NDËRTIMI 17SHD Përmbledhje e Dhiatës së Re

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 17FN New Testament Survey and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf


Sesioni 17: Përmbledhje e Dhiatës së Re

Në këtë sesion, ju do të prezantoheni me një përmbledhje të Dhiatës së Re dhe do t’u bëhet një prezantim i shkurtër i çdo libri.

Zemra e Drejtuesit (40 min)

  • Adhuroni së bashku në grup të madh.
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    • Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
    • A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    • Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
    • Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Dhënia e Vizionit për Zemrën

Disa herë kur lexojmë ungjijtë ne mund të mendojmë: “Ua, sa të bekuar ishin njerëzit që patën mundësi të ecnin me Jezusin, që e prekën Atë, e panë fytyrën e Tij dhe ishin të pranishëm në aventurën e tij.” Ne do të dëshironim të kishim qenë në atë histori edhe vetë, sikur të kishte qenë privilegji më i madh nga të gjithë dhe do të na kishte ndihmuar të kishim një besim të palëkundur. Jezusi gjithsesi u tha të kundërtën dishepujve të tij. Ndërkohë që ata u mblodhën së bashku fizikisht në një dhomë, Jezusi citoi Gjonin 16:7: “Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.” Disa momente më parë Jezusi u kishte thënë atyre që ai do të shkonte te Ati, në mënyrë që Shpirti i Shenjtë të mund të vinte dhe të banonte brenda tyre. Ai u shpjegoi atyre se e vetmja gjë më e mirë sesa prania fizike e Jezusit me ta, ishte të kishin Shpirtin e tij që të banonte brenda secilit prej tyre. Lexoni Gjoni 14:16-20. Lavdëroni Perëndinë për privilegjin e prezencës së tij që banon brenda nesh në çdo moment, sepse kjo është akoma më mirë, për faktin se ne kurrë më nuk do të ndahemi prej tij.


Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

[SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.]

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
    1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
    2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
    3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
    4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
    5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
  • Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri (45-60 min)

Tema: Përse na ndihmon njohja e përmbajtjes së Biblës?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet e tyre Hekuri-Hekurin).
  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.

Studim Biblik Zbulues-Përmbledhje e Biblës

Përmbajtje: Dhiata e Re ka regjistruar ato që mësoi dhe bëri Jezusi, gjithashtu edhe shpjegimet e dhëna nga Shpirti i Shenjtë për kuptimin e Besëlidhjes së Re që kemi me Atin përmes Jezus Krishtit, Birit të Tij.

Seksioni 1: Të Gjithë Librat Flasin për Jezusin Mbret.

Besëlidhje e re: Luka 22:20

Dëshmia e Pjetrit: 2 Pjetrit 1:12-21

Dëshmia e Gjonit: Gjoni 19:35-37; Gjoni 21:24-25; 1 Gjoni 1:1-4

Luka shkroi një pjesë të Shkrimit: Luka 1:1-4; Veprat e Apostujve 1: 1-2

Pali shkroi një pjesë të Shkrimit: 2 Pjetrit 3:16; Romakëve 1:1-6

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Çfarë ju mahnit më tepër ndërsa mendoni rreth Dhiatës së Re?

Përmbledhje: Jezusi erdhi për të siguruar një mënyrë, përmes të cilës ne të bëhemi banorë të Mbretërisë, të na rikalibrojë me mënyrat e Mbretërisë dhe të na mësojë dhe fuqizojë për programin e Mbretërisë. Gjithçka është në lidhje me mbretërimin dhe sundimin e Jezusit, i cili duhet të përhapet mbi të gjithë njerëzit e tokës. Dishepujt e tij regjistruan për ne dëshmi, të frymëzuara nga Shpirti i Shenjtë, mbi ato që ata panë dhe që ua mësoi Jezusi. Jezusi foli përmes Palit për të treguar lidhjen e jetës së Jezusit me Dhiatën e Vjetër dhe të shpjegonte mënyrën si përfshihet Mbretëria në çështjet praktike të jetës së përditshme.

Seksioni 2: Përmbledhje e Dhiatës së Re

Dhiata e Re e shpall Jezusin si Mesian. Ajo tregon përmbushjen e të gjitha premtimeve që janë shkruar rreth tij në Dhiatën e Vjetër. Dhiata e Re raporton shumë nga mësimet dhe mrekullitë që kreu Jezusi, duke dhënë prova që ai ishte plotësisht njeri dhe në të njëjtën kohë plotësisht Zot. Dhiata a Re vë në dukje sakrificën e Jezusit si themelin për shpëtimin, përmes faljes së mëkateve të të gjithë atyre që bësojnë te ai.

Ajo përbëhet nga:

  • 4 Dëshmitë mbi jetën e Jezusit (Ungjijtë): Mateu, Marku, Luka, Gjoni
  • 1 Libër Historie: Veprat e Apostujve
  • 9 Letra drejtuar Kishave të Reja: Romakëve, 1 dhe 2 Korintasve, Galatasve, Efesianëve, Filipianëve, Kolosianëve, 1 dhe 2 Thesalonikasve
  • 3 Letrat për Ungjilltarët: 1 dhe 2 Timoteut, Titit
  • 9 Letra të Përgjithshme: Filemonit, Hebrenjve, Jakobi, 1 dhe 2 Pjetrit, 1, 2 dhe 3 Gjonit, Juda
  • 1 Letër mbi Ardhjen Përfundimtare të Mbretërisë: Zbulesa
  • Në total, në Dhiatën e Re janë 27 libra

Uniteti i 27 Librave që përbëjnë Dhiatën e Re

  • Rishikoni përmbledhjen e secilit seksion bashkë me pjesëmarrësit.

A. Të katër Ungjijtë raportojnë ngjarje në jetën dhe shërbesën e Jezusit deri në momentin e kryqëzimit dhe ringjalljes së Tij.

Ungjijtë tregojnë me hollësi për ngjarjet, mësimet dhe kuptimin e jetës së Jezus Krishtit, që nga fillimi deri në fund, në mënyrë që njerëzimi të besojë në të, që Ai është Mesia i cili u sakrifikua për mëkatet e të gjithë njerëzimit. Ata tregojnë gjithashtu misionin e Jezusit për të ndërtuar një lëvizje dishepujsh, për të zgjeruar Mbretërinë e Tij mbi të gjithë njerëzit e botës. Lexoni së bashku me zë të lartë të katër ungjijtë: Mateu, Marku, Luka, Gjoni.

  • Mateu – Ungjilli i Mateut u shkrua nga Apostulli Mate. Ai e thekson Jezusin si Mesian e premtuar. Mateu tregon shumë nga veprimtaritë e shërbesës së Jezusit, por përfshin seksione të gjata të mësimeve të Tij: Predikimin në Mal, shëmbëlltyrat e Mbretërisë dhe diskutimet mbi kohët e fundit. Ky ungjill mbyllet me Porosinë e Madhe.
  • Marku – Ungjilli sipas Markut u shkrua nga Gjon Marku, nga historitë e predikimeve të treguara nga Apostulli Pjetër. Ai thekson faktin që Jezusi është Biri i Perëndisë, por tregon që dishepujt, turmat dhe mësuesit e fesë nuk e kuptuan kush ishte Ai deri pas vdekjes së Tij në kryq.
  • Luka – Ungjilli i Lukës u shkrua nga bashkëpunëtori i Palit, Luka, drejtuar një burri të quajtur Teofil. Ky ungjill e thekson Jezusin si një njeri të vërtetë. Ai tregon qartë dhembshurinë e Jezusit ndaj të varfërve dhe të dëbuarve, ndërkohë që tregon edhe se si e përmbushi Jezusi qëllimin eTij për të “kërkuar dhe shpëtuar të humburit”.
  • Gjoni – Ky ungjill është shkruar nga Apostulli Gjon. Ai e thekson Jezusin si Zot dhe përpiqet të bindë njerëzit që të besojnë në të. Gjoni vë në dukje shtatë shenjat (mrekullitë) dhe shtatë deklarata “Unë jam” që tregojnë natyrën hyjnore. Ky ungjill bën një përmbledhje të të gjithë mesazhit të ungjijve (Gjoni 3:16).

B. Veprat e Apostujve tregon si e përmbushën apostujt Porosinë e Madhe pasi u mor Jezusi në qiell, përmes fuqisë së Shpirtit të Shenjtë të Perëndisë. Veprat e Apostujve është shkruar nga Luka dhe është një vazhdim i historisë që gjejmë në Ungjillin sipas Lukës. Ajo tregon historinë e 30 viteve të para të kishës dhe mënyrën si u shpërnda ungjilli nga Jerusalemi e deri në Romë. Veprat e Apostujve 1-12 tregon specifikisht për eksperiencën e Apostullit Pjetër në predikimin e Ungjillit. Veprat e Apostujve 12-29 regjistron specifikisht udhëtimin e Apostullit Pal në përhapjen e ungjillit gjatë tre udhëtimeve të tij misionare.

C. Letrat drejtuar Kishave

  • Lexoni së bashku me zë të lartë emrat e letrave: Romakëve, 1dhe 2 Korintasve, Galatasve, Efesianëve, Filipianëve, Kolosianëve, 1 dhe 2 Thesalonikasve.
  • Këto letra përmbajnë udhëzimet për kishat e reja, për t’i ndihmuar ato të maturohen nga ana shpirtërore dhe të gjejnë zgjidhje për sfidat praktike të jetës së përditshme, me të cilat përballen ndërsa qëndrojnë së bashku.
  • Veçantia e çdo letre:
  • Romakëve – Letra drejtuar Kishës në Romë u shkrua në vitin 57 pas Krishtit, në fund të udhëtimit të tretë misionar të Palit. Ai jep një shpjegim sistematik të ungjillit. Ai tregon që drejtësia me Perëndinë ka ardhur si rezultat i besimit dhe shpjegon lirinë që vjen kur jemi të drejtë përmes besimit. Pali shpjegon që Izraeli ka refuzuar ungjillin për një farë kohe ndërsa përhapej ndër johebrenjtë. Kapitujt 12-15 na udhëzojnë dhe na tregojnë si e ndikon ungjilli jetën tonë të përditshme.
  • 1 Korintasve – Letra e parë për Kishën në Korint u shkrua në vitin 55 pas Krishtit, ndërsa Pali ishte në Efes. Ai e udhëzon kishën në Korint që të zgjidhë konfliktet dhe qorton anëtarët e kishës që ende jetojnë në botë. Ai merret me çështjet që e përçanin kishën si martesa, adhurimi, dhuntitë shpirtërore, ushqimi i ofruar idhujve dhe ringjallja. Pali u bëri thirrje korintasve të bashkohen dhe t’ia japin veten plotësisht punës së Zotit (1 Korintasve 15:58).
  • 2 Korintasve: Letra e dytë drejtuar kishës në Korint u shkrua në vitin 56 pas Krishtit ndërsa Pali udhëtonte në provincën e Maqedonisë, në fund të udhëtimit të tij të tretë misionar. Pali e mbron apostullimin e vet dhe tregon si të mposhtin testimin që i bën Satani kishës. Ai vazhdon të përmendë problemet për të cilat shkroi edhe në letrën e parë, si dhe të shkruajë për shërbesën, të jetuarin me shenjtëri dhe dhënien.
  • Galatasve: Letra drejtuar kishave në provincën e Galacisë ishte letra e parë e Palit. Ajo u shkrua pasi Pali mbaroi udhëtimin e tij të parë misionar. Në këtë letër theksohet liria që kanë ndjekësit e Jezusit nga ligji, përmes punës së Shpirtit të Shenjtë. Pali gjithashtu e mbron shërbesën e vet dhe i korrigjon ata që përpiqen të ngatërrojnë hirin e Krishtit me kërkesat e ligjit.
  • Efesianëve: Letra drejtuar besimtarëve në qytetin e Efesit u shkrua ndërsa Pali ishte i burgosur në Romë, rreth viteve 60 pas Krishtit. Te kjo letër theksohet identiteti i ri që kanë besimtarët në Jezusin. Në këtë letër Pali gjithashtu u tregon besimtarëve si ndikon kjo në kishë, individualisht te personat dhe në familje. Pali i inkurajon efesianët të forcohen në besimin e tyre dhe të qëndrojnë fort kundër Satanit.
  • Filipianëve: Letra drejtuar kishës në Filipi u shkrua gjithashtu ndërkohë që Pali ishte në burg në Romë, rreth viteve 60 pas Krishtit. Pali i lavdëron besimtarët për partneritetin e vazhdueshëm financiar të tyre në punën e tij. Ai përjetoi gëzim për numrin e madh të njerëzve që po dëgjonin për Krishtin dhe i sfidoi filipianët që të jetonin një jetë plot falenderim (Filipianëve 4:4). Ai dëshironte që ata të ishin gjithmonë plot gëzim ndërsa jetonin në unitet, përulësi dhe duke u bërë gjithmonë e më shumë si Krishti.
  • Kolosianëve: Letra drejtuar kishës në Kolose ishte letra e tretë që shkruhej ndërsa Pali ishte akoma në burg në Romë, rreth viteve 60 pas Krishtit. Kjo letër është e veçantë sepse është një kishë e filluar nga një prej bashkëpunëtorëve të Palit. Kisha ishte ndikuar nga mësuesit e rremë, të cilët po përpiqeshin t’u impononin atyre rregulla strikte. Pali u shpjegon pozicionin e Jezus Krishtit si ZOT (Kolosianëve 1:13-23) dhe shpjegon që pasuesit e Tij janë të plotë në Të. Ai shpjegon që besimtarët duhet të lënë pas jetët e tyre mëkatare dhe të jetojnë jetë të shenjta dhe të perëndishme.
  • 1 Thesalonikasve: Letra e parë e shkruar për kishën në Selanik gjatë udhëtimit të dytë misionar të Palit, rreth viteve 50 pas Krishtit. Pali i inkurajon besimtarët e rinj në besimin e tyre dhe i sfidon ata të jetojnë jetë të perëndishme. Ai u adresohet gjithashtu besimtarëve që kanë vdekur si dhe ringjalljes.
  • 2 Thesalonikasve: Letra e dytë drejtuar kishës në Selanik, u shkrua rreth 6 muaj pas letrës së parë (rreth viteve 51 pas Krishtit). Pali shkroi për të sqaruar pyetjet që kishin në lidhje me ringjalljen dhe për t’i risiguruar ata për ardhjen e dytë të Jezusit. Ai i paralajmëroi ata për përtacinë e tyre dhe i nxiti të punonin pa u lodhur duke ndjekur shembullin e tij.


  • Lexoni së bashku me zë të lartë emrat e letrave: Romakëve, 1 dhe 2 Korintasve, Galatasve, Efesianëve, Filipianëve, Kolosianëve, 1 dhe 2 Thesalonikasve.

D. Letrat për Ungjilltarët

  • Lexoni së bashku me zë të lartë emrat e letrave: 1 dhe 2 Timoteut, Titit.
  • Qëllimi i letrave të Palit është të paralajmërojë drejtuesit e kishave mbi të jetuarin në shërbim të ungjillit dhe gjithashtu si të funksionojnë si një kishë.
  • Këto letra u shkruan nga Pali për dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët i fitoi për Krishtin dhe i mentoroi shpirtërisht, të quajtur Timote dhe Titi.
  • Veçantia e çdo letre:
  • 1 Timoteut: Kjo është letra e parë drejtuar bashkëpunëtorit më të vogël të Palit, të quajtur Timote, pasi Pali u lirua nga burgu i Romës, rreth viteve 62 pas Krishtit. Timoteu po punonte me kishën e Efesit dhe Pali i shkroi për ta këshilluar për mënyrën si duhet t’i trajtonte çështje të ndryshme. Ai e udhëzoi Timoteun si të merrej me doktrinat e rreme, lutjet në publik, rolin e grave dhe kërkesat për drejtuesit e kishës. Pali e nxiti Timoteun të modelonte një jetë të perëndishme si një shembull për t’u ndjekur.
  • 2 Timoteut: Letra e dytë drejtuar Timoteut është letra e fundit që shkroi Pali. Në kohën kur ka shkruar këtë letër Pali ishte arrestuar përsëri dhe shkroi nga burgu në periudhën rreth viteve 66 AD. Edhe pse ishte braktisur nga të gjithë të tjerët dhe po përballej me vdekjen, ai i kërkoi Timoteut të vendoste shpresë e tij te Jezusi. Ai e udhëzoi atë t’i kushtonte vëmendje doktrinës së shëndetshme dhe theksoi rëndësinë e kalimin të njohurive nga besimtarët më të vjetër tek më të rinjtë (2 Timoteut 2:2).
  • Titit: Letra drejtuar Titit u shkrua në vitet 60, pak kohë pasi Pali u lirua nga burgu i Romës në vitin 62 AD. Pali dhe Titi sapo kishin përfunduar mbjelljen e kishave në të gjitha qytezat e ishullit të Kretës. Pali shkruan me qëllim që të udhëzojë Titin në lidhje me mënyrën e organizimit të kishave të reja dhe dhënien e kërkesave për drejtuesit e kishave. Të gjithë besimtarët duhet të jetonin jetë të perëndishme.

E. Letrat e Përgjithshme

  • Lexoni me zë të lartë së bashku emrat e letrave.Filemonit, Hebrenjve, Jakobit, 1 dhe 2 Pjetrit, 1, 2, 3 e Gjonit, Judës
  • Qëllimi i Letrave të Përgjithshme: Të paralajmërojë dhe forcojë kishat, në mënyrë që të jetojnë në shenjtëri dhe të përmbushin vullnetin e Zotit.
  • Veçantia e këtyre letrave:
  • Filemonit – Letra e Palit drejtuar Filemonit ishte letra e katërt që shkroi Pali gjatë kohës që ishte në burgun e Romës, gjatë viteve 61 AD. Ai i tregon Filemonit si takoi një nga skllevërit e arratisur të quajtur Onesim. Pali i kërkoi Filemonit ta falte Onesimin sepse ai kishte rrëfyer besimin e tij te Jezusi dhe kishte ndihmuar në shërbesën e Palit.
  • Hebrenjve – Kjo letër është shkruar gjatë vitit 60. Ajo u shkrua për të inkurajuar të krishterët, të cilët po përballeshin me persekutimin. Ata po tundoheshin t’u riktheheshin mënyrave të vjetra të jetesës hebreje. Në këtë letër tregohet që Jezusi ishte nga vetë natyra e tij i barabartë me Perëndinë dhe që Ai siguroi shpëtimin e plotë për ne. Kur përballemi me sfidat ne duhet të shohim shembujt e njerëzve besnikë që kanë përshkuar të njëjtën rrugë përpara nesh në jetën e përditshme.
  • Jakobi – Letra e Jakobit u shkrua nga vëllai i Jezusit, Jakobi, në vitet 40. Ai po drejtonte kishën në Jeruzalem dhe u shkroi të gjithë besimtarëve hebrenj që ishin shpërndarë gjatë persekutimit të vitit 30. Atje jepen shumë mësime të shkurtra mbi gëzimin në sprova, paragjykimin, besimin e vërtetë, mëkatin e të folurit dhe në lidhje me besimtarët e tjerë.
  • 1 Pjetrit – Letra e Parë e Pjetrit është shkruar në mesin e viteve 60, dhe u drejtohet besimtarëve të provincave verilindore të Perandorisë Romake. Ata po hasnin shumë persekutim për shkak të besimit të tyre dhe Pjetri i inkurajon ata që të qëndrojnë të fortë. Pjetri shpjegon se si besimtarët duhet të jetojnë jetë të shenjta ndërsa përballen me sfidat e tyre.
  • 2 Pjetrit – Letra e dytë e Pjetrit u shkrua menjëherë para vdekjes së tij, në vitin 67 AD. Ai reflekton duke dëshmuar lavdinë e Jezuit gjatë shpërfytyrimit (Mateu 17). Kjo siguri mbi vërtetësinë e ungjillit, jep shpresë përballë mësimeve të rreme mbi Jezusin. Pjetri paralajmëron që Jezusi do të mbajë premtimin e Tij për t'u kthyer dhe për të gjykuar botën, kështu që besimtarët duhet të jetojnë një jetë plot shenjtëri dhe perëndishmëri ndërkohë që presin.
  • 1 Gjonit – Letra e Parë e Gjonit u shkrua gjatë fundit të shekullit të parë, për besimtarët e Azisë së vogël (Turqia e kohëve moderne). Ai ishte dëshmitari i fundit okular i gjallë i Krishtit, dhe shkroi për t’i siguruar besimtarët për të vërtetat që u ishin mësuar. Testi i besimtarëve të vërtetë do të gjendej në dashurinë e tyre, bindjen e tyre ndaj Jezusit dhe doktrinën e tyre të shëndoshë.
  • 2 Gjonit – Letra e dytë e Gjonit u shkrua një kishe pothuajse në të njëjtën kohë me të parën, dhe i paralajmëron besimtarët mbi mësuesit e rremë. Këta mësues të rremë po përfitonin nga mikpritja e krishterë dhe po e përdornin atë për të përhapur gënjeshtrat e tyre. Ata do të kishin miqësi kuptimplotë vetëm nëse binin dakort mbi doktrinën rreth Jezusit.
  • 3 Gjonit – Letra e tretë e Gjonit iu shkrua një besimtari të quajtur Gajus. Ai e inkurajon Gajusin që të japë shembullin e vet duke jetuar sipas mësimeve që i ishin dhënë.
  • Juda: Kjo letër është shkruar nga Juda, vëllai i Jezusit, diku rreth vitit 60 AD. Juda i thotë kishës të ndjekë mësimet e vërteta dhe të jetojnë në dashurinë e Perëndisë.
  • Zbulesa – Kjo është letra e fundit që njohim, e shkruar nga Apostulli Gjon, ndërkohë që ishte në mërgim në ishullin e Patmosit për predikimin e ungjillit. Ai u shkroi të shtatë kishave në provincën e Azisë së Vogël (Turqisë së kohëve moderne). Ajo përmban mesazhe personale për secilën nga kishat, nga vetë Jezusi, dhe më pas një seri vizionesh. Vizionet përfshijnë shprehjen simbolike të gjykimit të mosbesimtarëve, persekutimit të kishës dhe fitores përfundimtare të Mbretit të Mbretërve dhe Zotit të Zotërve. Kjo fitore përfundimtare i jep fund rebelimit njerëzor dhe na çon në një qiell të ri dhe në një tokë të re.
  • Pasi të kenë rishikuar përmbledhjet, kërkojuni të diskutojnë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje: Ne jetojmë në ditët e fundit të historisë dhe Mbretëria e Perëndisë po i afrohet përmbushjes së premtimit të Jezusit për të ndërtuar kishën e Tij (Mateu 16:18). Ne mezi e presim ardhjen e Tij. Eja, Mbret Jezus! Qofshim ne banorë besnikë të mbretërisë derisa t’ju shohim ballë për ballë.

Përgatitja për Mision (20 min)

  • Për të përforcuar mësimin përmendësh të librave të Dhiatës së Re, ndajini pjesëmarrësit në dy pjesë Thoni emrin e njërit prej librave të Dhiatës së Re, më pas kërkojuni grupeve të thonë nëse libri është nga Ungjijtë, Letrat drejtuar Kishave, Letrat për Drejtuesit e Shërbesës së Ungjillit ose Letrat e Përgjithshme.
  • Në grupe të vogla, kërkojini çdo trajnie të Praktikojë listën e ndarjeve më të mëdha të Dhiatës së Re. Kërkojuni atyre të përsëritin cilësitë e secilës ndarjeje.
  • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?”
  • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.

27 LIBRAT E DHIATËS SË RE

Ungjijtë

Mateu Marku Luka Gjoni

Histori

Veprat e Apostujve

Letrat Drejtuar Kishave

Romakëve 1 Korintasve 2 Korintasve Galatasve Efesianëve Filipianëve Kolosianëve 1 Thesalonikasve 2 Thesalonikasve

Letrat për Drejtuesit e Lëvizjes

1 Timoteut 2 Timoteut Titit

Letrat e Përgjithshme

Filemoni Hebrenjve Jakobi 1 Pjetrit 2 Pjetrit 1 Gjoni 2 Gjonit 3 Gjonit Zbulesa

Dërgimi i Punëtorëve

  • Përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona:
  • Kaloni kohë në lutje:
    • dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit;
    • që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash;
    • për më shumë punëtorë për të korrat.