NDËRTIMI 12SHP Familja e Shëndetshme (Burrë-Grua)

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 12PN Healthy Family (Husband-Wife) and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Sesioni 12: Familja e Shëndetshme (burri-gruaja)

Në këtë sesion, ju do të zbuloni çfarë thotë Fjala e Zotit në lidhje me marrëdhënien e shëndetshme midis një burri dhe një gruaje.

Zemra e Drejtuesit

  1. Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
  2. Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
  3. A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
  4. Në cilat fusha i besoni Zotit me gjithë zemër, përtej aftësive tuaja?


Kremtimi i Besnikërisë

  • Tregoni çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Lidheni ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.


Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
  2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
  3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
  4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
  5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?






Studim Biblik Zbulues – Burrat dhe Gratë

'Seksioni 1: Origjina e Martesës

Dizajni Origjinal—Zanafilla 2:20-24

Pasojat e Rënies—Zanafilla 3:16b

Pritjet për marrëdhëniet—Efesianëve 5:15-21

  • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
  • Si mund t’i përshkruani mosmarrëveshjet midis burrave dhe grave?

Përmbledhje:



Seksioni 2: Nënshtrimi reciprok

Përse nënshtrim—Efesianëve 5:31-32

Roli i burrit—Efesianëve 5:25-30, 33; 1 Pjetrit 1:7-9

Roli i Gruas—Efesianëve 5:22-24, 33; 1 Pjetrit 3: 1-6, 8-9

  • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
  • Çfarë përgjegjësish kanë burrat dhe gratë ndaj njëri-tjetrit?
  • Çfarë mund të mësojmë nga marrëdhënia midis Jezusit dhe Kishës?

Përmbledhje: Efesianëve 5:33




Përgatitja për Mision

Vlerësoni si janë jetët tuaja në aspektin e nënshkrimit burrë/grua dhehartoni një plan se si do të do të filloni të përmirësoheni menjëherë.

  • Cilat situata zakonisht shkaktojnë grindje në shtëpi midis burrit dhe gruas?
  • Pse burrat dhe gratë shpesh shkelin mësimet biblike në situata të tilla?
  • Çfarë duhet të bëni në shtëpinë tuaj për t'u bindur mësimeve biblike në lidhje me marrëdhënien burrë/grua?





“Unë do të_________më datë__________”.