NDËRTIMI 18SHD Mësimet e Rreme

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 18FN False Teaching and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf


Sesioni 18: Mësimet e Rreme

Në këtë sesion ju do të zbuloni çfarë thotë Bibla për Mësuesit dhe Profetët e Rremë, si mund t’i identifikojmë ata dhe cili duhet të jetë reagimi ynë.

Zemra e Drejtuesit (40 min)

  • Adhuroni së bashku në grup të madh
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    • Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
  • Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
  • A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    • Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Kremtimi i Besnikërisë

Lexoni Romakëve 8:28-29. Të jetuarit duke ndjekur Jezusin është një udhëtim me një produkt përfundimtar të synuar. Eksperiencat që kemi ndërkohë do të përfshijnë gëzim dhe sfida, të qeshura dhe lot, bekime dhe vuajtje, por Pali na kujton që Ati ynë i Mirë Qiellor ka ndër mend një përfundim pozitiv për ne. Ai po punon në dhe përmes gjithçkaje, gjërave të mira dhe të këqia, për të na bërë gjithmonë e më shumë si Jezusi. Duke ditur se cili është qëllimi i tij madhor për çdo ndjekës, inkurajohemi të jemi mirënjohës në të gjitha rrethanat dhe të bashkëpunojmë me Të. Duke ecur në besimin e varësisë nga Fryma e Shenjtë ne rritemi si në karakterin tonë ashtu edhe në prioritetet e jetës, për të qenë gjithnjë e më shumë si Jezusi. Ai është gjithmonë shembulli ynë në jetë dhe shërbesë. Jezusi tha: “Dishepulli nuk ia kalon mësuesit të vet, madje çdo dishepull që ka mësuar do të jetë si mësuesi i vet.” (Luka 6:40) Kjo e vërtetë nuk do t'i përgjigjet pyetjes “përse” ndodhin këto gjëra, por ajo fokusohet në pyetjen akoma më të rëndësishme “Po tani, çfarë?” Si po punon Perëndia në jetën time përmes këtyre rrethanave?” Produktin përfundimtar të jetëve tona, konformimin me Jezusin, nuk e përcakton “ajo që ndodhi”, por përkundrazi, mënyra si reagojmë ne ndaj asaj që ndodhi.

Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
  1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
  2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
  3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
  4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
  5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
  • Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri (45-60 min)

Tema: Përse është e rëndësishme dhe ndihmëse të dimë çfarë është zbuluar mbi mënyrat e identifikimit të mësuesve të rremë dhe mësimeve të tyre?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet e tyre Hekuri-Hekurin)
  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.

Studim Biblik Zbulues – Mësimet e rreme

Seksioni 1: Profetët dhe Mësuesit e Rremë

Rreziku i mësimeve të rreme: Veprat e Apostujve 20:28-32

Premtimi për Mësimet e Rreme: Mateu 24:11

Mësuesit e Rremë dhe Shkrimi: Zbulesa 22:18-19

Zvogëlimi i Karakterit të Krishtit: Gjoni 10:31-28, Gjoni 18:19-24, 28-30

Ungjill i Ndryshëm: Galatasve 1:6-10

Karakteri i Mësuesve të Rremë: 2 Pjetrit 2:1-3, 10

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Çfarë mësojmë mbi shfaqjen e profetëve të rinj?
    • Si mund t’i identifikoni mësuesit dhe profetët e rremë?

Përmbledhje: Jezusi nuk e parashikoi kurrë ardhjen e profetëve të rinj nga Perëndia, por ai parashikoi ardhjen e profetëve të rremë. Mësuesit e rremë dhe mësimet e tyre shtojnë ose heqin Shkrimet e Shenjta, zvogëlojnë karakterin e Krishtit dhe shtojnë kërkesat për shpëtimin. Një shembull i kësaj janë mësuesit judenj, të cilët mësonin që ndjekësit e Jezusit duhet të rrethpriteshin në mënyrë që të merrnin shpëtimin. (Veprat e Apostujve 15:1-2) Disa nga shembujt e kohëve të sotme janë Dëshmitarët e Jehovait, të cilët mësojnë që ndjekësit e Jezusit duhet të bëhen anëtarë të organizatës së tyre, “Kulla e rojës” dhe të ndjekin rregullat e tyre në mënyrë që të shpëtohen. Mësuesit e rremë kanë etika që janë hipokrite, sensuale dhe kontrolluese

Seksioni 2: Si të Merremi me Mësuesit dhe Profetët e Rremë

Qëndrimi ynë: Juda 3-4

Ata që janë mashtruar: Juda 22-23

Njohja e Krishtit: Kolosianëve 2:7-10

Përgjigja jonë: 1 Gjonit 4:1-6, 2 Gjonit 8-11

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
    • Çfarë duhet të bëjmë ne kur hasim mësime të rreme ose profetë të rremë?
    • Si mund ta mbrojmë veten dhe ata që po drejtojmë?

Përmbledhje: Dhiata e Re na jep një plan të plotë për mënyrën si duhet të merremi me mësuesit dhe mësimet e rreme. Plani është si më poshtë: Tregoni kujdes për të dalluar mësuesit e rremë; Paralajmëroni mësuesit e rremë me pjesë nga Shkrimi; Përpiquni ta njihni thellësisht Krishtin dhe Fjalën e Tij; Shpëtojini ata që janë mashtruar nga Mësuesit/Mësimet e Rreme dhe Ekzaminoni çdo mësim.

Përgatitja për Mision (20 min)

  • Në grupe të vogla, kërkojini çdo pjesëmarrësi të Vlerësojë pikat e forta dhe të dobëta në jetën e vet në fushën e përballjes me Mësimet e Rreme dhe të Hartojë një Plan për t’u përmirësuar në këtë fushë:
    • A keni hasur ndonjëherë mësime të rreme? Nëse po, si reaguat?
    • Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar besimtarët e rinj në grupet dhe kishat tona që të përgatiten?
  • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?”
  • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.

Dërgimi i Punëtorëve

  • Përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
  • Kaloni kohë në lutje:
    • dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit;
    • që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash;
    • për më shumë punëtorë për të korrat.