STHB 08 Lutja dhe Kujdesi

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page FBS 08 Amazing Question and Care and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf
First-third-blue.jpg

Lavdërim

Lexoni një pjesë shkrimi dhe praktikoni një këngë adhurimi.

  • Shembull: Psalmi 33:1-5 dhe 1-2 këngë.

Kujdesi

Kujdesuni për nevojat e njëri-tjetrit në lutje, këshillim biblik dhe inkurajim.

  • Kërkojini çdo personi të tregojë një inkurajim dhe një sfidë me të cilën është përballur këtë javë.
  • Pyesni: “Çfarë doni që të bëjë Jezusi për ju këtë javë?” Lutuni për nevojat e njëri-tjetrit.

Kremtoni Besnikërinë

Inkurajoni llogaridhënie me dashuri, për t'iu bindur Jezusit.

  • Pyetini: “Çfarë ndodhi kur i besuat Zotit për qëllimet tuaja dhe për deklaratat “Unë do të _____ më datë _____...?”

Dhënia e Vizionit

Jepuni vizionin për identitetin e tyre në Krishtin, ose për atë që mund të bëjë Perëndia përmes tyre.

Fjalët e para të Jezusit te Marku u kërkojnë njerëzve që të ‘pendohen’. Kjo nënkupton të ndryshosh krejt mënyrën e të menduarit, sepse mënyrat e Perëndisë janë shumë të ndryshme nga tonat. Një nga këto është mënyra se si e shohim ne veten. Ne kemi nevojë për një mënyrë të re të të kuptuarit të jetës me Perëndinë dhe çfarë mund të bëjë Ai në jetët tona. Fjalët pasuese të Jezusit janë: "Më ndiqni mua dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish." Çdo dishepull i Jezusit është thirrur të jetojë këtë thirrje të dyfishtë për ta ndjekur Atë dhe për t’u bërë peshkatarë njerëzish. Përkushtimi ynë sakrifikues ndaj Jezusit transformon jetën e përditshme dhe gjithë marrëdhëniet tona. Le ta inkurajojmë njëri-tjetrin për t’u penduar vazhdimisht, për të ndjekur dhe për të peshkuar!




Second-third-blue.jpg

Konteksti

Dy javë para vdekjes së Jezusit, Ai dhe pasuesit e Tij ishin në një qytet të quajtur Jeriko. Ndërsa u larguan nga qyteti dhe morën rrugën 24 km ngjitje në mal për të shkuar në Jeruzalem, një i verbër i thirri Jezusit për të tërhequr vëmendjen e Tij. Kjo histori na tregon se çfarë ndodhi më pas.

Lexoni

  • Lexoni ose shikoni Luka 18:35-43 2-3 ndërsa gjithë të tjerët dëgjojnë.

Pyetje Zbuluese

  • Gjithsecili të thotë se çfarë i tërhoqi më shumë vëmendjen (ose çfarë u pëlqeu më shumë) dhe pse.
  • Si mendoni, përse është e rëndësishme kjo histori?
  • Si mund ta ndryshojmë stilin tonë të jetesës tani që lexuam këtë histori (pasazh)?

Tregoni dhe Korrigjoni

  • Praktikojeni historinë duke i kërkuar dikujt ta tregojë atë dhe ndërkohë grupi do ta korrigjojë, nëse është e nevojshme.

Përmbledhje

Jezusi ndjente dhembshuri të madhe për njerëzit! Ai i bëri të verbërit një pyetje të mrekullueshme: “Çfarë dëshiron të bëj për ty?” Më pas Ai i përmbushi nevojat e atij. Te Gjoni 14:12-13 Jezusi tha: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: kush beson në mua do të bëjë edhe ai veprat që bëj unë; madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto, sepse unë po shkoj tek Ati. Dhe çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin.” Si ndjekës të Jezusit ne marrim iniciativën për të treguar dhembshuri për njerëzit, nën fuqinë e Frymës, duke u bërë atyre të njëjtën pyetje të mrekullueshme dhe duke përmbushur nevojat e tyre në mënyrë praktike.



Third-third-blue.jpg

Përgatitja për Mision

  • Praktikoni tregimin e historisë dhe përdorimin e Pyetjes së Mrekullueshme. Përfshini praktikimin e tranzicionit nga një bashkëbisedim në tregimin e historisë.
  • Sipas dëshirës: Tregojeni historinë duke përdorur Video Klipin e filmit Jezus.
  • Përditësojeni Listën tuaj të Rrjetit me emra të personave të rinj, nëse është e nevojshme.


Pjesëmarrja në Mision

  • Zgjidhni 5 persona nga Lista e Rrjetit tuaj, për të cilët do të luteni dhe kujdeseni, duke përdorur Pyetjen e Mrekullueshme.
  • Shkruani deklarata “Unë do të _____ më datë _____” dhe tregojani grupit tuaj.


Lutja për Misionin

  • Dorëzojani Perëndisë qëllimet e gjithsecilit. Kërkojini Atij të na ndihmojë të tregohemi besnikë dhe të na përdorë të nisim një lëvizje për të bërë dishepuj.