Lista e Detajuar e Ngjarjes dhe Teksti

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page Event Checklist and Script and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎македонски • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Lista e Detajuar e Ngjarjes dhe Teksti

Lista e Detajuar e Ngjarjes

[ ] Data, ora, vendi dhe mikpritësi të konfirmuara.

[ ] Lista e të ftuarve.

[ ] Prezantuesi, dhënësi i dëshmisë, personi i medias të konfirmuar.

[ ] Programi (episodet) i konfirmuar.

[ ] Materialet të konfirmuara.

[ ] Pajisjet janë testuar.

[ ] STHB data, koha, vendi dhe drejtuesi të konfirmuara.

Shembull Teksti për Ngjarjen

Unë jam shumë i gëzuar që kemi mundësi të jemi të gjithë së bashku në këtë ngjarje të veçantë. Ju falenderoj që keni ardhur!

Unë jam i sigurt, dhe besoj se të gjithë biem dakort, që vitet e fundit kanë qenë sfidues. Kjo është arsyeja përse ne kishim dëshirë që ju të vinit sot. Ne besojmë se komentet që do të bëni ju sot mbi filmat e shkurtër, do të jenë ndihmë e madhe për të gjithë. Secili nga filmat është vetëm disa minuta i gjatë

Në fund të çdo episodi të filmave unë do t’ju bëj disa pyetje. Këto dy pyetje janë: Çfarë ju pëlqeu më shumë? Përse?

Nga fundi i kohës sonë së bashku ne do të ndalojmë dhe _____________ [emri i personit që do të japë dëshminë] do të marrë disa minuta për të reflektuar mbi mesazhin dhe për të na treguar si ka ndikuar në jetën e tij/saj. Në fund ne do t’u japim një përmbledhje të cilën mund ta merrni me vete në shtëpi.

Dhe tani, le të shohim episodin e parë ______________ [emri i episodit] dhe ndërsa shikoni, përpiquni të gjeni përgjigjet për pyetjet: Çfarë ju pëlqeu më shumë? Përse?

SHFAQNI EPISODIN FILMIK

"Ky episod ishte shumë interesant! Në rregull! Kush do të përgjigjet i pari? Çfarë ju pëlqeu më shumë? Përse?"

VAZHDONI TA PËRSËRITNI DERISA DIKUSH TË PËRGJIGJET DHE MË PAS PËRSËRITENI DERISA TË JENË PËRGJIGJUR TË GJITHË. INKURAJOJINI NDËRSA PËRGJIGJEN. DO TË ISHTE MË MIRË NËSE MBANI SHËNIME PËR PËRGJIGJET QË JU JEPEN.

Unë ndihem shumë i inkurajuar nga të gjitha përgjigjet që dëgjova. Tani le të shohim nje episod tjetër filmik.

VAZHDONI ME TË NJËJTIN PROCES EDHE PËR EPISODET E TJERA.

PËRPARA SE TË SHFAQNI EPISODIN E FUNDIT JEPINI KOHË _______ (Personi që do japë dëshminë) TË JAPË DËSHMINË E TIJ/SAJ.

Përpara se të shohim episodin e fundit, unë do të doja që ______ [Personi që do të japë dëshminë] të vijë të na tregojë për disa minuta mendimet e veta personale mbi këtë temë.

PERSONI JEP DËSHMINË E VET.

Faleminderit! Kjo ishte shumë inkurajuese për mua. Tani le të shohim edhe episodin e fundit dhe të dëgjojmë përgjigjet tuaja.

EPISODI I FUNDIT ËSHTË MBYLLJA KLASIKE E FILMIT JEZUS

Çfarë ju pëlqeu më shumë? Përse?

Kjo ishte një kohë shumë e bukur së bashku. Unë kam dëshirë që t’u jap nga një broshurë që ta merrni me vete. [Shpërndani broshurat.]

Kjo broshurë përmbledh thelbin e kësaj mbrëmjeje. Hapeni atë në faqen 12 dhe do të gjeni aty të njëjtën lutje që ishte në mbyllje të episodit të fundit.

Nëse ju e bëtë këtë lutje që shikoni këtu...

[LEXONI FAQEN 13 DHE DIAGRAMIN E TRENIT NË FAQEN 14]

Ju lutem merreni me vete në shtëpi këtë broshurë. Unë ju rekomandoj që ta lexoni të gjithën.

_________ [emri i drejtuesit të STHB] do të dëshironte t’ju ftonte që të vazhdoni bisedën e nisur sot. Ju lutemi të vini në __________ [data, ora] në _______ [vendi]. Unë jam i sigurt që ai/ajo do ta vlerësojë përfshirjen tuaj për të ndihmuar të tjerët. [PËRSËRITENI KËTË EDHE DY HERË TË TJERA]

Faleminderit që erdhët sot!”