NDËRTIMI 19SHD Udhëtimet e Palit

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 19FN Paul’s Journey and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf


Sesioni 19: Udhëtimet Misionare të Palit

Në këtë sesion ju do të zbuloni tre udhëtimet misionare të Palit dhe do të nxirrni parime nga modelet që përdori ai për themelimin e lëvizjes së dishepujve dhe kishave nëpër të gjithë pjesën lindore të Perandorisë Romake në vetëm 10 vjet.

Zemra e Drejtuesit(40 min)

  • Adhuroni së bashku në grup të madh
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    • Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
    • A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    • Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
    • Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Dhënia e Vizionit për Zemrën

Lexoni Filipianëve 4:4-7. Në jetë ka shumë sfida, vështirësi dhe sprova. Jeta është e vështirë. Jezusi e shprehu këtë në mënyrë të thjeshtë: “Në jetë do të keni mundime....” (Gjoni 16:33) Por në mes të të gjitha këtyre, në mes të të mirave dhe të këqiave, Jezusi është gjithmonë me ne. Ai kurrë nuk na lë, kurrë nuk na braktis. Pali ka mësuar të jetojë sipas kësaj të vërtete. Ai i inkurajon besimtarët të jetojnë me gëzimin dhe paqen e Jezusit, duke u gëzuar në Zotin, duke u përgjigjur me butësi edhe kur jeta nuk është e butë. Le të mos jemi shqetësohemi për asnjë gjë, por të lutemi për çdo gjë me falenderim, duke ia dorëzuar kërkesat dhe nevojat tona Atit tonë Qiellor. Pali, përmes rrethanave të tij të vështira, mësoi që kur ne reagojmë në mënyrë të tillë, Ati ynë i dashur derdh mbi ne paqen e Tij, e cila na mbron dhe forcon zemrat tona përtej çdo imagjinate. Jezusi i udhëzoi dishepujt e tij para se të tradhëtohej: “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.” Gjoni 14:27

Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

[SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.]

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
    1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
    2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
    3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
    4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
    5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
  • Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri(45-60 min)

Tema: Përse është e rëndësishme të studiojmë udhëtimet misionare të Palit?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet e tyre Hekuri-Hekurin).
  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup dhe t’i përgjigjen pyetjes.

Seksioni 1: Udhëtimi i Parë Misionar

Qiproja: Veprat e Apostujve 13:4-12

Antioki i Pisidisë (Galati): Veprat e Apostujve 13:13-52

Ikoni (Galati): Veprat e Apostujve 14:1-7

Listra dhe Derba (Galatia): Veprat e Apostujve 14:8-21

Kthimi në shtëpi: Veprat e Apostujve 14:21-28

  1. Ku shkoi ai dhe për sa kohë qëndroi atje?
  2. Çfarë bëri Pali dhe skuadra e tij ndërkohë që ishin atje?
  3. Çfarë erdhi si rezultat i kësaj?

Përmbledhje: (shpërndani kopje të hartës ose përdorni një PPT)

Përmbledhjen e videos mund ta gjeni në adresën: https://vimeo.com/212151574

  • QIPROJA – i gjithë ishulli u prezantua me ungjillin në një periudhë 2 mujore përmes dëshmive dhe shenjave.
  • FRIGIA – Më pak se 1 muaj
    • Pali synon qytetet kryesore – ANTIOKIN E PISIDISË
    • Rezultati i shërbesës nëpër të gjithë rajonin
    • Dishepuj të mbushur me gëzim dhe Shpirtin e Shenjtë
    • Pali i përndoq nga persekutimi
  • GALATIA – 3-4 muaj
    • IKONIO – një numër i madh besojnë përmes ungjillizimit të guximshëm dhe shenjave; përndjekur nga persekutimi.
    • LISTRA – besimtarët me prejardhje hebreje përmes shenjave dhe dëshmimit. Dëbuar nga persekutimi.
    • DERBË – Shumë dishepuj
  • Besimtarë të kthyer & të forcuar (disa muaj?)
    • Kisha të organizuara (caktimi i pleqësisë)
  • PAMFILIA – nuk dihet sa kohë
    • Pergam – predikohet ungjilli

Seksioni 2: Udhëtimi i dytë Misionar

Galatia: Veprat e Apostujve 15:39-16:10

Filipi (Maqedoni): Veprat e Apostujve 16:11-40

Thesaloniki (Maqedonia): Veprat e Apostujve 17:1-9

Berea (Maqedonia): Veprat e Apostujve 17:10-15

Athina (Greqia): Veprat e Apostujve 17:16-34

Korinti (Greqia):Veprat e Apostujve 18:1-17

Kthimi në shtëpi: Veprat e Apostujve 18:18-22

Maqedonia (Amfipoli, Apolonia, Thesaloniki, Berea); Akaia (Athinë): Veprat e Apostujve 17:1-34

Akaia (Korint); Asia (Efes): Veprat e Apostujve 18:1-21

  1. Ku shkoi ai dhe për sa kohë qëndroi atje?
  2. Çfarë bëri Pali dhe skuadra e tij ndërkohë që ishin atje?
  3. Çfarë erdhi si rezultat i kësaj?

Përmbledhje: (shpërndani kopje të hartës ose përdorni një PPT)

Përmbledhjen e videos mund ta gjeni në adresën: https://vimeo.com/212256306

  • QIPRO – Barnaba dhe Marku vizitojnë besimtarët
  • GALATIA & FRIGIA – vizitojnë përsëri besimtarët; zgjerimi(2-4 muaj)
  • ASIA, MISIA, BITINIA penguar nga Shpirti i Shenjtë
  • MAQEDONIA – 3-4 muaj
    • FILIPI – dëshmimi përmes fuqisë së lutjes, mrekullive. Dëbuar nga autoritetet.
    • THESALONIKI – kryeqytet, numër i madh dishepujsh; Të përzënë nga hebrenjtë.
    • BEREA – numër i madh dishepujsh. Të përzënë nga hebrenjtë, por Timoteu dhe Sila qëndrojnë më gjatë.
  • AKAIA – 1.5 vjet
    • ATHINA – Pak dishepuj, reagim i dobët
    • KORINTI – të korra të mëdha; Prishila dhe Akuila. Mbrojtur nga autoritetet, qëndrojnë 1.5 vjet. Trajnim i përjavshëm. Arritën pjesën më të madhe të Akaisë.
  • Kalon shkurtimisht nëpër Efes; lë Prishilën dhe Akuilën.

Seksioni 3: Udhëtimi i Tretë Misionar

Galatia, Efesi (Azia): Veprat e Apostujve 18:23-19:22

Efesi (Azia): Veprat e Apostujve 19:23-20:1

Maqedonia, Greqia: Veprat e Apostujve 20:2-6

Troasi: Veprat e Apostujve 20:7-12

Kthimi në Efes: Veprat e Apostujve 20:13-38

  1. Ku shkoi ai dhe për sa kohë qëndroi atje?
  2. Çfarë bëri Pali dhe skuadra e tij ndërkohë që ishin atje?
  3. Çfarë erdhi si rezultat i kësaj?

Përmbledhje: (shpërndani kopje të hartës ose përdorni një PPT).

Përmbledhjen e videos mund ta gjeni në adresën: https://vimeo.com/212256457

  • GALATIA & FRIGIA – vizitojnë përsëri besimtarët – disa javë – muaj
  • AZIA – 3 vjet
    • EFESI – dëshmim i përditshëm & trajnim nga Pali; shenja të mëdha; përkushtim rrënjësor dhe transformimi jetëve.
    • E GJITHË AZIA dëgjon Ungjillin (më shumë se 8 milion njerëz)
    • Efesi si BAZË
  • MAQEDONIA/ AKAIA vizitojnë përsëri besimtarët – 4-5 muaj
    • ILIRIA arrihet me ungjillin
  • EFESI (Mileti) - vizitojnë besimtarët – 1 javë

Përmbledhje e mësimit

Pas 10 vjetësh shërbesë, Pali shkruan si në vazhdim: “me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit. . ., duke mos pasur më fushë veprimi për të ungjillëzuar në këto vise”. (Romakëve 15:19,23)

Parimet:

A. Modeli i Palit:

  • Ai i zgjodhi vendet në mënyrë strategjike.
  • Ndau ungjillin me guxim.
  • Dishepullizoi dhe fuqizoi udhëheqësit e rinj me shpejtësi.
  • Kishat shumohen për të arritur sa më shumë njerëz.

B. Ai synoi qendra rajonale

  • Më pas ndihmoi kishat lokale të zgjeronin zonën.

C. Ai kishte 2 prioritete

  1. Punonin ditë e natë për të fituar besimtarët e përkushtuar
    • Personat e paqes ndaj personave të marrëdhënieve
    • Përmes dëshmimit, shenjave, transformimit të jetës
  2. Ndërtimit të besimtarëve duke i ndihmuar ata të fillojnë shumëfishimin e dëshmimit dhe trajnimit.

D. Ai mbolli ADN-në e dishepujve shumëfishues

* Ai punoi me dishepujt e tij në një proces ditor ose javor dhe më pas vazhdoi përpara." ** Shembull – U dha atyre shembullin përmes JETËS së vet - Filipianëve 3:17 ** U dha atyre një Model për ta ndjekur (Romakëve 6:17, 2 Timoteut 2:2)

  • Inkurajoi një kulturë guximi përballë persekutimit.
  • Mbjellja e kishave u bë përmes dëshmimit të të krishterëve përgjatë rrugës.

E. Ai ndërtoi & trajnoi ata që kishin potencial si udhëheqësit/trajnerë

  • Shpesh ata ishin besimtarë të rinj -Veprat e Apostujve 14:23
  • Ai kishte trajnerë/ndihmës kyç në çdo rajon.


Përgatitja për Mision (20 min)

  • Në grupe të vogla, kërkojini çdo pjesëmarrësi të Vlerësojë si po i zbatojnë parimet që mësuan nga jeta e Palit dhe të Hartojë një Planpër t’u përmirësuar në këtë fushë.
  • Diskutoni zbatimet praktike:
    • planifikim strategjik
    • fokusimi në ndarjen e ungjillit dhe trajnimin e besimtarëve të rinj
    • identifikimi, zhvillimi dhe fuqizimi i drejtuesve të rinj
  • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?”
  • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.

Dërgimi i Punëtorëve

  • Përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
  • Kaloni kohë në lutje:
    • dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit;
    • që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash;
    • për më shumë punëtorë për të korrat.



Udhëtimi i Parë Misionar

Veprat e Apostujve 13: 4-52 Qipro, Frigia (Antioki i Pisidisë); Veprat e Apostujve 14: 1-25 Galatia (Ikonio, Listra, Derba), Pamfilia (Pergam) DEV 19FN Journey 01 ENG.jpg

Udhëtimi i 2të Misionar

Veprat e Apostujve 15:39-16:40 Galatia, Frigia, Maqedonia (Filipia) Veprat e Apostujve 17:1-34 Maqedonia (Thesaloniki, Berea), Akaia (Athinë) Veprat e Apostujve 18:1-21 Akaia (Korint), Asia (Efesi) DEV 19FN Journey 02 ENG.jpg

Udhëtimi i 3të Misionar

Veprat e Apostujve 18:23-20:1 Galatia, Frigia, Asia (Efesi); Veprat e Apostujve 20:1-38 Maqedonia, Greqia, Asia (Efesi) DEV 19FN Journey 03 ENG.jpg

Pas 10 vitesh nuk ka mbetur ASNJË Vend! 6-7 Qendra Shërbese!

DEV 19FN Journey 04 ENG.jpg


Romakëve 15:19, 23 – prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri. . . duke mos pasur më fushë veprimi për të ungjillëzuar në këto vise.

Pali & Sila

Barnaba & Marku