NDËRTIMI 16SHD Përmbledhje e Dhiatës së Vjetër

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 16FN Old Testament Survey and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf


Sesioni 16: Përmbledhje e Dhiatës së Vjetër

Në këtë sesion, ju do të prezantoheni me një përmbledhje të Dhiatës së Vjetër dhe do t’u jepet një përshkrim i çdo ndarjeje kryesore.

Zemra e Drejtuesit (40 min)

  • Adhuroni së bashku në grup të madh
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    • Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
    • A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    • Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
    • Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Dhënia e Vizionit për Zemrën

Lexoni Luka 10:38-42. Shpesh herë, në jetët tona, ka momente kur kemi kaq shumë gjëra për të bërë dhe të cilat kërkojnë vëmendjen tonë të vazhdueshme, saqë fillojmë të shqetësohemi dhe të shpërqendrohemi. Kur na pushton presoni ne humbasim guxim. Jezusi dhe dishepujt e tij po vizitonin shtëpinë e Marias dhe motrës së saj Martës. Kjo ishte një ngjarje shumë e madhe, shumë e veçantë. Të dyja motrat ishin të ngazëllyera dhe në të njëjtën kohë të vetëdijshme për rëndësinë e kësaj ngjarjeje, por të dyja reaguan në mënyra të ndryshme. Marta drejtohej nga dëshira e saj për të shërbyer sa më mirë, duke u treguar mikpritëse e përkryer, duke bërë gjithçka që mundej për të nderuar dhe bekuar Jezusin përmes punës së saj të palodhur. Maria nga ana tjetër drejtohej nga dëshira e saj për të dëgjuar, mësuar dhe marrë çdo bekim të mundshëm nga Jezusi. Kur Marta, e mërzitur nga motra e saj, i kërkoi Jezusit ta qortonte Marian në mënyrë që ajo të ngrihej dhe ta ndihmonte me punë, Jezusi vuri në dukje që prioritetet e Marias ishin mbi të sajat. Ne nuk duhet të lejojmë asnjëherë që motivimi ynë për të bërë shërbesën të na pengojë të kalojmë kohë me Të personalisht. Të dyja janë të rëndësishme, por para së gjithash ne duhet të ulemi në këmbët e tij, ta dëgjojmë atë dhe të mos lejojmë që të shqetësohemi dhe shpërqendrohemi nga gjithë puna e mirë. Respektimi i këtij prioriteti kërkon disiplinë të vazhdueshme të ndihmuar nga përgjegjshmëria. Si e bëni prioritet kohën që duhet të kaloni të ulur në këmbët e Jezusit për të dëgjuar fjalët e tij?

Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

[SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.]

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
    1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
    2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
    3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
    4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
    5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
  • Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri (45-60 min)

Tema: Përse na ndihmon njohja e përmbajtjes së Biblës?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet e tyre Hekuri-Hekurin)
  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.

Studim Biblik Zbulues – Përmbledhje e Biblës

Seksioni 1: Të Gjithë Librat Flasin për Jezusin Mbret

Gjithçka flet për Jezusin: Luka 24:36-49; Gjoni 5:39-40

Pasardhës i një gruaje: Zanafilla 3:15, 1 Gjonit 3:8

Një bir i Vetëm: Zanafilla 22:1-2; Gjoni 3:16; Mateu 14:33; Marku 3:11

Ngritur lart për Shpëtim: Numrat 21:9; Gjoni 3:14-15

Bir i Davidit: 2 Samuelit 7:8-16; Mateu 1:1

Bir i Njeriut: Danieli 7:13-14; Luka 24:6-7

Lindur si një fëmijë: Isaia 9:5-6; Isaia 7:14; Gjoni 1:14; Mateu 1:22-23

Vendi i Lindjes: Mikea 5:1; Luka 2:1-7

Sakrificë për të gjithë: Isaia 53:6-12; Gjoni 1:35-36; 2 Korintasve 5:21

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • oÇfarë ju duket më e mahnitshme ndërsa mendoni për profecitë mbi Jezusin që janë përmbushur?

Përmbledhje: Jezus Krishti ka qenë për një kohë të gjatë me dishepujt e tij. Jezusi i mësoi ata me Urtësi nga Qielli dhe kreu mrekulli dhe shenja të pabesueshme. Afër fundit të shërbesës së Tij në këtë botë, Ai u tha pasuesve të vet që ai do t’u dorëzohej njerëzve të këqinj të cilët do ta vrisnin Atë. Por tre ditë më vonë, Ai do të rikthehej përsëri në jetë. Dhe me të vërtetë, këto gjëra ndodhën pikërisht siç kishte thënë Ai. Pasi u ringjall, Jezusi u zbuloi atyre që të gjitha gjërat që kishte thënë dhe që i kishin ndodhur Jezusit, ishin shkruar në Dhiatën e Vjetër (në atë kohë nuk ishte shkruar asnjë nga letrat e Dhiatës së Re). Këtu janë vetëm disa shembuj, por në Dhiatën e Vjetër ka akoma më shumë profeci të tilla, që tregojnë madhështinë e Krishtit.

Përmbledhje e Dhiatës së Vjetër

E gjithë Bibla tregon për mbretërimin e Perëndisë mbi gjithçka që Ai ka krijuar. Perëndia dhe Mbretëria e Tij nuk kanë as fillim dhe as fund. Ai do të jetë gjithmonë Mbret i Universit dhe prandaj Perëndia është Mbreti juaj. Ju i përkisni Atij, jani qytetarë të Mbretërisë së Tij. Pavarësisht prejardhjes suaj etnike, kulturës apo vendlindjes, përkushtimi juaj më i lartë duhet të jetë ndaj Mbretërisë së Perëndisë.

Bibla është ndarë në dy pjesë: në Dhiatën e Vjetër (ose në Besëlidhjen e Vjetër) janë përfshirë 39 libra dhe në Dhiatën e Re (ose Besëlidhjen e Re) janë përfshirë 27 libra.

Dhiata e Vjetër ndahet në katër lloje librash:

  • Ligji
  • Historia
  • Urtësia
  • Profetët

Njohja e llojit të librit që po lexojmë na ndihmon të kuptojmë më mirë çfarë thotë libri.

Dhiata e Vjetër është një raport mbi mënyrat se si e zbulon Perëndia vetveten ndaj njerëzimit, veçanërisht ndaj Izraelitëve. Dhiata e Vjetër na mëson mbi Perëndinë dhe si të jetojmë në vullnetin e Tij. Ajo është shkruar në një periudhë prej 1,000 vjetësh dhe kur profetët dhe disa njerëz të tjerë të shenjtë merrnin fjalën e Perëndisë përmes Shpirtit të Shenjtë.

Me fjalë të tjera ishte Shpirti i Shenjtë ai që e ka shkruar Fjalën e Perëndisë. Megjithëse Fjala u shkrua nga burra të cilët ua përcjollën mesazhin e Shpirtit të Shenjtë njerëzve të Perëndisë. Ndodhta ju tashme kini dëgjuar për njerëz si profeti Moisi. Moisiu shkroi pesë librat e parë të Dhiatës së Re.

A. Ligji: Pesë librat e parë të Biblës janë shkruar nga profeti Moisi. Këto libra janë quajtur librat e ligjit. Ligji i ishte dhënë kombit të Izraelit përmes profetit Moisi. Ligjet e dhëna në këtë pjesë përmbanin procedurat për ceremonitë fetare të Izraelit, gjithashtu ligjet etike dhe morale që lidhen me jetën e përditshme në kombin e Izraelit.

Lexoni me zë të lartë së bashku emrat e librave të ligjit: Zanafilla, Eksodi, Levitiku, Numrat, Ligji i Përtërirë

B. Historia: Seksioni në vazhdim të Ligjit në Dhiatën e Vjetër tregon historinë e popullit të Perëndisë, Izraelitëve, dhe anët e tyre pozitive dhe negative. Kjo është arsyeja përse janë shkruar edhe sukseset edhe dështimet e tyre. Librat e historisë tregojnë realisht atë që ndodhi, jo atë që do të ishte mirë të kishte ndodhur. Ato janë shkruar në mënyrë që të na mësojnë ne përmes tyre (1 Korintasve 10:11). Ngjarjet në këto libra janë përdorur shpesh si shembuj në pjesë të tjera të Shkrimit. Qëllimi i këtyre librave është të tregojnë qëllimin e Perëndisë për popullin e vet, dhe lidhjen me historinë e Botës.

Lexoni me zë të lartë së bashku emrat e librave të Historisë: Jozueu, Gjykatësit, Ruthi, 1 dhe 2 Samuelit, 1 dhe 2 Mbretërve, 1 dhe 2 Kronikave, Ezra, Nehemia, dhe Esteri.

C. Librat e Urtësisë dhe Psalmet

  • Libri i parë i Urtësisë është Jobi, i cili na tregon që Jobit i kanë rënë mbi kokë shumë fatkeqësi, e megjithatë besimi i tij qëndroi i fortë. Së fundi, Jobi u shërua dhe jeta e tij u ripërtëri.
    • Lexoni me zë të lartë Jobi 2:9-10.
  • Libri i dytë i Urtësisë është ai i Psalmeve. Shumica e Psalmeve janë shkruar nga Mbreti David, megjithëse disa janë shkruar nga profeti Moisi dhe autorë të tjerë. Libri i Psalmeve përmban 150 psalme (këngë ose vargje), lavdërime dhe situata vështirësie që i këndohen Perëndisë nga populli i Tij. Gjithashtu, Libri i Psalmeve përmban lutjet e njerëzve të Perëndisë, të cilat i drejtohen Atij gjatë adhurimit personal dhe publik. Psalmet zakonisht u shkruan për t’u kënduar. Ato janë përdorur nga populli i Perëndisë për adhurim, devocione dhe për të dhënë shembuj mbi mënyrën e të jetuarit.
    • Lexoni me zë të lartë Psalmet 1, 23 dhe 150 për të ilustruar mënyrën si përdoreshin ata midis popullit të Perëndisë.
  • Urtësia e Mbretit Solomon përfshihet në librin e Fjalëve të Urta, Predikuesit dhe Kantikut të Kantikëve. Fjalët e Urta përmbajnë vargje të shkurtra që tregojnë si mund të jetojmë me drejtësi para Perëndisë; Predikuesi është historia e përpjekjeve të Mbretit Solomon për të gjetur lumturinë, pasuar nga një përmbledhje. Kantiku i Kantikëve është një histori dashurie midis një burri dhe një gruaje.

Në përgjithësi, këshillat në librat e Urtësisë nuk urdhërohen, e megjithatë jepen parime për anën praktike të jetës. Zakonisht Librat e Urtësisë janë shprehje të ndjenjave të thella të zemrës së popullit drejtuar Perëndisë së tyre. Si përfundim, ekziston një mënyrë për të jetuar pa problemet e jetës përmes një qëndrimi zemre me frikë dhe bindje ndaj Perëndisë dhe urdhërimeve të Tij. Fjalët e urta dhe këshillat e dhëna në librat e Urtësisë, janë gjëra që duhen mbajtur mend, prandaj janë shkruar në formën e fjalive të shkurtra. Megjithëse në secilën nga kushtet e jetesës nuk ka garanci për prosperitet, udhëzimet e Librave të Urtësisë na mësojnë parimet e jetës në përputhje me vullnetin e Perëndisë.

  • Lexoni me zë të lartë së bashku Fjalët e Urta 3:5-6.
  • Lexoni me zë të lartë së bashku emrat e Librave të Urtësisë: Jobi, Psalmet, Fjalët e Urta, Predikuesi dhe Kantiku i Kantikëve.

D. Profetët: Librat profetikë kanë dy qëllime: t’i bëjnë thirrje popullit të Perëndisë të kthehet në besëlidhjen e parë që kanë bërë me Të dhe të zbulojnë planin e Perëndisë për shpengimin përmes ardhjes së Mesias. Profetët bënë deklarata në emër të ZOTIT drejtuar njerëzimit gjatë asaj kohe. Të gjithë profetët folën dhe i zbatuan mesazhet që u ishin dhënë nga Perëndia. Prandaj, për të mësuar kuptimin e mesazheve dhe të profecive, lexuesi duhet të njohë problemin, të cilit i adresohet profeti. Vetëm atëhere lexuesi do të dijë si ta zbatojë mesazhin e profetit në mënyrën e duhur në situatën aktuale.

Librat e profetëve janë ndarë në dy seksione: “Profetët e mëdhenj” i kanë librat më të gjatë dhe ‘Profetët e Vegjël’ janë të së njëjtës rëndësi, por quhen të Vegjël vetëm sepse janë më të shkurtër si libra.

  • Librat e Profetëve të Mëdhenj përfshijnë: Isaian, Jeremian, Vajtimet, Ezekielin dhe Danielin.
  • Librat e Profetëve të Vegjël përfshijnë: Osean, Joelin, Amosin, Abdian, Jonën, Mikean, Nahumin, Habakukun, Sofonian, Hagain, Zakarian dhe Malakian.


Përgatitja për Mision (20 min)

  • Për të përforcuar mësimin përmendësh të librave të Dhiatës së Vjetër, ndajini pjesëmarrësit në dy pjesë. Thoni emrin e njërit prej librave të Dhiatës së Vjetër, më pas kërkojuni grupeve të thonë nëse libri është nga Ligji, Historia, Librat e Urtësisë apo Profetët.
  • Në grupe të vogla, kërkojini çdo trajnie të Praktikojë listën e ndarjeve më të mësha të Dhiatës së Vjetër. Kërkojuni atyre të përsëritin cilësitë e secilës ndarjeje.
  • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?”
  • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.

39 LIBRAT E DHIATËS SË VJETËR

Ligji Zanafilla Eksodi Levitiku Numrat Ligji i Përtërirë

Historia

Jozueu Gjyqtarët Ruthi 1 dhe 2 Samuelit 1 dhe 2 Mbretërve 1 dhe 2 Kronikave Esdra Nehemia Esteri

Urtësia dhe Psalmet

Jobi Psalmet Fjalët e Urta Predikuesi Kantiku i Kantikëve

Profetët e Mëdhenj

Isaia Jeremia Vajtimet Ezekieli Danieli

Profetët e Vegjël

Osea Joeli Amosi Abdia Jona Mikea Nahumi Habakuku Sofonia Hagai Zakaria Malakia


Dërgimi i Punëtorëve

  • Përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
  • Kaloni kohë në lutje:
    • dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit.
    • që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash.
    • për më shumë punëtorë për të korrat.