NDËRTIMI 24SHD Parimet e Shumëfishimit

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 24FN Multiplication Principles and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf


Sesioni 24: Parimet e Shumëfishimit të Kishave

Në këtë sesion, ju do të zbuloni parime kyçe që i përdor Perëndia në të gjitha lëvizjet e kishëmbjelljeve nëpër të gjithë botën.

Zemra e Drejtuesit (40 min)

  • Adhuroni së bashku në grup të madh.
  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe prej 3-4 personash dhe të diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    • Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
    • A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
    • Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
    • Çfarë ndodhi ndërsa i besuat Zotit qëllimet tuaja nga takimi i kaluar?

Dhënia e Vizionit për Zemrën

Lexoni Marku 6:30-32.Pushimi nuk është një nevojë e pafat e dobësisë sonë, por një disiplinë thelbësore e perëndishmërisë dhe urtësisë. Jezusi e modeloi rëndësinë e pushimit, tërheqjes mënjanë, vetmisë, reflektimit dhe rifreskimit. Apostujt sapo ishin kthyer nga një udhëtim misionar, i cili ishte edhe ngazëllyes, edhe sfilitës. Ata po tregonin gjithçka që kishte ndodhur. Turmat po vinin dhe iknin parreshtur, kërkesat e tyre dhe mundësitë e shërbesës ishin mbytëse. Ajo që bëri Jezusi duket e papritur. Ai e mori me vete skuadrën e tij në një vend mënjanë dhe të vetmuar, në mënyrë që të pushonin dhe të rifreskoheshin për raundin tjetër.

'Perëndia ka caktuar një ritëm jete, i cili përfshin punën e palodhur dhe pushimin e rregullt. Te Zanafilla 2:2 ne lexojmë që: “(Perëndia) ditën e shtatë u çlodh nga gjithë vepra që kishte kryer”. Perëndia nuk pushon sepse ka nevojë ngaqë është lodhur, por sepse pushimi i rregullt është në natyrën e Tij. Planifikimi dhe caktimi i orareve të rregullta për pushim dhe rifreskim është po aq i rëndësishëm sa edhe të punuarit fort, nëse duam që t’i shërbejmë Jezusit me gjithë jetën tonë dhe të rritemi në ngjashmëri me Të. Kjo është e rëndësishme si për ne, ashtu edhe për familjet tona dhe dishepujt. Jezusi është po aq i përfshirë në pushimin tuaj, sa edhe në punën tuaj

Kremtimi i Besnikërisë (20 min)

[SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.]

  • SHËNIM: Kremtoni Besnikërinë në grup të madh në mënyrë që të gjithë të përfitojnë dhe të inkurajohen.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve (45 min)

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  • Kërkojuni të gjithëve të ndahen sipas grupeve të tyre Hekuri-Hekurin, të skicojnë rrjetin e tyre të komuniteteve të misionit dhe të kishave, dhe më pas të ndajnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin në grupet e tyre.
    1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
    2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
    3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
    4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
    5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?
    6. Kërkojuni të vendosin objektiva për përmirësim nga ky vlerësim dhe t’i ndajnë ato me grupin e tyre të vogël. Më pas kërkojuni të luten për njëri-tjetrin.

Mësimi i Ri (45-60 min)

Tema: Përse është e rëndësishme dhe ndihmëse të dimë parimet e shumëfishimit që po përdor Perëndia për të ngritur lëvizje kishash shumëfishuese?

  • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndahen në grupe të reja prej 4-5 vetash (ose mund të vazhdojnë në grupet e tyre Hekuri-Hekurin).
  • Në seksionin në vazhdim, kërkojini çdo grupi të caktojnë nga një pasazh për çdo person në grup. Secili duhet të lexojë pasazhin dhe t’i tregojë grupit çfarë mësojnë prej tij.

Studim Biblik Zbulues – Parimet e Shumëfishimit

Seksioni 1: Fjala, Lutja, Ungjilli

Fjala e Perëndisë: Mateu 7:24-29; 2 Timoteut 3:10-17

Lutje: Veprat e Apostujve 4:24-31; Kolosianëve 4:2-4; Efesianëve 6:18-20

Ndarja e Ungjillit: Marku 1:38; Luka 19:10; Veprat e Apostujve 1:8

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje:

1. Bindje e Plotë ndaj Fjalës së Perëndisë Ashtu si Jezusi iu nënshtrua plotësisht Atij të Tij qiellor, dhe na mësoi edhe ne të bënim të njëjtën gjë, çdo lëvizje kishëmbjelljeje ka një theks të veçantë në nënshtrimin e plotë ndaj autoritetit të Fjalës së Perëndisë. Jezusi i mësoi dishepujt e tij që nuk mjafton vetëm të njohësh Biblën. Vetëm ata që e vënë në zbatim atë që kanë mësuar prej saj, janë si shtëpi të ndërtuara në shkëmb. Kjo është arsyeja përse ne praktikojmë studimin/dishepullizimin biblik bazuar në bindjen. Ne besojmë që është më e rëndësishme të bëjmë atë që thotë Bibla, sesa të grumbullojmë gjithmonë e më shumë njohuri pa iu bindur asaj. Në lëvizjet e shumëfishimit të kishave, theksi është te bindja ndaj asaj që dishepujt po mësojnë dhe te përdorimi i Biblës si burimi i përgjigjeve tona për jetën dhe shërbesën. [mësojuni gjestin me duar të hapura: mbajini duart si një libër i hapur]

2. Varësi në Lutjen e Jashtëzakonshme (pa pushim) – Varësi e plotë në Perëndinë përmes lutjes. Kisha e hershme varej në fuqinë e lutjes për përhapjen e ungjillit. Shpesh herë, para se të bëhet çdo gjë tjetër, dhe para se të fillojë arritja e njerëzve për Krishtin, apo fillimi i kishave shumëfishuese, hapi i parë është të mobilizohen besimtarët nga e gjithë zonat e synuara dhe madje edhe nga e gjithë bota për t'u lutur me zjarr që Perëndia të punojë. [mësojuni gjestin me duar: mbajini duart në një pozicion lutjeje]

3. Ungjillizim në masë– Çojeni urgjentisht ungjillin në zonat e synuara. Meqënëse Jezusi erdhi “të kërkojë dhe të shpëtojë të humburit” dhe na udhëzoi “dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi,” çdo Lëvizje e Kishëmbjelljes përpiqet të sigurohet që të gjithë e kanë mundësinë të ndjekin Krishtrin. Në lëvizjen e shumëfishimit të kishave, njerëzit kanë një barrë për të arritur njerëzit që kanë përreth. Atyre u pëlqen shumë të tregojnë historinë e tyre dhe t’i drejtojnë të tjerët drejt njohurisë shpëtuese të Krishtit. Ata nuk shpërqendrohen me aktivitete të tjera, sepse e dinë që misioni më i rëndësishëm në jetë është të kërkojnë dhe të shpëtojnë të humburit. Ata e dinë që jo të gjithë do t’i përgjigjen pozitivisht ungjillit, por ata nuk heqin dorë nga ndarja e Krishtit, sepse besojnë me të vërtetë që njerëzit janë të humbur pa të. Ata duan të sigurohen që secili në zonën e tyre të synuar të ketë mundësinë për të pranuar Krishtin dhe kur ata kanë ndarë me të gjithë personat që kanë afër, në mënyrë aktive përpiqen ta ndajnë Krishtin në zonat përreth. [mësojuni gjestin me duar: përhapin farat me duar]

Seksioni 2: Shumëfishimi i Qëllimshëm i Kishave të Shëndetshme të shtëpisë

Mbjellja e Kishave: Veprat e Apostujve 14:23; Veprat e Apostujve 15:41; Galatasve 1:2

Kishat e shtëpive: Veprat e Apostujve 2:46; Veprat e Apostujve 5:42; Romakëve 16:5, 19; Kolosianëve 4:15

Shumëfishimi: Veprat e Apostujve 6:7; Veprat e Apostujve 9:31; Veprat e Apostujve 12:24;Veprat e Apostujve 16:5; Veprat e Apostujve 19:20; Veprat e Apostujve 28:31

Shëndeti: Mateu 22:36-39; Mateu 28:18-20

  • Pasi të kenë ndarë të gjithë vargjet që u janë caktuar, kërkojini çdo personi të grupit të thotë:
    • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje:

4. Mbjellja e Qëllimshme e Kishave - Çdo lëvizje kishëmbjellëse rritet për shkak të përpjekjeve të qëllimshme për të formuar kisha. Një person i mençur dikur tha: "Ndoshta do të arrish atë që ke vendosur të bësh". Nëse doni të mbillni kisha riprodhuese atëherë duhet të vendosni të mbillni kisha riprodhuese. Besimtarët e rinj duhet të jenë qëllimisht të dishepullizuar që të praktikojnë karakteristikat e Veprave të Apostujve 2: 42-47, në një mënyrë të thjeshtë dhe të transferueshme. [mësojuni gjestin me duar: shtypni me gishtin tregues mbi pëllëmbën e hapur të dorës tjetër]

5. Kishat takohen nëpër shtëpi – Çdo lëvizje e kishëmbjelljes përdor shtëpitë si vende ku mund të takohen kishat e reja. Njëlloj si në Dhiatën e Re, shtëpitë janë vende të natyrshme takimi për rrjetin e marrëdhënieve të besimtarëve të rinj. Shtëpitë lejojnë përmbushjen e modelit biblik, të thjeshtë dhe të transferueshëm të kishës, për t'u takuar, për të mësuar rreth Krishtit dhe për të ndikuar në komunitetin përreth. Një nga elementët kyç të lëvizjes është të paturit e një komuniteti të ngushtë besimtarësh, të cilët nuk mbyten nga pesha e barrës financiare të mbajtjes së një ndërtese, është e thjeshtë t’i drejtosh dhe menaxhosh, është e lehtë të sigurosh llogaridhënie plot dashuri dhe që i mban besimtarët më afër zonës ku jetojnë të humburit. [mësojuni gjestin me duar: duart formojnë një trekëndësh]

6. Shumëfishimi, Kisha që mbjellin Kisha – Janë të qëllimshme, të gjithë synojnë ndërtimin e kishave që shumëfishohen. Nuk ka asnjë paqartësi për qëllimin dhe synimet e çdo drejtuesi. Të gjithë po përpiqen të ngrejnë kisha të cilat më pas do të ngrejnë kisha gjithashtu. [mësojuni gjestin me duar: duart formojnë një trekëndësh dhe më pas hapen e mbyllen]

7. Kisha te shëndetshme – Për të arritur këtë shumëfishim të shpejtë, kishat duhet të jenë “të shëndetshme”. Një nga mënyrat për të përshkruar një “kishë të shëndetshme” do të ishte një kishë që i bindet Urdhërimit të Madh dhe Porosisë së Madhe. Urdhërimi i Madh dhe Porosia e Madhe ndihmojnë me të vërtetë për të përmbledhur qëllimet e kishës. Dhe në lëvizjet e kishave ka shumë njerëz të cilët po përpiqen ta duan Zotin dhe t’i duan të tjerët. Ndërsa e bëjnë këtë dhe fillojnë të praktikojnë karakteristikat e kishës, ata rriten në pjekuri dhe janë të shëndetshme. [mësojuni gjestin me duar: ngrijini duart lart sikur po tregoni muskujt]

Seksioni 3: Drejtuesit Janë Lokalë dhe Shumë janë të Fuqizuar

Drejtuesit Lokalë: Veprat e Apostujve 14:21-23; Titit 1:5

Shtresa Drejtuesish: Efesianëve 4:11-13

Shpejt: Veprat e Apostujve 13:48-49; Veprat e Apostujve 19:9-10

Përmbledhje:

8. Drejtuesit Lokalë – Drejtuesit caktohen nga besimtarët e rinj lokalë. Pali e kuptoi rëndësinë e të paturit drejtues lokalë, të cilët mund të ishin të pranishëm me komunitetin e rinj të besimtarëve. Në fakt, në asnjë vend ne nuk e shohim Palin të caktojë drejtues nga jashtë komunitetit lokal. Një parim kyç është se burimet për lëvizjen janë në të korrat. Me fjalë të tjera, udhëheqësit për lëvizjet nuk janë aktualisht besimtarë ekzistues. Ata identifikohen dhe zhvillohen nga korrja e besimtarëve të rinj. Ne asnjëherë nuk duhet të bëjmë diçka nga vetja. Gjithmonë sillni dikë me vete në mënyrë që ju të mund të modeloni dhe të mentoroni ndërsa shërbeni. [mësojuni gjestin me duar: mbani pëllëmbën të hapur, bëni një rreth me gishtin tregues për të demonstruar udhëheqësit që vijnë nga brenda grupit]

9. Efes. 4 Drejtimi – Ndërto çdo njëri për të drejtuar, jo për të qenë punëtorë me pagesë. Udhëheqësit kryesorë të lëvizjeve të shumëfishimit të kishave janë të krishterë të zakonshëm, jo pastorë me kohë të plotë. Nuk ka dallim në sytë e Perëndisë mes një biznesmeni, një piktori, një fermeri, një punonjësi qeveritar ose një të diplomuari nga një shkollë biblike. Në shumë kisha, udhëheqësit veprojnë sikur puna e tyre është të bëjnë të gjithë shërbesën vetëm. Dhe kishat e tyre shpesh veprojnë sikur pastori supozohet të bëjë të gjithë punën, meqë kisha po e mbështet atë nëpërmjet të dhjetave dhe ofertave.

Por te Efes. 4:11-13 roli i udhëheqësve është të pajisë anëtarët e kishës në mënyrë që ata të bëjnë punën e shërbimit. Nuk ka urdhërim në Bibël që tregon se një pastor duhet të jetë aty "me kohë të plotë". Besimtarët maturohen pas ose ndërsa shërbejnë.

Në Lëvizjet e Shumëfishimit të Kishave:

  • Shumica e drejtuesve janë njerëz të zakonshëm, njerëz të cilët punojnë në një profesion tjetër dhe i shërbejnë Zotit në mënyrë vullnetare nga koha e tyre e lirë.
  • Çdo ndjekës i Krishtit duhet të bindet për të bërë dishepuj. Bërja e dishepujve është për të gjithë (kjo është ajo që urdhëroi Jezusi).

Çdo ndjekës i Krishtit duhet të bindet për të bërë dishepuj. Bërja e dishepujve është për të gjithë (kjo është ajo që urdhëroi Jezusi).

10. Shpejt – brezat e kishave shumëfishohen në një periudhë të shkurtër kohore. Riprodhimi i shpejtë duhet të jetë në vlerën bazë të secilës kishë që mbillet. Është e zakonshme që kishat e reja të fillojnë çdo 4-6 muaj. Libri i Veprave të Apostujve regjistron 6 deklarata përmbledhëse se si u përhap Fjala e Perëndisë, numri i dishepujve dhe kishave u rrit me shpejtësi. Vetëm në një periudhë 10-vjeçare, Pali ishte në gjendje të thoshte se puna e tij ishte bërë në gjysmën e Perandorisë Romake. Pjekuria në Krishtin rritet me fillimin e kishave të reja, sepse zhvillimi i udhëheqjes dhe dishepullizimi i çdo anëtari janë ndërtuar në strukturat e vazhdimësisë së jetës së kishës. [mësojuni gjestin me duar: duart grusht i rrotulloni para jush]

Përmbledhje e mësimit

Këto parime janë shumë të rëndësishme dhe duhen mbajtur ndër mend ndërsa po punojmë për zgjerimin e mbretërisë së Perëndisë.

Rishikoni 10 elementet universale së bashku me shenjat e duarve:

  1. Themeluar në Fjalën e Perëndisë – mbajini duart si një libër i hapur.
  2. Lutje pa pushim – mbajini duart në një pozicion lutjeje (në varësi të grupit të njerëzve).
  3. Mbjellje e Ungjillit me Bollëk – hedhja e farave me dorë
  4. Mbjellje e qëllimshme kishash – shtypni me gishtin tregues mbi pëllëmbën e hapur të dorës tjetër sikur po mbillni një farë
  5. Kishat takohen në shtëpi – duart vendosen në formë trekëndëshi
  6. Kishat mbjellin kisha – formoni trekëndeshin që hapet e mbyllet
  7. Kisha të shëndetshme (praktikoni pesë qëllimet) – ngrijini duart lart sikur po tregoni muskujt
  8. Drejtues Lokalë (drejtues nga brenda) – mbani pëllëmbën të hapur, bëni një rreth me gishtin tregues për të demonstruar udhëheqësit që vijnë nga brenda grupit
  9. Drejtues të thjeshtë – përvishni mëngët imagjinare sikur do t’i futeni punës
  10. Shumëfishim i shpejtë – duart grusht i rrotulloni para jush

Ndërsa përpiqemi të drejtojmë lëvizjet e shumëfishimit të kishave, ka shumë gjëra që mund të bëjmë, por mbani mend se ky është një proces i kontrolluar nga Shpirti i Shenjtë. Nëse po i bëjmë gjërat siç duhet, herë pas here duhet të vlerësojmë punën tonë për të parë nëse ka gjëra që duhet të mos i bëjmë më, sepse ose ato nuk janë gjërat më të mira për të bëre, ose ato janë gjëra që do ta ngadalësonin apo pengonin një lëvizje.

Më poshtë janë disa nga pengesat e zakonshme që hasin lëvizjet e kishëmbjelljeve Kjo listë gjendet në librin e Brus Karltonit “Veprat 29”, fq 243 (Bruce Carlton’s Acts 29):

  • Besimtarëve të rinj u jepen kërkesa shtesë për t’u njohur si një “kishë”.
  • Kur dikush bëhet i krishterë, humbet një identitet të vlefshëm kulturor.
  • Kishat e reja nuk mund t’i kapërcejnë modelet tashmë ekzistuese të krishtera.
  • Nuk investohet në aktivitetet me vlerën më të lartë (ungjillizim dhe dishepullizim).
  • Përpjekja për ta mbajtur një lëvizje të mbjelljes së kishave brenda një denominacioni të vetëm e pengon rritjen.
  • Mbjellja e kishave që nuk mund të riprodhohen në zonën lokale pengon rritjen.
  • Paratë e marra përmes ndihmave mund të krijojnë varësi.
  • Kishat kërkojnë drejtues që kanë kualifikime që shkojnë përtej asaj që kërkojnë çiftet për drejtuesit.

Përgatitja për Mision (20 min)

  • Në grupe të vogla, kërkojini çdo pjesëmarrësi të Vlerësojë pikat e forta dhe të dobëta të tij në të jetuarin sipas këtyre parimeve dhetë Hartojnë njëplan për t’u përmirësuar:
    • Këto gjëra të mira që po bëni, mos po ju pengojnë në vënien në zbatim të planit tuaj?
    • Cilat janë ato gjëra të cilat duhet të mos i bëni më, në mënyrë që të mund të bëni gjënë e duhur, apo gjërat më të mira?
  • Shkruani deklaratat “Unë do të____më datë____”. Përfshini “Kujt do t’ia shpjegoni këtë mësim?”
  • Praktikoni ndonjë aftësi shtesë që mund t’u shërbejë drejtuesve për të drejtuar grupet e tyre apo të fillojnë një grup të ri.

Dërgimi i Punëtorëve

  • Përforconi vizionin e përgjithshëm: një kishë ose komuniteti i besimit për çdo 1,000 persona.
  • Kaloni kohë në lutje:
    • dorëzojani Zotit qëllimet e gjithsecilit;
    • që Perëndia të ngrejë një lëvizje kishash;
    • për më shumë punëtorë për të korrat.