NDËRTIMI 23SHD Bekojmë të Tjerët

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 23FN Blessing Others and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf


Sesioni 23: Bekojmë Personat Përreth

Në këtë sesion pjesëmarrësit do të zbulojnë mënyra praktike, të cilat do të bëjnë të mundur që ndërtimi i lëvizjes së kishave dhe bashkësive të mund të rezultojë në ndryshime pozitive në shoqëri përmes bekimit të komuniteteve.

Zemra e Drejtuesit (40 min)

  • Adhuroni së bashku në grup të madh.
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    • Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
    • A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    • Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
    • Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Dhënia e Vizionit për Zemrën

Lexoni Luka 9:28-31. Miqësia dhe mbështetja plot dashuri e të tjerëve janë një përbërës thelbësor në udhëtimin e gjatë dhe sfidues të ndjekjes së Jezusit. Pa inkurajimin, mbështetjen dhe marrëdhënien e përgjegjshmërisë me të tjerët, ne do të jemi shumë më të dobët ndaj dekurajimit dhe sulmeve shpirtërore. Edhe vetë drejtuesit e thellë shpirtërorë, ndonëse të fortë dhe plot dhunti, kanë nevojë të ndërtojnë rreth tyre mbështetjen e një rrethi të ngushtë miqsh besnikë. Jezusi na e dha modelin e vet. Pavarësisht gjithë turmave që e ndiqnin, gjithë dishepujve që e dëgjonin dhe shërbenin bashkë me të, ai investoi thellësisht në jetët e 12 burrave dhe madje pak më shumë në jetët e tre personave më të afërt nga ky rreth i ngushtë, Pjetri, Jakobi dhe Gjoni. Te Luka 9:28-31 ne shohim që këta të tre u ftuan të ishin pjesë e momentit të veçantë të shpërfytyrimit kur Jezusi ishte…...dhe përsëri te Marku 14:32-36 ne shohim po këta të tre u ftuan të shkonin më tej me Jezusin në orët më të errëta dhe më të vështira, ndërkohë që ai lutej në kopësht, përpara se të tradhëtohej. Lexoni Marku 14:32-36. Jezusi qëllimisht i mori me vete shokët e vet më të ngushtë, për të ndarë me ta përjetimin e momenteve më të mira dhe më të vështira, gëzimin dhe frikërat e tij, betejat dhe fitoret. Ai e donte dhe kishte nevojë për mbështetjen e tyre, lutjet dhe inkurajimin. Në kopësht, trazuar nga frika ai tha: “Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar.” Drejtuesit e fortë janë të vetëdijshëm për nevojën që kanë për të tjerët dhe e kultivojnë rrethin e tyre të brendshëm të ‘miqve të kopshtit’. Cilët janë ‘miqtë tuaj të kopshtit’ dhe çfarë mund të bëni për t’i ndërtuar ata akoma më shumë?

Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

[SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.]

  • Jepuni mundësi pjesëmarrësve të ndajnë me të tjerët çfarë u ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Kërkojuni atyre ta lidhin ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
    1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
    2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
    3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
    4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
    5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
  • Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri (45-60 min)

Tema: Përse është e rëndësishme dhe ndihmëse të dimë çfarë na mëson Bibla mbi identitetin dhe autoritetin e çdo besimtari për të bërë veprat e shërbimit dhe për të ndërtuar dishepuj?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet e tyre Hekuri-Hekurin).
  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.

Studim Biblik Zbulues – Bekojmë të Tjerët

Përkufizimi i "Të Afërmit": Luka 10:29-37

Ndikimi i Mbretërisë: Luka 4:18-19

Të Bësh Mirë: Titit 2:11-24; Hebrenjve 13:15-16; 1 Timoteut 6:17-19; Filipianëve 2:3-4

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje: Mësuesi i Ligjit i bëri një pyetje Jezusit në lidhje me “kush është i afërmi im”. Por Jezusi ia ktheu pyetjen duke i thënë “po ti i afërmi i kujt je?”. Ne kemi praktikuar Lutjen, Kujdesin dhe Ndarjen, sepse ne besojmë se reflekton dëshirën e Perëndisë që njerëzit të përjetojnë dashurinë e Tij përmes nesh. Shumicën e kohës ne mendojmë se si ta zbatojnë Kujdesin me personat që duam të drejtojmë te Krishti. Kjo është një dëshirë shumë e mirë. Megjithatë, shembulli i samaritanit të mirë na tregon që ne mund të duhet të ndërmarrim hapa akoma më të mëdhenj për të treguar dashurinë e Perëndisë dhe ndikimin në komunitetet tona.

Ndërsa kishat dhe grupet tona shtohen, kujdesi dhe dashuria jonë për komunitetin mund të marrë një formë akoma më të gjerë. Ne mund të fillojmë të ndihmojmë me çështje që ndikojnë të gjithë komunitetin.

Përgatitja për Mision

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të vogla bazuar në zonat gjeografike dhe të vendosin si do ta zbatojnë këtë mësim.

Ide Projektesh për Komunitetin

Shembuj projektesh të mundshme:

  • Periferike dhe Urbane: të rinj që kanë lënë shkollën, droga, shtatzanitë e adoleshencës, përgatitja për punë, industritë e vogla ose trajnime profesionale, kujdesi për të moshuarit, shtëpi kujdesi ditor, prindërimi, problemet e martesës dhe familjes, këshillim në situata krize, mësimi i gjuhës ose përshtatja kulturore për emigrantët, etj.
  • Rurale: papunësia dhe trajnimi i aftësive, kanalizimet, uji, mungesa e arsimimit, nevoja për bashkëpunim, mosnjohja e shkrim-këndimit, programe për të rinj, lehtësimi dhe zhvillimi, etj.

Hapi 1 – Zbuloni nevojat duke pyetur njerëzit që jetojnë atje

Hapi 2 – Zgjidhni një fokus me të cilin të punoni

Hapi 3 – Planifikoni së bashku me anëtarët e kishës dhe zbatoni planin

Diskutim Grupi

  • Cilët do të ishin njerëzit më të përshtatshëm për të biseduar, në mënyrë që të kuptoni plotësisht nevojat dhe sfidat e komunitetit tuaj?
  • Çfarë pyetjesh do të donit t’u bëni, për të kuptuar se si mund ta bekojë kisha dhe bashkësia këtë komunitet?
  • Bazuar në njohurinë që tashmë keni për komunitetin, cilat mendoni se janë nevojat dhe shqetësimet?
  • Cilat nga këto nevoja mund të përmbushim me burimet që kemi tashmë?
  • Si e përfshini ju kishën tuaj në planifikimin e projekteve të komunitetit?

SHËNIM: Ju mund të gjeni udhëzues për planifikimin e një projekti në komunitetin tuaj te Udhëzuesi i Planifikimit të Projekteve.

  • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?”
  • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.

Dërgimi i Punëtorëve

  • Përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
  • Kaloni kohë në lutje:
    • dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit;
    • që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash;
    • për më shumë punëtorë për të korrat.