 Samuelit 16:7

Frytet e Besnikërisë: Mateu 21:28-31; Mateu 25:20-29; Filipianëve 2:19-22

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje: Kërkojini dikujt të lexojë Titi 1:10-12. Vini re që këta të krishterë të sapokonvertuar të Kretës, vinin nga një sfond imoral dhe i korruptuar. Madje një historian i lashtë, i quajtur Polibius, shkroi: “është pothuajse e pamundur të gjesh aq shumë sjellje të pabesë apo rregulla shoqërore më të padrejta, sesa në Kretë.” Në këtë kontekst, Pali i thotë Titit të caktojë drejtues të rinj.

Pali i kërkoi Titit që të mos kërkonte karakterin, por aftësitë, dhe të caktonte disa drejtues për çdo kishë. Aftësia kryesore që duhet të kërkonte ishte si e trajtonin Fjalën. Drejtuesit e rinj nuk janë të përsosur, por jetët e tyre po mdryshojnë. Më poshtë po japim një histori si ilustrim (ose mund të përdorni një histori tuajën):

Në një qytet të Azisë, kishembjellësit po punonin për të parë një lëvizje kishash që do të arrinte banorët e një province të paarritur në vendin e tyre. Një drejtor gjimnazi u kthye në besim. Para se të fillonte të besonte, ai pinte shumë alkool dhe kishte shumë marrëdhënie jashtëmartesore me vajza të tjera. Por Jezusi ia ndryshoi plotësisht jetën këtij personi dhe ai filloi t’u dëshmonte shumë njerëzve për Krishtin. Ai mundi të fillonte 7 kisha të reja shtëpie dhe u bë një drejtues efektiv.

Një ditë ai mori pjesë në një trajnim drejtuesish në qytet. Pasi mbaroi trajnimi ai po ngiste motoçikletën e tij për në shtëpi dhe vendosi të kalonte natën në një fshat të vogël përgjatë rrugës. Atje takoi një grua dhe kaloi natën me të. Ditën tjetër ai ndihej shumë keq për mëkatin që kishte kryer. Ai vajtoi e vajtoi për një kohë të gjatë. Atij iu deshën disa javë për ta restauruar marrëdhënien me gruan e tij. Dhe jo vetëm kaq! Kishat e reja që po drejtonte u ndikuan shumë nga mëkati i tij dhe si përfundim ai humbi shumicën prej tyre. Megjithatë, pas disa muajsh rikuperimi emocional dhe shpirtëror, ai filloi t’i shërbente Perëndisë sërish dhe tani ai ka 20 kisha shtëpie në rrjetin e tij. Ai ka vërtetuar që është një drejtues efektiv.

Drejtuesit e rinj do të bëjnë gabime dhe disa madje mund të kenë nevojë të disiplinohen për shkak të mëkatit të tyre. Por kështu bënë dishepujt dhe kështu bënë edhe drejtuesit e rinj që caktoi Pali si pleq të kishave.

Përmbledhje e mësimit: Çfarë duhet të kërkojmë mbi të gjitha

  • Rritje në karakter dhe kthimi në një shembull pozitiv (Titi 1:5-9, 1 Pjetrit 5:3)
  • Testim i aftësive dhe besnikërisë (Mat 25:20-26)
  • Mbushjen me Shpirtin e Shenjtë dhe rritjen në Dashuri (Veprat e Apostujve 6:4; Colossians 1:3-4)
  • Shprehje të besnikërisë ndaj Fjalës (Titi 1:9, Hebrenjve 13:7)
  • Përzgjedhja do të ketë nevojë për lutje dhe agjërim (Luka 6:12)
  • Perëndia do të zgjedhë ata që nuk bien në sy, sepse janë të uritur dhe të mësueshëm (1 Samueli 22:2; 1 Kronikave 11:10; 12:1)
  • Ajo që njerëzit mund të bëhen mund të mos jetë ajo që janë tani (Titi 1:12-13)
  • Përdorni procesin e sprovimit të besnikërisë dhe frytshmërisë (dishepullizimi 3/3); Besnik në gjërat e vogla, besnik në gjëra të mëdha (Mateu 25:21)
  • Rezultate të përsëritura besnikërie te një person që i ka treguar vlerat e veta, p.sh. Timoteu te Filipianëve 2:22
  • Pali caktoi më shumë se një drejtues për secilën kishë (Veprat e Apostujve 14:21-23)(Acts 14:21-23)

Përgatitja për Mision (20 mins)

  • Në grupet tuaja të vogla, kërkoni që secili nga pjesëmarrësit të Vlerësojë pikat e veta të forta dhe të dobëta në përzgjedhjen e drejtuesve. Kërkojuni të hartojnë një plan për përmirësimin në këtë aspekt.
    • Identifikoni 2-3 drejtues të mundshëm në grupet tuaja dhe shpjegoni përse keni zgjedhur ata.
    • Nëse e keni të vështirë të dalloni cilët janë drejtuesit, çfarë hapash duhet të ndërmerrni për t’u përmirësuar?
  • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?”
  • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.

Dërgimi i Punëtorëve

  • Përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
  • Kaloni kohë në lutje:
    • dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit;
    • që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash;
    • për më shumë punëtorë për të korrat.