SHD 21 Zgjidhja e Konfliktit

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 21FN Conflict Resolution and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf


Sesioni 21: Zgjidhja e Konfliktit

Në këtë sesion, ju do të zbuloni çfarë thotë Bibla mbi rëndësinë e zgjidhjes së konfliktit dhe ruajtjen e unitetit në grupet locale dhe nëpër kisha.

Zemra e Drejtuesit (40 min)

  • Adhuroni së bashku në grup të madh
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    1. Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
    2. A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    3. Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
    4. Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Dhënia e Vizionit për Zemrën

Lexoni Mat 9:10-13.Marrëdhëniet me njerëzit, ofrimi i dashurisë dhe pranimit ndaj tyre, nënkupton të hysh në botën e tyre dhe të ndash ushqimin me ta. Jezusi e zbuloi haptazi zemrën e tij plot dashuri, mëshirë dhe hir ndaj njerëzve, pavarësisht nga reputacioni apo gjendja e tyre aktuale. Veprimet e tij zbuluan zemrën e tij plot dashuri pa kushte. Opinioni i përgjithshëm i të tjerëve në kohën e Jezusit ishte që një personi mirë në një farë mënyre do të ‘infektohej’ nga të qëndruarit me mëkatarët. Jezusi modeloi dhe u tregoi atyre të kundërtën. Fuqia e dashurisë së Perëndisë, e zbuluar në Krishtin, mund të shërojë dhe transformojë jetët më të shkatërruara dhe më të dëshpëruara. Jezusi dëshiron të vazhdojë të njëjtën shërbesë edhe sot përmes dishepujve të tij. Edhe pse mund të mos ndihemi rehat ndërsa u afrohemi njerëzve të ndryshëm, ne mund ta shijojmë praninë e tyre si një shprehje të mëshirës plot dashuri të Jezusit.

Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

[SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.]

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
    1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
    2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
    3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
    4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
    5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
  • Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri (45-60 min)

Tema: Përse është e rëndësishme dhe ndihmëse të dimë si të merremi me konfliktin në grupet dhe kishat tona?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet e tyre Hekuri-Hekurin).
  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.

Studim Biblik Zbulues – Zgjidhja e Konfliktit

Seksioni 1: Konfliktet Do të Ndodhin

Konflikti Ndodh në Kishë: Veprat e Apostujve 15:36-40; Filipianëve 4:2-3; 2 Timoteut 4:11

Gatishmëria për të duruar padrejtësinë: 1 Korintasve 6: 1-8

Luftoni për Unitet: Efesianëve 4:1-6; Kol 3:12-14

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje: Konfliktet midis njerëzve do të ndodhin në mënyrë të natyrshme. Edhe vetë Pali pati konflikt me partnerët e tij të shërbesës, në lidhje me kush duhet të ishte në skuadrën e tij të shërbesës. Por në Krishtin, ne duhet të përpiqemi për të patur unitet me besimtarët e tjerë. Uniteti është kaq i rëndësishëm saqë Pali i inkurajon korintasit të jenë të gatshëm të durojnë padrejtësitë për shkak të unitetit në kishë.

Seksioni 2: Mënyra e Perëndisë

Falja është e pritshme në Mbretërinë e Perëndisë: Mateu 18:21-35

Përgjegjësia për të dashur: Romakëve 12:9-21

Përgjegjësia për të marrë iniciativën: Mateu 5:23-25; Mateu 18:15-17

Përgjegjësia për të kontrolluar emocionet: Efesianëve 4:26-27

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje: Falja është e pritshme në Mbretërinë e Perëndisë. Në fakt, Jezusi na paralajmëroi që besimtarët do të përjetojnë ndërshkim nëse nuk falin vëllezërit e tyre me gjithë zemër. Çdo besimtar duhet të marrë iniciativën dhe të bëjë çfarë të jetë e mundur për të ruajtuar paqen në marrëdhëniet e veta. Mos e lejoni zemërimin të rritet në zemrat tuaja, sepse i jep hapësirë Satanit dhe na bën pjesë të planit të tij për të na shkatërruar. Si drejtues, ne duhet të japim modelin tonë duke jetuar një jetë hiri dhe faljeje, dhe në të njëjtën kohë duhet të ndihmojmë personat që drejtojmë që t’i zbatojnë këto gjëra në jetët e tyre gjithashtu.

Përgatitja për Mision (20 mins)

  • Në grupe të vogla, kërkojini çdo pjesëmarrësi të Vlerësojë pikat e forta dhe të dobëta në zgjidhjen e konfliktit dhe të Hartojë një Plan për t’u përmirësuar në këtë fushë.
    • Midis jush dhe të tjerëve.
    • Midis njerëzve të kishës dhe grupeve tuaja.
  • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?”
  • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.

Dërgimi i Punëtorëve

  • Përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
  • Kaloni kohë në lutje:
    • dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit;
    • që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash;
    • për më shumë punëtorë për të korrat.