NDËRTIMI 14SHP Fitorja Shpirtërore (Mëkati)

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 14PN Spiritual Victory (Sin) and the translation is 97% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Sesioni 14: Fitorja Shpirtërore (Mëkati)

Në këtë sesion, ju do të zbuloni çfarë thotë Bibla në lidhje me arritjen e fitores shpirtërore mbi mëkatin dhe tundimin.

Zemra e Drejtuesit

  1. Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
  2. Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
  3. A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
  4. Në cilat fusha i besoni Zotit me gjithë zemër, përtej aftësive tuaja?


Kremtimi i Besnikërisë

  • Ndani me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Lidheni ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
  2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
  3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
  4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
  5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?






Studim Biblik Zbulues: Fitore mbi Mëkatin

Seksioni 1: Mëkati Fillestar

Procesi i Mëkatit: Zanafilla 3:1-24

  • Çfarë e tërhoqi vëmendjen tuaj (ose ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
  • Përse ranë në mëkat Adami dhe Eva?
  • Listoni procesin e rënies



Përmbledhje:

  • Ne nuk e dimë të vërtetën (nuk e njohim Fjalën e Perëndisë ose jemi konfuzë për të vërtetën, besojmë një gënjeshtër, e vërteta është përzjerë me të pavërtetën)
  • Ne nuk besojmë (ose nuk jemi të sigurt për atë) që thotë Perëndia. Satani përpiqet të ngrejë dyshime duke përdorur mashtrimin dhe gënjeshtrat (kjo është arsyeja përse ai quhet mashtruesi).
  • Ne u dorëzohemi dëshirave tona të natyrshme.


Seksioni 2: Tundimet

Dëshirat e Botës: 1 Gjonit 2:15-17

Tundimi: Jakobi 1:13-15

  • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
  • Si mund t’i tundojë Satani njerëzit në secilën nga këto mënyra? Kërkojuni pjesëmarrësve të japin shembuj specifikë.

Përmbledhje:



Seksioni 3: Arritja e Fitores

Jezusi Fitoi mbi Tundimin: Luka 4:1-13

E Vërteta mbi Mëkatin: Romakëve 6:6-11

Fitorja jonë mbi Tundimin: Romakëve 6:12-14; 1 Pjetrit 5:8-9; Jakobi 4:6-10; Jakobi 5:16

  • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
  • Çfarë veprimesh mund të ndërmarrim për të mposhtur mëkatin?





Përmbledhje: Dorëzohuni, Rezistoni, Afrohuni, Fitore

Një: Nënshtrohuni

  • Rrëfeni që Jezus Krishti është Zot dhe Shpëtimtar (Romakëve 10:9-10).
  • Thoni përmendësh Jakobin 4:6-8 që të kujtoheni për mënyrën si të çliroheni nga tundimi
  • Kujtoni përkushtimin tuaj që vetja juaj e vjetër ka “vdekur” (Romakëve 6:11).
  • Ofrojani veten Zotit në lutje (Romakëve 6:13).

Dy: Rezistoni

  • Mbani mend që ju keni autoritet mbi fuqitë e errësirës në Krishtin Jezus (Luka 10:17-19; Romakëve 6:6-7).
  • Qëndroni fort duke mos iu dorëzuar mashtrimeve dhe tundimit të Satanit (1 Pjetrit 5:8-9).
  • Thoni përmendësh pjesë të Shkrimit që ju kujtojnë të vërtetat në lidhje me atë situatë specifike (Luka 4:1-11).

Tre: Afrohuni

  • Lutuni duke i kërkuar Jezusit forcë për t’i rezistuar frymës së tundimit. Lutuni vazhdimisht derisa të arrini fitoren dhe falenderoni (Filipianëve 4:6-7).
  • Kërkojuni besimtarëve të tjerë të luten me ju (Jakobi 5:16).

Katër: Fitore

  • Përjetoni paqen e Perëndisë (Filipianëve 4:6-7).
  • Falenderoni Perëndinë çdo herë që fitoni mbi tundimin (1 Thesalonikasve 5:18).

Ekziston një proces normal i rënies në mëkat: Të shikuarit > Dëshira (në rritje) > Dorëzimi ndaj mëkatit > Përjetimi i pasojave të mëkatit (gjykim/vdekje). Ne mund t’i praktikojmë këto katër pika në mënyrë që të na ndihmojnë të mposhtim tundimin dhe mëkatin: Dorëzohuni, Rezistoni, Afrohuni, Fitore. Një nga qëllimet që ka kisha është të sigurojë një komunitet besimtarësh, të cilët do të na ndihmojnë të luftojmë tundimin për të mëkatuar.


Përgatitja për Mision

Vlerësoni jetën tuaj dhe identifikoni një tundim me të cilin po luftoni. Hartoni një plan për mënyrën si do ta mposhtni atë.









“Unë do të____më datë____”.