STHB 03 Ecja Hap pas Hapi me Shpirtin e Shenjtë

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page FBS 03 Keeping in Step with the Spirit and the translation is 100% complete.


Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf
First-third-blue.jpg

Lavdërim

Lexoni një pjesë shkrimi dhe këndoni një këngë adhurimi.

  • Shembull: Psalmi 66:4 “Tërë toka do të të adhurojë dhe do të këndojë për ty, do të këndojë lëvdimet e emrit tënd.” Le të ndalemi dhe të lavdërojmë Perëndinë me një këngë të thjeshtë.

Kujdesi

Kujdesuni për nevojat e njëri-tjetrit në lutje, këshillim biblik dhe inkurajim.

  • Kërkojini çdo personi të tregojë një inkurajim dhe një sfidë me të cilën është përballur këtë javë.
  • Pyesni: “Çfarë doni që të bëjë Jezusi për ju këtë javë?” Lutuni për nevojat e njëri-tjetrit.

Kremtoni Besnikërinë

Inkurajoni llogaridhënie me dashuri, për t'iu bindur Jezusit.

  • Pyetini: “Çfarë ndodhi kur i besuat Zotit për qëllimet tuaja dhe për deklaratat “Unë do të _____ më datë _____...?”

Dhënia e Vizionit

Jepuni vizionin për identitetin e tyre në Krishtin, ose për atë që mund të bëjë Perëndia përmes tyre.

Shembull: Një ditë një grua shkoi të vizitonte fqinjën e saj. Ndërsa bisedonin ajo ndau ungjillin me fqinjën e saj, e cila vendosi t’ia dorëzonte jetën Krishtit. Papritur gruaja filloi të qante: “Burri im vdiq para dy javësh. Përse nuk më the më parë?” Siç e shikoni edhe këtu, ne asnjëherë nuk e dimë se kur është dita e fundit e një personi. Prandaj duhet ta ndajmë Ungjillin sapo të na jepet mundësia.



Second-third-blue.jpg

Konteksti

Kur ne e vendosim besimin tonë te Krishti, Shpirti i Perëndisë fillon të jetojë brenda nesh. Ai quhet Shpirti i Shenjtë, Shpirti i së Vërtetës dhe ndihmësi ynë. Shërbesa e Tij në jetët tona është kaq e rëndësishme saqë do të na duhet të kalojmë kohë për të studiuar marrëdhënien tonë me Të.

Lexoni

  • Lexoni 1 Korintasve 2:14-3:3, 2-3 herë, ndërsa gjithë të tjerët dëgjojnë.

Pyetje Zbuluese

  • Gjithsecili të thotë se çfarë i tërhoqi më shumë vëmendjen (ose çfarë u pëlqeu më shumë) dhe pse.
  • Si mendoni, përse është e rëndësishme kjo histori?
  • Si mund ta ndryshojmë stilin tonë të jetesës tani që lexuam këtë histori (pasazh)?

Tregoni dhe Korrigjoni

  • Praktikojeni historinë duke i kërkuar dikujt ta tregojë atë dhe ndërkohë grupi do ta korrigjojë, nëse është e nevojshme.

Përmbledhje

Megjithëse Shpirti i Shenjtë banon brenda çdo të krishteri, jo të gjithë ata drejtohen dhe fuqizohen prej Tij. Kur ne i mbajmë shpresat në forcat tona, ose marrim në kontroll jetët tona, Bibla na quan të krishterë të mishtë dhe ne nuk e përjetojmë jetën e frytshme apo me bollëk. Lexoni Galatasve 5:22-24. Ne mund të përdorim 3 rrathët, për të na ndihmuar të kujtojmë 3 llojet e njerëzve të përshkruara te 1 Korintasve (vizatoni 3 rrathët).

Për më shumë informacion: lexoni Koncepti i Transferueshëm #3: Si të mbushesh me Shpirtin e Shenjtë dhe diskutoni me një anëtar tjetër të grupit.



Third-third-blue.jpg

Përgatitja për Mision

  • Mësojuni parimin e Frymëmarrjes Shpirtërore.
  • Nxjerrim frymën – 1 Gjoni 1:9, rrëfejmë mëkatet tona, biem dakort që të ndryshojmë sjelljen apo veprimet tona.
  • Merrni frymë – dorëzojani kontrollin e jetës suaj Krishtit.
  • Kërkojuni atyre të luten, që të kontrollohen dhe fuqizohen nga Shpirti i Shenjtë.
  • Atë, kam nevojë për ty. Unë e kuptoj që jam përpjekur të kontrolloj jetën time dhe kam mëkatuar kundër teje. Faleminderit që i ke falur mëkatet e mia përmes vdekjes së Krishtit në kryqǃ Unë të ftoj të marrësh në kontroll jetën time dhe të më mbushësh me Shpirtin e Shenjtë. Unë e kërkoj këtë në emër të Jezusit dhe si shprehje të besimit tim. Faleminderit që more në kontroll jetën time dhe që më mbushe me Shpirtin e Shenjtëǃ
  • Praktikoni vizatimin e 3 rrathëve dhe shpjegimin e parimit të Frymëmarrjes Shpirtërore.

Pjesëmarrja në Misione

  • Zgjidhni 3 persona të cilëve do t’u tregoni ato që mësuat mbi Shpirtin e Shenjtë.
  • Zgjidhni 2 persona me të cilët do të bisedoni për Ungjillin gjatë kësaj jave.
  • Shkruani deklarata “Unë do të _____ më datë _____” dhe tregojani grupit tuaj.

Lutja për Misionin

  • Dorëzojani Perëndisë qëllimet e gjithsecilit. Kërkojini Atij të na ndihmojë të tregohemi besnikë dhe të na përdorë të nisim një lëvizje për të bërë dishepuj.