NDËRTIMI 08SHP Udhëheqja e Kishës (Karakteri)

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 08PN Church Leadership (Character) and the translation is 97% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Sesioni 8: Drejtuesit e Kishës (Karakteri)

Në këtë sesion, ju do të zbuloni çfarë thotë Bibla në lidhje me llojet e drejtimit që dëshironte Jezusi për kishën, duke mësuar rreth dy përgjegjësive të tjera të një drejtuesi: kujdesi dhe drejtimi i besimtarëve dhe si tëjenë shembull pozitiv për ta duke u rritur në karakter.

Zemra e Drejtuesit

  1. Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
  2. Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
  3. A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
  4. Në cilat fusha i besoni Zotit me gjithë zemër, përtej aftësive tuaja?


Kremtimi i Besnikërisë

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve.

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
  2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
  3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
  4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
  5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?


Studim Biblik Zbulues – Karakteri i Drejtuesve

Seksioni 1: Përgjegjësia #2: Kujdeset dhe drejton delet e Jezusit

Kujdeset për ta: Mateu 9:35-36; Filipianëve 2:3-4; 1 Thesalonikasve 5:14

Vëzhgon/Mbron: Veprat e Apostujve 20:27-31; 1 Pjetrit 5:1-2

    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Përse bariu duhet t’i ruajë delet e veta?
    • Çfarë mund të mësojmë ne nga Jezusi dhe Pali në lidhje me drejtimin dhe kujdesin ndaj besimtarëve?

Përmbledhje:


Seksioni 2: Përgjegjësia #3: Jep shembullin pozitiv

Titi 1:5-11

    • Si mendoni, përse kërkesat ndaj një drejtuesi kishe kanë lidhje më shumë me karakterin sesa me aftësitë?


A. Familje që nderon Perëndinë (1:6)

Burrë i një gruaje të vetme: Titit 1:6; 1 Timoteut 3:2

Fëmijë besimtarë me sjellje të mirë: Titit 1:6; 1 Timoteut 3:4-5

Përgjegjësitë e Atit: Efesianëve 5:33-6:4

    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Po sikur një ndjekës i ri i Krishtit të mos jetë më burrë i një gruaje të vetme?
    • Si mund t’i menaxhojnë drejtuesit familjet e tyre?

Përmbledhje:



B. Jetë e patëmetë (1:7-8)

Karakteri i drejtuesve të perëndishëm: Titi 1:7-8

Dashuria për para: 1 Timoteut 3:3; 1 Timoteut 6:6-10; Mateu 6:33

    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Si mund ta zhvillojë një drejtues secilën nga këto cilësi?

Përmbledhje:



C. Duke u mbajtur fort në fjalët e së vërtetës së Shkrimit (1:9-11)

Besnik ndaj Fjalës: Titit 1:9-11

I aftë për të mësuar: 1 Timoteu 3:2

Mos debatoni: 2 Timoteu 2:23-26

    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Përse është e rëndësishme që një drejtues të mbahet fort në të vërtetat që ka mësuar nga Shkrimi?

Përmbledhje e Mësimit:



Përgatitja për Mision

Vlerësoni pikat tuaja të forta dhe të dobëta në dy përgjegjësitë e drejtuesve për të cilat kemi diskutuar: Kujdeset dhe drejton besimtarët dhe jep shembullin pozitiv duke u rritur në karakter. Hartoni një plan për përmirësimin në këtë aspekt.

  • Në ç’mënyrë po kujdeseni dhe vëzhgoni ata që drejtoni?
  • Si mund të zhvillojnë ata më tej këto karakteristika.



“Unë do të____më datë____”.