NDËRTIMI 07SHD Drejtuesit e Kishës (Përgjegjësitë)

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 07FN Church Leadership (Responsibilities) and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Sesioni 7: Drejtuesit e Kishës (Përgjegjësitë)

Në këtë sesion, ju do të identifikoni katër përgjegjësitë e drejtuesve të kishës dhe të zbuloni çfarë na mëson Bibla mbi rolin e rëndësishëm që luajnë drejtuesit në një pjesë lokale të trupit të besimtarëve.

Zemra e Drejtuesit (40 min)

  • Adhuroni së bashku në grup të madh.
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    • Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
    • Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
    • A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    • Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Dhënia e Vizionit për Zemrën

Një ditë Jezusi shkoi në qytetin e tij të lindjes. Ndërsa ishte atje ai u përmendi dëgjuesve një pjesë të shkrimit nga Dhiata e Vjetër.Pasi e lexoi shkrimin, u tha atyre që Ai do ta përmbushte atë shkrim. Pavarësisht se u mahnitën nga mësimet e tij, ata u mbajtën fort te ideja që kishin më parë për Jezusin dhe refuzuan të pranonin që Ai ishte në të vërtetë Biri i Perëndisë dhe Mesia. Ata u treguan kokëfortë dhe krenarë dhe u ofenduan nga mesazhi i tij. Ai u tha atyre që, edhe pse ata do të donin që Ai të shëronte të sëmurët ashtu siç bëri në Kapernaum, ai nuk do ta bënte. Ai u tregoi që ishte për shkak të mosbesimit të tyre që nuk do të shihnin apo përfitonin nga çfarë mund të bënte Ai. Besimi është ai që aktivizon punën e Perëndisë në jetën tuaj dhe në jetët e atyre që keni përreth. Besimi nuk është një ndjenjë, por është një zgjedhje që duhet ta bëjë secili në lidhje me premtimet dhe besimin në karakterin e Perëndisë. Ai ka zgjedhur që të veprojë vetëm kur njerëzit tregojnë besim ndaj tij. Si është besimi juaj? A dëshironi ta shihni Perëndinë të veprojë? Perëndia kërkon njerëz plot besim. Njerëz të cilët janë të gatshëm të jetojnë me besim, duke u mbështetur në premtimet e Tij dhe jo në atë që shohin. Lexoni Hebrenjve 11:6.

Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
    1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
    2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
    3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
    4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
    5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
  • Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri (45-60 min)

Tema: Përse është e rëndësishme dhe ndihmë të dimë çfarë tregohet për detyrat e drejtuesve të kishës dhe mënyrën si duhet t’i përmbushë ai ato?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet e tyre Hekuri-Hekurin)
  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.

Studim Biblik Zbulues – Përgjegjësitë e Drejtuesve

Seksioni 1: Katër Përgjegjësitë e një Drejtuesi

Pajis: Efesianëve 4:11-12

Kujdesu si Bari: Veprat e Apostujve 20:28-31

Bëju Shembull: 1 Pjetrit 5:1-4

Ndërto: 2 Timoteut 2:2

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Si do t’i përmblidhnit përgjegjësitë e një drejtuesi?

Përmbledhje: Kisha drejtohet nga Jezus Krishti, i cili është kreu i saj. Jezusi është Ai që e themeloi kishën, prandaj ajo i përket Atij (Mateu 16:18). Themeli kryesor dhe guri i qoshes është Jezusi, i pasuar nga apostujt dhe profetët. Mësimet e Jezusit dhe apostujve janë ruajtur në Bibël. Prandaj, ne duhet vetëm t’u bindemi mësimeve të mëposhtme që gjenden në Bibël. Përgjegjësitë e një drejtuesi janë:

  1. Të pajisë besimtarët për të bërë vepra shërbimi (Efesianëve 4:11-12)
  2. Të kujdeset si ruajë delet e Jezusit (Veprat e Apostujve 20:28-31, 1 Pjetrit 5:1-4)
  3. Të japin shembullin e mirë (karakteri, stili i jetës) (1 Pjetrit 5:1-4)
  4. Të ndërtojë drejtues të tjerë (2 Timoteut 2:2)

Lexoni 1 Pjetrit 5:2-3 përsëri. Ata që drejtojnë duhet t’i shërbejnë kishës me gëzim dhe të mos e përdorin pozitën e tyre për të kontrolluar besimtarët.

Seksioni 2-Përgjegjësia #1: Pajisja e besimtarëve për të shërbyer (10 min)

Hyrje: Drejtuesit e kishave kanë një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Shëndeti shpirtëror i popullit të Perëndisë varet nga besnikëria e drejtuesve të kishës në përmbushjen e detyrave të tyre.

Mësimi i Fjalës së Perëndisë: Titi 1:9; Mateu 28:19-20 .

Burimi i Fjalës së Perëndisë: 2 Timoteut 3:16-17; 2 Pjetrit 2:11.

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje: Fjala Greke për “frymëzuar” ka kuptimin “të nxjerrësh/japësh frymë”. E gjithë Bibla, që nga Zanafilla deri te Zbulesa është frymëzuar nga Perëndia. Për këtë arsye Bibla është e përkryer dhe nuk ka asnjë gabim apo kontradiktë. Perëndia foli përmes Shpirtit të Shenjtë, duke u folur profetëve dhe apostujve që zgjodhi Ai (2 Pjetrit 1:21). Nëse drejtuesit ua mësojnë të tjerëve me efektivitet Fjalën e Perëndisë, besimtarët do të pajisen për të bërë çdo vepër shërbimi (2 Timoteut 3:17). Çdo besimtar i ri duhet t’ua mësojë Fjalën e Perëndisë njerëzve të tjerë (Mateu 28:19-20). Roli i drejtuesve është të pajisë besimtarët për të përmbushur Porosinë e Madhe dhe si t’ua mësojnë të tjerëve Fjalën e Perëndisë.


Seksioni 3: Pajisja përmes procesit të Modelimit/Fuqizimit dhe metodës 3/3 (15 min)

Jezusi Modelon dhe Fuqizon: Marku 3: 14, Marku 6: 6b-13

Pali Modelon dhe Fuqizon: 1 Korintasve 4:16-17, 2 Timoteut 2:2, Veprat e Apostujve 19:21-22

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Si i pajis procesi i Modelimit/Fuqizimit besimtarët për të bërë vepra shërbimi?
    • Si i ndihmon metoda 3/3 drejtuesit për t’i mësuar njerëzit t’i binden Porosisë së Madhe (Mat 28:19-20) dhe si t’ua mësojnë të tjerëve Fjalën e Perëndisë?

Përmbledhje: Jezusi u kërkoi dishepujve të vet ta ndiqnin dhe më pas i porositi ata të bënin dhe të mësonin të njëjtat gjëra që Ai u kishte bërë dhe u kishte mësuar atyre. Procesi i Jezusit ishte 1) Modelo 2) Ndihmo 3) Vëzhgo dhe 4) Lidh (krijo rrjetin). Drejtuesit e kishave duhet të bëhen mësues të mirë në mënyrë që të mund të pajisin ndjekësit e krishterë për të bërë shërbesën e ngarkuar (Efesianëve 4:11-13) duke mësuar Fjalën e Perëndisë, duke përdorur procesin e Modelimit/Fuqizimit dhe metodën 3/3. Mbani mend: Katër përgjegjësitë e një drejtuesi janë:

  1. Pajis besimtarët për shërbesë
  2. Kujdeset për delet e Jezusit dhe i drejton
  3. Jep shembullin pozitiv
  4. Ndërton drejtues të tjerë

Përgatitja për Mision (20 min)

  • Në grupet tuaja të vogla, kërkoni që secili nga pjesëmarrësit të Vlerësojëpikat e veta të forta dhe të dobëta në Modelimin/Fuqizimin dhe përdorimin e procesit 3/3. Kërkojuni të hartojnë një planpër përmirësimin në këtë aspekt.
    • A po përdorni metodën 3/3 në mënyrë që besimtarët t’i binden Fjalës së Perëndisë dhe të dinë si t’ua mësojnë atë të tjerëve?
    • A po mentoroni ju besimtarët e tjerë në mënyrë aktive (Modelimi/Fuqizimi)?
    • A kanë filluar besimtarët që keni trajnuar ju, të mentorojnë të tjerë (Modelimi/Fuqizimi) si dhe të përdorin metodën 3/3?
  • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?”
  • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.

Dërgimi i Punëtorëve

  • Përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
  • Kaloni kohë në lutje:
    • dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit;
    • që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash;
    • për më shumë punëtorë për të korrat.