STHB 05 Rritja Përmes Fjalës së Zotit
Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf
Lavdërim
Lexoni një fragment shkrimi për të ngrohur atmosferën për adhurim dhe lavdërim.
- Shembull: Lexoni Zbul. 7:12 Le të nderojmë dhe adhurojmë Zotin me një këngë.”
Kujdesi
Kujdesuni për nevojat e njëri-tjetrit në lutje, këshillim biblik dhe inkurajim.
- Kërkojini çdo personi të tregojë një inkurajim dhe një sfidë me të cilën është përballur këtë javë.
- Pyesni: “Çfarë doni që të bëjë Jezusi për ju këtë javë?” Lutuni për nevojat e njëri-tjetrit.
Kremtoni Besnikërinë
Inkurajoni llogaridhënie me dashuri, për t'iu bindur Jezusit
- Pyetini: “Çfarë ndodhi kur i besuat Zotit për qëllimet tuaja dhe për deklaratat “Unë do të _____ më datë _____...?”
Dhënia e Vizionit
Jepuni vizionin për identitetin e tyre në Krishtin, ose për atë që mund të bëjë Perëndia përmes tyre.
Shembull: Perëndia na ka dhënë çdo bekim frymëror përmes Jezusit. Ai na ka birësuar në familjen e Tij dhe na quan bijtë e Tij. “Në të edhe ju, pasi e dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj, dhe pasi besuat, u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit, i cili është kapari i trashëgimisë sonë, për shpengimin e plotë të zotërimit të blerë, për lëvdim të lavdisë së tij.” (Efesianëve 1:13-14a) Çfarë dhurate e mrekullueshme! Ky është premtimi i Perëndisë për ju.
Konteksti
Pas ringjalljes së Jezusit, Ai iu shfaq dishepujve të Tij shumë herë përgjatë një periudhe 40 ditore. Në një nga këto herë Ai u shfaq ndërsa ata ishin mbledhur për t’u takuar në një dhomë të madhe dhe po u shpjegonte rëndësinë e Fjalës së Tij.
Lexoni
- Lexoni ose shikoni Luka 24:36-49 2-3 herë, ndërsa gjithë të tjerët dëgjojnë.
Pyetje Zbuluese
- Gjithsecili të thotë se çfarë i tërhoqi më shumë vëmendjen (ose çfarë u pëlqeu më shumë) dhe pse.
- Si mendoni, përse është e rëndësishme kjo histori?
- Si mund ta ndryshojmë stilin tonë të jetesës tani që lexuam këtë histori (pasazh)?
Tregoni dhe Korrigjoni
- Praktikojeni historinë duke i kërkuar dikujt ta tregojë atë dhe ndërkohë grupi do ta korrigjojë, nëse është e nevojshme.
Përmbledhje
Jezusi dëshiron që ne ta kuptojmë Fjalën e Perëndisë dhe çfarë na mëson ajo për Të. Jeta e Jezusit përmbushi premtimet e shkruara në Fjalën e Perëndisë. Ai dëshiron që ne t’u tregojmë të tjerëve atë që mësojmë.
Lexoni 2 Timoteut 3:16-17, Romakëve 10:17 dhe Hebrenjve 4:12 për të theksuar të vërtetat e Fjalës së Perëndisë.
Leximi i Fjalës së Tij çdo ditë është i rëndësishëm për njohjen e Jezusit.
Përgatitja për Mision
- Përkushtohuni të lexoni të paktën një kapitull nga Fjala e Perëndisë çdo ditë, duke filluar me Ungjillin e Gjonit.
- Lutuni që Shpirti i Shenjtë do t’u mësojë ndërsa lexoni Fjalën e Tij. Lexoni kapitullin dhe më pas përgjigjiuni këtyre tre pyetjeve:
- Për çfarë flet ky pasazh?
- Si mund ta zbatoj këtë?
- Kë mund të ndihmoj duke përdorur këtë pasazh?
- Meditoni mbi atë që ju ka mësuar Shpirti i Shenjtë për kuptimin e këtij pasazhi.
Pjesëmarrja në Mision
- Zgjidhni 5 persona nga Lista e Rrjetit tuaj, të cilëve do t’u tregoni historinë ose me të cilët do të ndani ungjillit gjatë kësaj jave.
- Shkruani deklarata “Unë do të _____ më datë _____” dhe tregojani grupit tuaj.
Lutja për Misionin
- Dorëzojani Perëndisë qëllimet e gjithsecilit. Kërkojini Atij të na ndihmojë të tregohemi besnikë dhe të na përdorë të nisim një lëvizje për të bërë dishepuj.