STHB 07 Qëndroni në Jezusin

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page FBS 07 Abiding in Jesus and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf
First-third-blue.jpg

Lavdërim

Lexoni një pjesë shkrimi dhe praktikoni një këngë adhurimi.

  • Shembull: Lexoni Psalmin 16:7-11 dhe mësoni një këngë të re.

Kujdesi

Kujdesuni për nevojat e njëri-tjetrit në lutje, këshillim biblik dhe inkurajim.

  • Kërkojini çdo personi të tregojë një inkurajim dhe një sfidë me të cilën është përballur këtë javë.
  • Pyesni: “Çfarë doni që të bëjë Jezusi për ju këtë javë?” Lutuni për nevojat e njëri-tjetrit.

Kremtoni Besnikërinë

Inkurajoni llogaridhënie me dashuri, për t'iu bindur Jezusit.

  • Pyetini: “Çfarë ndodhi kur i besuat Zotit për qëllimet tuaja dhe për deklaratat “Unë do të _____ më datë _____...?”

Dhënia e Vizionit

Jepuni vizionin për identitetin e tyre në Krishtin, ose për atë që mund të bëjë Perëndia përmes tyre.

Shembull: Gjoni 16 na mëson që Shpirti i Shenjtë punon aktivisht në zemrat e njerëzve përreth nesh. Ai po u tregon atyre mëkatet e tyre. Ai po krijon tek ata një dëshirë për të rregulluar marrëdhënien me Perëndinë. Ai po i ndërgjegjëson për nevojën për të shmangur frikën e vdekjes, që është gjyqi i përjetshëm. Ai po shkatërron kundërshtimin e mendjeve dhe zemrave të tyre. Detyra jonë është t’i ‘peshkojmë’ këta njerëz përmes dëshmimit, duke gjetur ata persona zemrat e të cilëve janë gati. Le ta inkurajojmë dhe kujtojmë njëri-tjetrin që Shpirti i Shenjtë shkon përpara nesh dhe punon në zemrat e tyre.



Second-third-blue.jpg

Konteksti

Natën përpara kryqëzimit, Jezusi hëngri darkë me 12 dishepujt e tij më të afërt. Ai u tha atyre që vetë do të largohej, por do të dërgonte Ngushëlluesin, Shpirtin e Shenjtë, i cili do të ishte me ta gjithmonë. Ai u mësonte atyre Ai vetë do të ishte me ta përmes pranisë së Shpirtit të Shenjtë që do të banonte në ta. Kjo histori përdor shembullin e një hardhie dhe shermendëve për të përshkruar si duhet të jetë marrëdhënia jonë me Jezusin.

Lexoni

  • Lexoni ose shikoni Gjoni 15:1-11 2-3 ndërsa gjithë të tjerët dëgjojnë.

Pyetje Zbuluese

  • Gjithsecili të thotë se çfarë i tërhoqi më shumë vëmendjen (ose çfarë u pëlqeu më shumë) dhe pse.
  • Si mendoni, përse është e rëndësishme kjo histori?
  • Si mund ta ndryshojmë stilin tonë të jetesës tani që lexuam këtë histori (pasazh)?

Tregoni dhe Korrigjoni

  • Praktikojeni historinë duke i kërkuar dikujt ta tregojë atë dhe ndërkohë grupi do ta korrigjojë, nëse është e nevojshme.

Përmbledhje

Ne nuk mund të bëjmë asnjë gjë pa Jezusin. E vetmja mënyrë që ne të mund të kemi një jetë të frytshme është duke u mbështetur dhe qëndruar në Të. Kjo ndodh kur ne përulemi me bindje ndaj rrugëve të Tij, duke lejuar që jeta e Tij të rrjedhë në dhe përmes nesh, në mënyrë që të mund të japim fryte për lavdi të Perëndisë. Me fjalë të tjera, ne duhet të lejojmë Shpirtin e Shenjtë të Krishtit, të drejtojë dhe fuqizojë jetët tona përmes besimit.

Për më shumë informacion: Lexoni Koncepti i Transferueshëm #4: Si të ecësh në Shpirtin e Shenjtë dhe diskutojeni me një anëtar tjetër të grupit.



Third-third-blue.jpg

Përgatitja për Mision

  • Përsëritni parimet e Frymëmarrjes Shpirtërore nga mësimi: “Ecja Hap pas Hapi me Shpirtin e Shenjtë”.
  • Nëse është e nevojshme, praktikoni ndonjë nga aftësitë apo temat e mësimeve të kaluara.


Pjesëmarrja në Mision

  • Zgjidhni 5 persona nga Lista e Rrjetit tuaj, të cilëve do t’u tregoni historinë ose me të cilët do të ndani ungjillit gjatë kësaj jave.
  • Shkruani deklarata “Unë do të _____ më datë _____” dhe tregojani grupit tuaj.


Lutja për Misionin

  • Dorëzojani Perëndisë qëllimet e gjithsecilit. Kërkojini Atij të na ndihmojë të tregohemi besnikë dhe të na përdorë të nisim një lëvizje për të bërë dishepuj.