NDËRTIMI 11SHD Identiteti dhe Liria në Krishtin

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 11FN Identity and Freedom in Christ and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Sesioni 11: Identiteti dhe Liria në Krishtin

Në këtë sesion ju do të zbuloni çfarë thotë Bibla për identitetin tonë të ri në Krishtin dhe si të merrni hapa për të jetuar sipas këtyre të vërtetave.

Zemra e Drejtuesit (40 min)

  • Adhuroni së bashku në grup të madh.
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    • Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
    • Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
    • A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    • Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Dhënia e Vizionit për Zemrën

Jezusi modeloi një pasion të thellë zemre për Atin, duke e lartësuar atë në çdo mundësi që i jepet. Jezusit i pëlqente të qëndronte vetëm me Atin. Ai dëshironte të dëgjonte zërin e Tij, të njihte zemrën e Tij dhe të merrte udhëzime gjithashtu. Ai shkoi në vende të mënjanuara dhe zhvilloi disiplina personale për t’u siguruar që ta përmbushte këtë prioritet. Te Marku 1:35 (lexojeni) pas një dite sfilitëse plot kërkesa shërbese e cila zgjati deri natën vonë, Jezusi u zgjua para se të gdhinte dhe eci një copë rruge të gjatë deri në një vend të vetmuar ku e dinte që nuk e shqetësonte njeri, për t’u lutur. Kjo ishte e një rëndësie parësore, ndaj kërkonte sakrificë dhe disiplinë. Ai modeloi një jetë të varur në Atin duke patur një lidhje të ngushtë me Të. Po ju çfarë mund të thoni për veten? A po e ndiqni modelin e Jezusit dhe a po kalon kohë me Atin? Kjo është një disiplinë shumë e rëndësishme për rritjen si dishepull dhe drejtues. Qëndrimi në heshtje, hapja e zemrave dhe të dëgjuarit e Tij i mban zemrat tona të buta dhe të ndjeshme. Ne duhet të vazhdojmë të inkurajojmë njëri-tjetrin për të kaluar kohë me Zotin. Lexoni Psalmin 119:1-11.

Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

[SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen]

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
    1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
    2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
    3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
    4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
    5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
  • Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri (45-60 min)

Tema: Përse është e rëndësishme dhe ndihmëse të dimë mbi identitetin tonë në Krishtin?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet e tyre Hekuri-Hekurin).
  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.

Studim Biblik Zbulues - Identiteti

Prezantimi juaj: Çfarë mendoni ju për veten tuaj? Po duke u mbështetur në të kaluarën e familjes suaj? Cili është statusi juaj shoqëror? Puna juaj? Edukimi juaj? Arritjet tuaja? Apo ndoshta ju mendoni për veten tuaj duke u mbështetur në atë që mendojnë të tjerët për ju?! A janë të vërteta ato që mendojnë të tjerët për ju? Lexoni dhe diskutoni vargjet:

Jeta e mendimeve: Romakëve 12:1-2, Efesianëve 4:22-24

    • Çfarë ju bëri më shumë përshtypje? Përse?

Përmbledhje: Disa herë bashkëbisedimi i brendshëm në mendjet tona na thekson ato gjëra që janë negative për ne, në vend të arritjeve tona. Veçanërisht nëse personat pranë nesh na kanë folur ashpër, ose na ka bërë të ndihemi të pavlerësuar apo të padashur, ne mund të fillojmë të mendojmë që jemi të pavlerë apo të parëndësishëm. Ne gjithashtu mund të ndikohemi nga gënjeshtrat e të ligut. Ai do të na akuzojë neve vazhdimisht.

Por kur Jezusi na shpëton, Ai e bën ketë për shkak të hirit të Tij të pamerituar për të gjithë ata që vërtet e vendosin besimin e tyre tek Ai për shpëtimin e tyre. Kur jemi të shpëtuar, shkrimi thotë që ne jemi krijesa të reja (2 Kor 5:16-17) dhe kemi një identitet të ri në Krishtin. Ripërtëritja e qëllimshme e modeleve tona të të menduarit do të na ndihmojë të dallojmë vullnetin e Perëndisë dhe të shijojmë një jetë të frytshme.

Në momentet në vazhdim ne duam të ekzaminojmë disa pasazhe të rëndësishme, të cilat na kujtojnë çfarë bëri Krishti për ne dhe kush jemi ne në Krishtin.

Seksioni 1: UNË JAM I RËNDËSISHËM

Mateu 5:13 Unë jam kripa e tokës.
Mateu 5:14 Unë jam drita e tokës.
Gjoni 1:12 Unë jam fëmijë i Perëndisë.
Gjoni 15:1,5 Unë jam një degë e hardhisë së vërtetë, një kanalizim i jetës së Tij.
Gjoni 15:16 Unë jam zgjedhur dhe caktuar për të dhënë fryte.
Veprat e Apostujve 1:8 Unë jam një dëshmitar personal i Krishtit.
I Kor. 3: 16 Unë jam tempulli i Perëndisë.
I Kor. 12: 27 Unë jam pjesëtar i trupit të Krishtit.
2 Kor. 5: 17, 18 Unë jam një ministër i pajtimit të Perëndisë.
2 Kor. 6: 1 Unë jam bashkëpunëtor i Perëndisë (l Kor.3:9)
Efes. 1: 1 Unë jam një shenjtor.
Efes. 2: 6 Unë jam lartësuar dhe ulur bashkë me Krishtin.
Efes. 2: 10 Unë jam vepra e Perëndisë.
Fil. 3: 20 Unë jam qytetar i Parajsës (Efes.2:6).
  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë: Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Seksioni 2: UNË JAM I PRANUAR

Gjoni 15:15 Unë jam mik me Krishtin.
Romakëve 5:1 Unë jam shfajësuar. I Kor. 6: 17 Unë jam bashkuar me Zotin dhe unë jam një frymë me Të.
I Kor. 6: 20 Unë jam blerë me një çmim. Unë i përkas Perëndisë.
I Kor. 12: 27 Unë jam pjesëtar i trupit të Krishtit.
2 Kor. 5: 21 Unë jam bërë i drejtë.
Efes. 1: 5 Unë jam adoptuar si fëmijë i Perëndisë.
Efes. 2: 18 Unë kam hyrje te Perëndia përmes Shpirtit të Shenjtë.
Efes. 2: 19 Unë jam pjesë e familjes së Perëndisë.
Efes. 2: 19 Unë jam bashkëqytetar me pjesën tjetër të shenjtorëve.
Efes. 3: 12 Unë mund t’i afrohem Perëndisë me guxim dhe konfidencë.
Kol. 1:14 Unë jam shpenguar dhe falur për të gjitha mëkatet e mia.
Kol. 2:10 Unë jam i plotë në Krishtin.
  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë: Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Seksioni 3: UNË JAM I SIGURT

Gjoni 1:12 Unë jam fëmijë i Perëndisë (Gal.3:26-28).
Rom. 8: 28 Unë jam i sigurt se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë.
Rom. 8: 35 Unë nuk mund të ndahem nga dashuria e Perëndisë.
Rom. 8: 1 Unë jam çliruar një herë e përgjithmonë nga dënimi.
Rom. 8: 33 Unë jam i lirë nga çdo akuzë dënuese kundër meje.
2 Kor. 1: 21 Unë jam themeluar, vajosur dhe vulosur nga Perëndia.
Efes. 1: 13-14 Mua më është dhënë Fryma e Shenjtë si një zotim, duke garantuar që trashëgimia ime të vijë.
Kol. 1: 13 Ai më nxorri nga pushteti i errësirës dhe më çoi në Mbretërinë e Krishtit.
Kol. 3:3 Unë jam fshehur me Krishtin në Perëndinë.
Fil. 1:6 Unë jam i sigurt që punën e mirë që Perëndia e ka filluar në mua do ta përfundojë.
Fil. 4:13 Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.
2 Tim. 1:7 Mua nuk më është dhënë një frymë frike, por fuqie, dashurie dhe mendjeje të shëndoshë.
Heb. 4: 16 Unë mund të gjej hir dhe mëshirë në kohë nevoje.
I Gjoni 5:18 Unë jam lindur nga Perëndia dhe i ligu nuk mund të më prekë.
  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë: Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje: Ajo që ne besojmë ndikon në mënyrën se si jetojmë. Realiteti është që ne jemi krijesa të reja në Krishtin dhe pjesën tjetër të jetës do të mësojmë si të jetojmë sipas kësaj të vërtete. Satani mund të na sulmojë me sukses kur nuk e besojmë plotësisht atë që thotë Perëndia për ne në Shkrimin e Tij. Mënyra se si na sheh ne Perëndia dhe identiteti ynë real është ajo që ne jemi në Krishtin, jo ajo që thonë njerëzit për ne, jo ajo që kemi bërë dhe as ajo që do të bëjmë.

Përgatitja për Mision (20 mins)

REFUZIMI I NJERIUT TË VJETËR

  • Jepini kohë çdo pjesëmarrësi të shkruajë gjërat që e mbajnë akoma në skllavëri ose që janë duke praktikuar akoma nga jeta e tyre e vjetër. Kategoritë që duhet të merrni në konsideratë:
    • Marrëdhëniet me prindërit
    • Frika nga shpirtrat e këqinj
    • Traditat kulturore apo feja e mëparshme
    • Mosfalja e të tjerëve
  • Kërkojuni të ndahen në grupe me nga 2-3 persona, të ndajnë pika veprimi dhe të luten për njëri-tjetrin që të çlirohen duke i përqafuar të vërtetat e mësipërme.

PËRQAFIMI I NJERIUT TË RI

  • Kërkojini çdo pjesëmarrësi të shkruajë cilat janë të vërtetat që e ka më të vështirë t’i pranojë. Kërkojuni të identifikojnë një sjellje, veprim apo besim që duhet ta ndryshojnë.
  • Kërkojuni të ndahen në grupe me nga 2-3 persona dhe kërkojuni të ndajnë pika veprimi dhe të luten për njëri-tjetrin që të çlirohen duke i përqafuar të vërtetat e mësipërme.

Kur të keni përfunduar:

  • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?”
  • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.

Dërgimi i Punëtorëve

  • Përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
  • Kaloni kohë në lutje:
    • dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit;
    • që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash;
    • për më shumë punëtorë për të korrat.

KUSH JAM UNË NË KRISHTIN (Përshtatur nga http://ficm.org/about-us/#!/who-i-am-in-christ)