NDËRTIMI 08SHD Udhëheqja e Kishës (Karakteri)

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 08FN Church Leadership (Character) and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Sesioni 8: Drejtuesit e Kishës (Karakteri)

Në këtë sesion, ju do të zbuloni çfarë thotë Bibla në lidhje me llojet e drejtimit që dëshironte Jezusi për kishën, duke mësuar rreth dy përgjegjësive të tjera të një drejtuesi: kujdesi dhe drejtimi i besimtarëve dhe si tëjenë shembull pozitiv për ta duke u rritur në karakter.

Zemra e Drejtuesit (40 min)

  • Adhuroni së bashku në grup të madh
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    • Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
    • Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
    • A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    • Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Dhënia e Vizionit për Zemrën

Te Gjoni 4:34 Jezusi tha se qëllimi i ardhjes së tij në tokë ishte “të bëjë vullnetin e Atij që e dërgoi dhe të kryejë veprën e Tij.” Ai kreu vullnetin e Atit, madje deri në pikën e sakrifikimit të vetvetes. Po cila ishte vepra e Atit? A ishte vetëm vdekja si sakrificë e Jezusit? Para se të vdiste Jezusi tha: “Unë të kam përlëvduar mbi tokë; unë e kam kryer veprën që më ke dhënë të bëj.” (Gjoni 17:4) Vepra e Atit ishte që ai të bënte dishepuj dhe të niste një komunitet në rritje, i cili do të transmetonte mesazhin e jetës së re përmes vdekjes dhe ringjalljes së tij, në të gjithë botën. Vepra e Jezusit ishte të bënte dishepuj, të cilët do të bënin dishepuj duke zbuluar vullnetin dhe qëllimin e Atit mbi tokë ashtu siç është bërë në qiell. Jezusi u tha dishepujve të vet: “Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.” (Gjoni 20:21). Për ta koordinuar zemrën tonë me të Tijën, ne duhet të kryejmë të njëjtën vepër, ne duhet të bëjmë dishepuj. Ne gjithashtu duhet ta jetojmë vullnetin e Atit, i cili kërkon që t’ia dorëzojmë jetët tona çdo ditë.


Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
    1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
    2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
    3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
    4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
    5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
  • Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri (45-60 min)

Tema: Përse është e rëndësishme dhe ndihmëse të dimë çfarë na është zbuluar në lidhje me llojin e karakterit që duhet të kenë drejtuesit e kishës?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet e tyre Hekuri-Hekurin).
  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.

Studim Biblik Zbulues – Karakteri i Drejtuesve

Përmbledhje: Katër Përgjegjësitë e një Drejtuesi

  1. Pajis besimtarët për shërbesë.
  2. Kujdeset dhe drejton delet e Jezusit.
  3. Jep shembullin pozitiv.
  4. Ndërton drejtues të tjerë.

Seksioni 1: Përgjegjësia #2: Kujdeset dhe drejton delet e Jezusit

Kujdeset për ta: Mateu 9:35-36; Filipianëve 2:3-4; 1 Thesalonikasve 5:14

Vëzhgon/Mbron: Veprat e Apostujve 20:27-31; 1 Pjetrit 5:1-2

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Përse bariu duhet t’i ruajë delet e veta?
    • Çfarë mund të mësojmë ne nga Jezusi dhe Pali në lidhje me drejtimin dhe kujdesin ndaj besimtarëve?

Përmbledhje: Drejtuesit e kishës duhet të kujdesen gjithashtu për delet e Jezusit duke i vëshguar dhe ruajtur ato. Kjo kërkon dhembshuri dhe vëzhgim të qëllimshëm për të gjetur mënyra si mund të kujdesemi për nevojat e të tjerëve. Drejtuesit duhet t’u kushtojnë kujdes të madh jetëve të tyre shpirtërore si dhe pastërtisë morale. Pali na paralajmëroi që do të ketë njerëz të cilët do të duan të shkatërrojnë ose keqdrejtojnë njerëzit, prandaj ne duhet të tregojmë kujdes ndaj atyre që janë nën kujdesin tonë.

Seksioni 2: Përgjegjësia #3: Jep shembullin pozitiv

Konteksti: Karakteri i një drejtuesi duhet të zhvillohet vazhdimisht derisa të jetë i patëmetë (duke mos i dhënë kishës apo emrit të Jezusit shkak për t’u turpëruar) siç përshkruhet te Titit dhe te 1 Timoteut 3. Prandaj, lista e kërkesave të detyrueshme për një drejtues kishe që gjendet te Titit 1:5-11 dhe te 1 Timoteut 3:1-7, kthehet në qëllimin afatgjatë të çdo drejtuesi ndërsa përpiqet të rritet në pjekurinë shpirtërore.

Lexoni Titit 1:5-11 dhe Diskutoni: Si mendoni, përse kërkesat ndaj një drejtuesi kishe kanë lidhje më shumë me karakterin sesa me aftësitë?

Karakteri i një drejtuesi është i rëndësisë më të lartë. Le të shohim më nga afër tre kategoritë që liston Pali te Titit 1 në lidhje me karakterin e një drejtuesi.

A. Familje që nderon Perëndinë. (1:6)

Burrë i një gruaje të vetme: Titit 1:6; 1 Timoteut 3:2

Fëmijë besimtarë me sjellje të mirë: Titit 1:6; 1 Timoteut 3:4-5

Përgjegjësitë e Atit: Efesianëve 5:33-6:4

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Po sikur një ndjekës i ri i Krishtit të mos jetë më burrë i një gruaje të vetme?
    • Si mund t’i menaxhojnë drejtuesit familjet e tyre?

Përmbledhje: T’i jesh besnik një gruaje të vetme do të thotë që një drejtues nuk mund të jetojë në poligami dhe nuk mund të thyejë Shkrimin e Shenjtë duke u divorcuar me gruan e tij dhe të rimartohet përsëri (Luka 16:18). Por duhet gjithashtu të theksohet, se ka dy përjashtime që e lejojnë një udhëheqës të martohet përsëri:

  • Kur gruaja e vet ka vdekur (Romakëve 7:2-3)
  • Kur gruaja e tij divorcohet prej tij për shkak se ai u bë besimtar (1 Korintasve 7:10-16)

Është shumë e rëndësishme që drejtuesit të menaxhojnë familjet e tyre para se t’u besohet menaxhimi i familjes së Perëndisë. Qëllimi i parë i drejtuesve është të sigurohen që fëmijët e vet janë besimtarë dhe po fillojnë të kontrollojnë sjelljen e tyre (Titit 1:6). Por ata duhet të përpiqen ta menaxhojnë mirë familjen e tyre (1 Timoteut 3:4-5).

B. Jetë e patëmetë (1:7-8)

Karakteri i drejtuesve të perëndishëm: Titit 1:7-8

Dashuria për para: 1 Timoteut 3:3; 1 Timoteut 6:6-10; Mateut 6:33

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Si mund ta zhvillojë një drejtues secilën nga këto cilësi??

Përmbledhje: Paraja është e nevojshme për të përmbushur nevojat e familjeve tona dhe për të bërë shumë nga punët e nevojshme për përparimin e Mbretërisë së Tij. Por më të rëndësishme akoma janë ndershmëria dhe dashuria për Perëndinë dhe njerëzit e tjerë. Dashuria për paranë mund të kthehet në një tundim shumë të madh. Te Mateu 6:33 ne mësojmë se roli ynë është të kërkojmë Perëndinë dhe Mbretërinë e Tij dhe Ai premton të plotësojë të gjitha nevojat tona. Dashuria për paranë shkatërroi jetën e njërit prej ndjekësve të Jezusit, Juda Iskariotit. Juda vodhi nga kuleta e përbashkët e ndjekësve të Krishtit (Gjoni 12:4-6) dhe më pas ai gjithashtu ra dakort ta tradhëtonte Krishtin për të fituar 30 monedha argjendi (Luka 22:4-6). Ne duhet t’i ruajmë zemrat nga dashuria dhe tërheqja ndaj parasë.

C. Duke u mbështetur në fjalët e së vërtetës së Shkrimit (1:9-11)

Besnik ndaj Fjalës: Titit 1:9-11

I aftë për të mësuar: 1 Timoteu 3:2

Mos debatoni: 2 Timoteu 2:23-26

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Përse është e rëndësishme që një drejtues të mbahet fort në të vërtetat që ka mësuar nga Shkrimi?

Përmbledhja e mësimit: Drejtuesit janë përgjegjës për t’u kujdesur për besimtarët dhe për të qenë një shembull. Një drejtues duhet të maturohet për t’u bërë i patëmetë (duke mos i dhënë kishës apo emrit të Jezusit shkak për t’u turpëruar) në karakterin e tij pasi vendos besimin e tij te Krishti. Një drejtues duhet të jetë i gatshëm të heqë dorë nga jeta e tij e vjetër dhe të veshë jetën e tij të re në Krishtin: ata duhet të kenë një familje që po e nderon Perëndinë (Titit 1:6), të jetojnë një jetë të patëmetë (Titit 1:7-8) dhe të mbahen fort në fjalët e së vërtetës së Shkrimit (Titit 1:9-11). Çdo udhëheqës duhet të zhvillohet vazhdimisht shpirtërisht në mënyrë që karakteri i tij të jetë ashtu siç përshkruhet te Titi 1:5-11. Në të njëjtën mënyrë, çdo drejtues i një kishe duhet të përpiqet të maturohet shpirtërisht siç përshkruhet te 1 Tim 3.

Përgatitja për Mision (20 min)

  • Në grupet tuaja të vogla, kërkoni që secili nga pjesëmarrësit të Vlerësojë pikat e veta të forta dhe të

dobëta në dy përgjegjësitë e drejtuesve për të cilat kemi diskutuar: Kujdeset dhe drejton besimtarët dhe jep shembullin pozitiv duke u rritur në karakter. Kërkojuni të hartojnë një plan për përmirësimin në këtë aspekt.

    • Në ç’mënyrë po kujdeseni dhe vëzhgoni ata që drejtoni?
    • Si mund të zhvillojnë ata më tej këto karakteristika.
  • Identifikoni 2-3 drejtues të mundshëm në grupet e reja që kanë filluar.
  • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?”
  • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.

Dërgimi i Punëtorëve

  • Përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
  • Kaloni kohë në lutje:
    • dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit;
    • që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash;
    • për më shumë punëtorë për të korrat.