NDËRTIMI 18SHP Mësimet e Rreme

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 18PN False Teaching and the translation is 97% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf


Sesioni 18: Mësimet e Rreme

Në këtë sesion ju do të zbuloni çfarë thotë Bibla për Mësuesit dhe Profetët e Rremë, si mund t’i identifikojmë ata dhe cili duhet të jetë reagimi ynë.

Zemra e Drejtuesit

  1. Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
  2. Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
  3. A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
  4. Në cilat fusha po i besoni Perëndisë, përtej aftësive tuaja?


Kremtimi i Besnikërisë

  • Tregoni çfarë ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Lidheni ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
  2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
  3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
  4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
  5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?









Studim Biblik Zbulues – Mësimet e rreme

Seksioni 1: Profetët dhe Mësuesit e Rremë

Rreziku i mësimeve të rreme: Veprat e Apostujve 20:28-32

Premtimi për Mësimet e Rreme: Mateu 24:11

Mësuesit e Rremë dhe Shkrimi: Zbulesa 22:18-19

Zvogëlimi i Karakterit të Krishtit: Gjoni 10:31-28, Gjoni 18:19-24, 28-30

Ungjill i Ndryshëm: Galatasve 1:6-10

Karakteri i Mësuesve të Rremë: 2 Pjetrit 2:1-3, 10

  • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
  • Çfarë mësojmë mbi shfaqjen e profetëve të rinj?
  • Si mund t’i identifikoni mësuesit dhe profetët e rremë?

Përmbledhje:


Seksioni 2: Si të Merremi me Mësuesit dhe Profetët e Rremë

Qëndrimi ynë: Juda 3-4

Ata që janë mashtruar: Juda 22-23

Njohja e Krishtit: Kolosianëve 2:7-10

Përgjigja jonë: 1 Gjonit 4:1-6, 2 Gjonit 8-11

  • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?
  • Çfarë duhet të bëjmë ne kur hasim mësime të rreme ose profetë të rremë?
  • Si mund ta mbrojmë veten dhe ata që po drejtojmë?

Përmbledhje:


Përgatitja për Mision

Vlerësoni pikat tuaja të forta dhe të dobëta në fushën e përballjes me Mësimet e Rreme dhe Hartoni një Plan mbi çfarë mund të bëni për t’u përmirësuar.

  • A keni hasur ndonjëherë mësime të rreme? Nëse po, si reaguat?
  • Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar besimtarët e rinj në grupet dhe kishat tona që të përgatiten?





“Unë do të____më datë____”.