STHB 01 Siguria e Shpëtimit

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page FBS 01 Assurance of Salvation and the translation is 100% complete.


Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎македонски • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf
First-third-blue.jpg

Lavdërim

Lexoni një fragment shkrimi për të ngrohur atmosferën për adhurim dhe lavdërim.

  • Lexoni Psalmin 118:28 “Ti je Perëndia im, unë do të të kremtoj; ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj.” Për çfarë mund ta kremtojmë dhe përlëvdojmë Perëndinë sot?

Kujdesi

Kujdesuni për nevojat e njëri-tjetrit në lutje, këshillim biblik dhe inkurajim.

  • Kërkojini çdo personi të tregojë një inkurajim dhe një sfidë me të cilën është përballur këtë javë.
  • Pyesni: “Çfarë doni që të bëjë Jezusi për ju këtë javë?” Lutuni për nevojat e njëri-tjetrit.

Kremtoni Besnikërinë

Inkurajoni llogaridhënie me dashuri, për t'iu bindur Jezusit.

  • Pyetini: “A mundët t’ia tregoni ndokujt vendimin që keni marrë për të ndjekur Jezusin?”

Dhënia e Vizionit

Jepuni vizionin për identitetin e tyre në Krishtin, ose për atë që mund të bëjë Perëndia përmes tyre. Shembull: Zoti i do njerëzit! Bibla na tregon dëshirën e Tij që të gjithë njerëzit të shpëtohen dhe të kuptojnë të vërtetën (1 Timoteut 2:4). Ungjilli nuk është vetëm për ju, por edhe për miqtë dhe familjen. Perëndia i do ata dhe do të të përdorë ty për të transmetur tek ata gjithçka që po mëson për Jezusin, që edhe ata ta ndjekin atë. Ndërsa udhëtojmë së bashku në këtë jetë, do të ngazëllehemi nga ajo që do të bëjë Perëndia në jetën e personave përreth.



Second-third-blue.jpg

Konteksti

Jezusi po u mësonte njerëzve që ai është bariu i mirë, i cili jep jetën për delet e tij (v 11). Ai tha gjithashtu: “Unë i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua.” dhe “Unë kam ardhur që ata të kenë jetë dhe ta kenë atë me bollëk.” Gjithsesi, shumë nga hebrenjtë nuk besonin te ai dhe i vinin në dyshim deklaratat që bënte. Këtu fillon historia jonë.

Lexoni

  • Lexoni ose shikoni Gjoni 10:22-30 dy herë, ndërsa të tjerët dëgjojnë.

Pyetje Zbuluese

  • Gjithsecili të thotë se çfarë i tërhoqi më shumë vëmendjen (ose çfarë u pëlqeu më shumë) dhe pse.
  • Si mendoni, përse është e rëndësishme kjo histori?

Si mund ta ndryshojmë stilin tonë të jetesës tani që lexuam këtë histori (pasazh)?

Lexoni, Tregoni dhe Korrigjoni

  • Lexojeni përsëri historinë. Kërkojini dikujt të tregojë historinë dhe kërkojini grupit ta korrigjojë, nëse është e nevojshme.

Përmbledhje

Në kryq Jezusi, bariu i mirë, dha jetën e vet si një sakrificë për mëkatet tona. Meqënëse je një nga delet e tij, ai dëshiron që ti të dish që ke jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasësh kurrë. Ti je i sigurt në duart e Tij dhe askush, as edhe vetë Satani, nuk mund të të largojë prej Tij. Lexoni pjesën e sigurisë në broshurën e ungjillit. Për më shumë informacion, lexo: Konceptin e Transferueshëm #1: Si të jesh i sigurt që je i krishterë dhe diskuto me një anëtar tjetër të grupit.

Për më shumë informacion, lexo: Koncept i Transferueshëm #1: Si të jesh i sigurt që je i krishterë dhe diskutoni me një anëtar tjetër të grupit.



Third-third-blue.jpg

Përgatitja për Mision

  • Praktikoni ndarjen e Ungjillit.
  • Kujtojini ata çfarë duhet të bëjnë kur dikush i thotë PO Ungjillit.


Pjesëmarrja në Misione

  • Krijoni një Listë Rrjeti duke shkruar emrat e 10 personave që njohin ata.
  • Zgjidhni 5 persona nga Lista e Rrjetit tuaj, të cilëve do t’u tregoni historinë ose me të cilët do të ndani ungjillin gjatë kësaj jave.
  • Shkruani deklarata “Unë do të _____ më datë _____” dhe tregojani grupit tuaj.


Lutja për Misionin

  • Dorëzojani Perëndisë qëllimet e gjithsecilit. Kërkojini Atij të na ndihmojë të tregohemi besnikë dhe të na përdorë të nisim një lëvizje për të bërë dishepuj.