NDËRTIMI 24SHP Parimet e Shumëfishimit

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page DEV 24PN Multiplication Principles and the translation is 98% complete.
Outdated translations are marked like this.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf


Sesioni 24: Parimet e Shumëfishimit të Kishave

Në këtë sesion, ju do të zbuloni parime kyçe që i përdor Perëndia në të gjitha lëvizjet e kishëmbjelljeve nëpër të gjithë botën.

Zemra e Drejtuesit

  1. Çfarë po mësoni mbi të qëndruarin në Krishtin? Si po e praktikoni të qëndruarin në Të përmes Fjalës së Tij, lutjes, bindjes, LKN, marrëdhënieve dhe qëndrimit së bashku?
  2. Në cilat fusha të jetës e keni të vështirë bindjen ndaj Zotit?
  3. A keni ndonjë konflikt të pazgjidhur akoma?
  4. Në cilat fusha po i besoni Perëndisë, përtej aftësive tuaja?


Kremtimi i Besnikërisë

  • Tregoni çfarë ka ndodhur që nga hera e fundit që jeni takuar. Lidheni ndarjen me qëllimet e takimit të kaluar.

Hekuri-hekurin: Mprehja e Vetvetes dhe e të Tjerëve

Fjalët e Urta 27:17 “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.”

  1. Çfarë po shkon ashtu si duhet?
  2. Çfarë nuk po shkon si duhet? Cilat janë pengesat me të cilat po përballeni?
  3. Cilat janë disa zgjidhje të mundshme nga anëtarët e tjerë të grupit?
  4. Çfarë duhet të bëni për të shtuar karakteristikat që mungojnë në secilin grup?
  5. Ku do ta filloni një grup të ri apo një kishë gjatë këtij muaji?









Studim Biblik Zbulues – Parimet e Shumëfishimit

Seksioni 1: Fjala, Lutja, Ungjilli

Fjala e Perëndisë: Mateu 7:24-29; 2 Timoteut 3:10-17

Lutja: Veprat e Apostujve 4:24-31; Kolosianëve 4:2-4; Efesianëve 6:18-20

Ndarja e Ungjillit: Marku 1:38; Luka 19:10; Veprat e Apostujve 1:8

  • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje:

1. Bindje e Plotë ndaj Fjalës së Perëndisë.


2. Varësi në Lutjen e Jashtëzakonshme (pa pushim) – Varësi e plotë në Perëndinë përmes lutjes.


3. Ungjillizim në masë– Çojeni urgjentisht ungjillin në zonat e synuara.


Seksioni 2: Shumëfishimi i Qëllimshëm i Kishave të Shëndetshme të Shtëpive

Mbjellja e Kishave: Veprat e Apostujve 14:23; Veprat e Apostujve 15:41; Galatasve 1:2

Kishat e shtëpive: Veprat e Apostujve 2:46; Veprat e Apostujve 5:42; Romakëve 16:5, 19; Kolosianëve 4:15

Shumëfishimi: Veprat e Apostujve 6:7; Veprat e Apostujve 9:31; Veprat e Apostujve 12:24; Veprat e Apostujve 16:5; Veprat e Apostujve 19:20; Veprat e Apostujve 28:31

Shëndeti: Mateu 22:36-39; Mateu 28:18-20

  • Çfarë u tërhoqi vëmendjen (ose çfarë ju pëlqeu më shumë)? Përse?

Përmbledhje:

4. Mbjellja e Qëllimshme e Kishave


5. Kishat takohen nëpër shtëpi


6. Shumëfishimi, Kisha që mbjellin Kisha – Janë të qëllimshme


7. Kisha të shëndetshme


Seksioni 3: Drejtuesit Janë Lokalë dhe Shumë janë të Fuqizuar

Drejtuesit Lokalë: Veprat e Apostujve 14:21-23; Titit 1:5

Shtresa Drejtuesish: Efesianëve 4:11-13

Shpejt: Veprat e Apostujve 13:48-49; Veprat e Apostujve 19:9-10

Përmbledhje:

8. Drejtuesit Lokalë


9. Efes. 4 Drejtimi – Ndërto çdo njëri për të drejtuar, jo për të qenë punëtorë me pagesë


10. Shpejt


Më poshtë janë disa nga pengesat e zakonshme që hasin lëvizjet e kishëmbjelljeve (kjo listë gjendet në librin e Brus Karltonit “Veprat 29”, fq 243 (Bruce Carlton’s Acts 29):

  • Besimtarëve të rinj u jepen kërkesa shtesë për t’u njohur si një “kishë”.
  • Kur dikush bëhet i krishterë, humbet një identitet të vlefshëm kulturor.
  • Kishat e reja nuk mund t’i kapërcejnë modelet tashmë ekzistuese të krishtera.
  • Nuk investohet në aktivitetet me vlerën më të lartë (ungjillizim dhe dishepullizim).
  • Përpjekja për ta mbajtur një lëvizje të mbjelljes së kishave brenda një denominacioni të vetëm e pengon rritjen.
  • Mbjellja e kishave që nuk mund të riprodhohen në zonën lokale pengon rritjen.
  • Paratë e marra përmes ndihmave mund të krijojnë varësi.
  • Kishat kërkojnë drejtues që kanë kualifikime që shkojnë përtej asaj që kërkojnë çiftet për drejtuesit.

Përgatitja për Mision

Vlerësoni pikat tuaja të forta dhe të dobëta në të jetuarin sipas këtyre parimeve dhe Hartoni një plan për t’u përmirësuar:

  • Këto gjëra të mira që po bëni, mos po ju pengojnë në vënien në zbatim të planit tuaj?
  • Cilat janë ato gjëra të cilat duhet të mos i bëni më, në mënyrë që të mund të bëni gjënë e duhur, apo gjërat më të mira?






“Unë do të____më datë____”.