NDËRTIMI 13SHD Familja e Shëndetshme (Prind-Fëmijë)

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 13FN Healthy Family (Parent-Child) and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf


Sesioni 13: Familja e Shëndetshme (prind – fëmijë)

Në këtë sesion, ju do të zbuloni çfarë thotë Fjala e Zotit në lidhje me marrëdhënien e shëndetshme midis prindërve dhe fëmijëve.

Zemra e Drejtuesit (40 min)

  • Adhuroni së bashku në grup të madh.
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    • Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
    • Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
    • A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    • Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Dhënia e Vizionit për Zemrën

Lexoni Gjoni 15:1-5, 8.Një hardhi kishte një qëllim të caktuar në kohën e Jezusit, të prodhonte rrush për verë. Rrushi dekorativ kishte pak ose aspak përdorim. Gjethet e bukura dhe të harlisura, pavarësisht dekorit që ofronin, nuk kishin asnjë vlerë dhe qëllim. Jezusi foli për veten duke thënë që është Hardhia e Vërtetë e Perëndisë dhe pasuesit e Tij janë shermendët. Ai do të prodhojë fryte dhe kushdo që qëndron lidhur fort me Të do të jetë një shermend që jep fryte gjithashtu. Shermendët nuk mund të bëjnë fryte vetë, vetëm hardhia mund ta bëjë diçka të tillë. Nëse e shkëputim një shermend nga hardhia, ai do të thahet pa dhënë fryte. Hardhia është burimi i vetëm i jetës dhe prodhon fryt në degët e shëndetshme. Kopshtari e ushqen hardhinë duke i ndihmuar shermendët e shëndetshëm plot me fryte, që të japin edhe më shumë fryte. Për të kaluar nga “fryt” në “më shumë fryte” nevojitet krasitje, heqja e gjërave të mira që shpërqëndrojnë arritjen e qëllimit kryesor të prodhimit të sa më shumë fryteve. Kur ju përjetoni dhimbjen dhe humbjen për shkak të krasitjes në jetët tuaja, gëzohuni. Bashkëpunoni me Kopshtarin ndërsa qëndroni në Jezusin, si Hardhia jetëdhënëse, duke e ditur që qëllimi i Tij është t’u çojë ju nga “frytdhënës” në “më shumë fryt” dhe në “akoma më shumë fryt” (Gjoni 15:2) për Lavdinë e Tij, duke treguar që jeni dishepuj të Jezusit. (Gjoni 15:8) Jetoni çdo ditë në nështrim ndaj Jezusit sepse nëse largoheni prej Tij nuk do të jepni fryte.

Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

[SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.]

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
    1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
    2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
    3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
    4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
    5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
  • Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri (45-60 min)

Tema: Përse është e rëndësishme të kuptojmë marrëdhëniet e shëndetshme midis prindërve dhe fëmijëve?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet e tyre Hekuri-Hekurin).
  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.

Studim Biblik Zbulues – Prindër dhe fëmijë

Përmbledhje: Lexoni Efesianëve 5:21 si një themel për parimin biblik të nënshtrimit... Nënshtrimi është plani i Perëndisë për besimtarët.

Seksioni 1: Rolet dhe Pritshmëritë

Rolet e Prindërve dhe Fëmijëve: Efesianëve 6:1-4; Eksodi 20:12

Prindërit duhet të mësojnë fëmijët: Ligji i Përtërirë 6:6-9; Fjalët e Urta 22:6

Fëmijët duhet të dëgjojnë: Fjalët e Urta 1:8-9

Roli i Shkrimit: 2 Timoteut 3:14-16

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Cilat janë përgjegjësitë që kanë fëmijët ndaj prindërve të tyre?
  • Cilat janë përgjegjësitë që kanë prindërit ndaj fëmijëve të tyre?

Përmbledhje: Një fëmijë duhet t’u bindet prindërve të vet, përveç rasteve kur pritjet e prindërve bien në kundërshtim me urdhërimet biblike. Si shembull mund të marrim rastin kur Jezusi fëmijë ndenji në tempull ndërkohë që prindërit e tij ishin nisur për në shtëpi (Luka 2:39-52), ose kur Jezusi qëndroi me dishepujt e tij në vend që t’i përgjigjej thirrjes së të ëmës. (Marku 4:31-35). Jezusi vetë na tha që bindja ndaj fjalës së tij mund të shkaktonte ndarje në familje. (Mateu 10:34-39).

Seksioni 2: Disiplinimi i Fëmijëve tanë

Nevoja për Ekuilibër, Kolosianëve 3:20-21

Ndihma ndaj besimtarëve të tjerë: Titit 2:2-8

Qëllimi i Disiplinës: Hebrenjve 12:7-11

Shembulli i Perëndisë: Vajtimet 3:22-23

  • Kërkojini çdo personi të lexojë vargjet e caktuara. Më pas, kërkojini çdo pjesëmarrësi të përgjigjet në grup:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Si e shmangin prindërit provokimin e fëmijëve të tyre?
    • Si na shërben Ati ynë qiellor si shembull në këtë çështje?

Përmbledhje: Nëse ekzistojnë probleme që po prishin harmoninë e një familjeje, hapat e shërimit fillojnë me rrëfimin e mëkatit para Perëndisë (1 Gjonit 1:9) dhe personit ndaj të cilit kemi mëkatuar (Jakobi 5:16a) duke rezultuar kështu në falje dhe restaurim të marrëdhënieve të prishura. Fëmijët janë përgjegjës për t’iu bindur prindërve të tyre, përveçse kur u kërkohet të veprojnë në kundërshtim me fjalën e Perëndisë. Në situata të tilla pritet që fëmijët t’i binden Biblës. Por edhe në situata të tilla fëmijët duhet të sillen me respekt ndaj prindërve të tyre. Prindërit duhet t’i rritin fëmijët e tyre me disiplinë dhe inkurajimin e Zotit dhe jo t’i provokojnë ata për zemërim. Kur prindërit apo fëmijët tundohen për t’u përgjigjur në mënyrë të papërshtatshme, ne duhet t’ia nënshtrojmë zemrat Perëndisë dhe të rezistojmë. Mbani mend, udhëheqësit e kishës duhet të maturohen në mënyrën se si i menaxhojnë familjet e tyre dhe si i rritin fëmijët e tyre (Titit 1:5-9, 1 Timoteut 3:1-7)

Përgatitja për Mision (20 min)

  • Në grupe të vogla, kërkojini çdo trajnie të Vlerësojë si janë jetët e tyre në fushën e nënshtrimit të marrëdhënieve prind/fëmijë, dhe kërkojuni të Hartojnë një Plan për të filluar përmirësimin e menjëhershëm në këtë aspekt.
  • Diskutoni disa zbatime praktike:
    • Cilat janë disa mënyra të shëndetshme për të disiplinuar fëmijët tuaj pa i bërë të dëshpërohen?
    • Si mund ta balancojmë disiplinën me inkurajim për ta arritur këtë qëllim?
    • Çfarë mund të bëjmë për të zgjidhur problemet me të cilat përballemi si prindër në sipas këtyre pasazheve?
    • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?
    • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.

Dërgimi i Punëtorëve

  • Përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
  • Kaloni kohë në lutje:
    • dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit;
    • që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash;
    • për më shumë punëtorë për të korrat.