NDËRTIMI 12SHD Familja e Shëndetshme (Burrë-Grua)
Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf
Sesioni 12: Familja e Shëndetshme (burrë-grua)
Në këtë sesion, ju do të zbuloni çfarë thotë Fjala e Zotit në lidhje me marrëdhënien e shëndetshme midis një burri dhe një gruaje.
Zemra e Drejtuesit (40 minuta)
- Adhuroni së bashku në grup të madh.
- Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
- Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
- Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
- A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
- Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?
Dhënia e Vizionit për Zemrën
A keni përjetuar ndonjëherë sfida dhe vuajtje? Nëse po, kjo është një pjesë normale e jetës në tokë për ndjekësit e Krishtit. Në fund të fundit, ne e ndjekim dhe përpiqemi të bëhemi si Jezusi, i cili akoma mban mbi vete shenjat e plagëve të kryqëzimit të Tij.
Te Luka 9:23 Jezusi e bëri të qartë: “Pastaj u tha të gjithëve: Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë”. Pjetri, një nga drejtuesit e kishës së hershme, i përjetoi këto gjëra gjithashtu. Afër fundit të jetës së tij, ai u shkroi dy letra besimtarëve, të cilët po përballeshin me sfida dhe kishin nevojë për inkurajim. Dëgjoni me vëmendje fjalët e tij dhe lejojini t’u inkurajojnë edhe ju gjithashtu.
Lexoni 1 Pjetrit 1:3-9 dhe 2 Pjetrit 5:6-10.
Ju nuk jeni vetëm. Vëllezërit dhe motrat tuaja përjetojnë të njëjtat gjëra që po përjetoni edhe ju, dhe jo vetëm kaq, por vetë Zoti Jezus e di se çfarë po kaloni ju dhe kujdeset për ju.
Hebrenjve 12:2-3 na inkurajon: “duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit, i cili, për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtën e fronit të Perëndisë. Kujtoni, pra, atë që duroi një kundërshtim të tillë nga ana e mëkatarëve kundër tij, që të mos lodheni dhe të ligështoheni në shpirtin tuaj.” Hebrenjve 12:2-3
Le ta ndihmojmë njëri-tjetrin në udhëtimin e kësaj jete, duke e kujtuar njëri-tjetrin për këto të vërteta.
Kremtimi i Besnikërisë (20 minuta)
SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.
Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.
Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve
Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”
- Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
- Çfarë po shkon ashtu si duhet?
- Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
- Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
- Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
- Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
- Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.
Mësimi i Ri (45-60 minuta)
Studim Biblik Zbulues - Burrat dhe Gratë
Tema: Përse është e rëndësishme dhe ndihmëse të dimë çfarë është zbuluar mbi marrëdhëniet e nënshtrimit midis burrave dhe grave?
- Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash.
- Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.
Seksioni 1: Origjina e Martesës
Dizajni Origjinal—Zanafilla 2:20-24
Pasojat e Rënies—Zanafilla 3:16b
Pritjet për marrëdhëniet—Efesianëve 5:15-21
- Kërkojini çdo personi të lexojë vargjet e caktuara. Më pas, kërkojini çdo pjesëmarrësi të përgjigjet në grup:
- Kërkojini çdo personi të lexojë vargjet e caktuara. Më pas, kërkojini çdo pjesëmarrësi të përgjigjet në grup?
- Si mund t’i përshkruani mosmarrëveshjet midis burrave dhe grave?
Përmbledhje: Marrëdhënia e martesës është dizenjuar për të qenë marrëdhënia më e ngushtë midis dy njerëzve. Perëndia siguroi Evën për Adamin, sepse nuk ekzistonte asnjë shoqërues i përshtatshëm për atë midis kafshëve që kishte krijuar Ai. Modeli i Perëndisë për martesën përfshin vetëm një burrë dhe një grua. Lidhja e ngushtë midis burrit dhe gruas është më parësore nga të gjitha detyrimet e tjera, përfshirë këtu edhe rolin e prindit. Për shkak të mosbindjes së tyre, burri dhe gruaja përleshen me njëri-tjetrin për drejtimin e martesës. Pali shpjegon që përmes Krishtit, të gjitha marrëdhëniet tona duhet të drejtohen nga nënshtrimi ndaj njëri-tjetrit të mbushur me Shpirtin e Shenjtë
Seksioni 2: Nënshtrimi reciprok
Përse nënshtrim—Efesianëve 5:31-32
Roli i burrit—Efesianëve 5:25-30, 33; 1 Pjetrit 1:7-9
Roli i Gruas—Efesianëve 5:22-24, 33; 1 Pjetrit 3: 1-6, 8-9
- Kërkojini çdo personi të lexojë vargjet e caktuara. Më pas, kërkojini çdo pjesëmarrësi të përgjigjet në grup:
- Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
- Çfarë përgjegjësish kanë burrat dhe gratë ndaj njëri-tjetrit?
- Çfarë mund të mësojmë nga marrëdhënia midis Jezusit dhe Kishës?
Përmbledhje: Nënshtrimi është plani i Perëndisë për të gjithë besimtarët. Nëse burri apo gruaja po bëjnë gabime dhe kjo prish harmoninë e familjes, mënyra për ta restauruar është fillimisht duke ia rrëfyer mëkatin Perëndisë (1 Gjonit 1:9) dhe më pas t’ia rrëfejmë personit ndaj të cilit kemi mëkatuar (Jakobi 5:16). Edhe nëse burri apo gruaja nuk i përmbush përgjegjësitë e veta, ju duhet t’i përmbushni tuajat. Shembulli juaj do t’i ndihmojë ata të ndryshojnë.
Në sytë e Perëndisë, nuk ka asnjë ndryshim midis vlerës së burrit dhe gruas. Të dy duhet t’i nënshtrohen njëri-tjetrit në druajtjen e Zotit. Por në familje, gruaja i bindet burrit dhe fëmijët u binden të dy prindërve. Kështu, marrëdhënia burrë/grua simbolizon marrëdhënien midis Kishës dhe Krishtit. Mbani mend, drejtuesit e kishës duhet të jenë shembuj të martesave të perëndishme. (Titit 1:5-9; 1 Timoteut 3:1-7).
Lexoni Efesianëve 5:33.
Përgatitja për Mision (20 minuta)
- Në grupe të vogla, kërkojini çdo pjesëmarrësi të vlerësojë si janë jetët e tyre në aspektin e nënshkrimit burrë/grua dhe hartoni një plan se si do të do të filloni të përmirësoheni menjëherë.
- Diskutoni disa zbatime praktike:
- Cilat situata zakonisht shkaktojnë grindje në shtëpi midis burrit dhe gruas?
- Pse burrat dhe gratë shpesh shkelin mësimet biblike në situata të tilla?
- Çfarë duhet të bëni në shtëpinë tuaj për t'u bindur mësimeve biblike në lidhje me marrëdhënien burrë/grua?
- Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?"
- Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.
Dërgimi i Punëtorëve
- Përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
- Kaloni kohë në lutje:
- dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit;
- që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash;
- për më shumë punëtorë për të korrat.