STHB 09 Njerëzit e Përgatitur nga Perëndia

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page FBS 09 God Prepared People and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf
First-third-blue.jpg

Lavdërim

Lexoni një pjesë shkrimi dhe praktikoni një këngë adhurimi.

  • Shembull: Lexoni Romakëve 11:33-36 dhe këndoni 1-2 këngë.

Kujdesi

Kujdesuni për nevojat e njëri-tjetrit në lutje, këshillim biblik dhe inkurajim.

  • Kërkojini çdo personi të tregojë një inkurajim dhe një sfidë me të cilën është përballur këtë javë.
  • Pyesni: “Çfarë doni që të bëjë Jezusi për ju këtë javë?” Lutuni për nevojat e njëri-tjetrit.

Kremtoni Besnikërinë

Inkurajoni llogaridhënie me dashuri, për t'iu bindur Jezusit.

  • Pyetini: “Çfarë ndodhi kur i besuat Zotit për qëllimet tuaja dhe për deklaratat “Unë do të _____ më datë _____...?”

Dhënia e Vizionit

Jepuni vizionin për identitetin e tyre në Krishtin, ose për atë që mund të bëjë Perëndia përmes tyre.

Shembull: Perëndia ndryshon jetët e njerëzve dhe i përdor ato për lavdinë e Tij. Një nga shembujt e kësaj është historia e në burri nga Lindja e Mesme, të quajtur Adam. Ai ishte trajnuar për t’u martirizuar për besimin e vet, por gjithçka ndryshoi një natë, kur ai takoi Jezusin në mënyrë dramatike. Adami ishte kaq i entuziazmuar për marrëdhënien e tij të re me Krishtin, saqë filloi t’u dëshmonte të gjithë njerëzve që njihte. Megjithëse po persekutohet, ai vazhdon të ndajë Ungjillin dhe të trajnojë të tjerët. Inkurajojini ata duke lexuar 1 Korintasve 1:24-31.



Second-third-blue.jpg

Konteksti

Jezusi sfidoi katër burra që ta ndiqnin Atë dhe të mësonin të bëheshin peshkatarë njerëzish. Ndërkohë që po mësonte pasuesit e vet të peshkonin njerëz, ai u modeloi atyre gjashtë situata të ndryshme. Situata e fundit ishte me një taksambledhës, i cili do t’u bashkohej katër burrave dhe do të bëhej një nga ndjekësit më besnikë të Jezusit.

Lexoni

  • Lexoni ose shikoni Luka 5:27-32 2-3 ndërsa gjithë të tjerët dëgjojnë.

Pyetje Zbuluese

  • Gjithsecili të thotë se çfarë i tërhoqi më shumë vëmendjen (ose çfarë u pëlqeu më shumë) dhe pse.
  • Si mendoni, përse është e rëndësishme kjo histori?
  • Si mund ta ndryshojmë stilin tonë të jetesës tani që lexuam këtë histori (pasazh)?

Tregoni dhe Korrigjoni

  • Praktikojeni historinë duke i kërkuar dikujt ta tregojë atë dhe ndërkohë grupi do ta korrigjojë, nëse është e nevojshme.

Përmbledhje

Lexoni Luka 10:1-11. Jezusi i dërgoi ndjekësit e tij në botë që të bënin të njëjtat gjëra që kishte bërë edhe ai vetë: të luteshin për njerëzit, të përmbushnin nevojat e tyre dhe të ndanin lajmin e mirë të Mbretërisë. Kjo mund të përmblidhet si: Lutje, Kujdes, Ndarje. Ai e shumëfishoi veten duke trajnuar dhe dërguar në terren punëtorë të rinj. Personi i Paqes është një person i përgatitur nga Perëndia i cili do t’u mirëpresë ju dhe mesazhin që ju do përcillni. Përmes marrëdhënieve të tyre, ata do të hapin rrjete të reja njerëzish për Ungjillin.

Për më shumë informacion: Studioni Personat e Paqes në pasazhet e mëposhtme dhe diskutoni me anëtarët e tjerë të grupit: Luka 19:1-10, Marku 5:14-20, Gjoni 4:1-42, Veprat e Apostujve 16:13-15.


Third-third-blue.jpg

Përgatitja për Mision

  • Praktikoni përdorimin e Pyetjes së Mrekullueshme dhe kujdesin ndaj personave të tjerë.
  • Praktikoni ndonjë aftësi apo temë të mëparshme nëse është e nevojshme.

Pjesëmarrja në Mision

  • Zgjidhni 5 persona nga Lista e Rrjetit tuaj, me të cilët do të merrni iniciativën të ndani këtë javë.
    • Përdorini ato që keni mësuar këtë javë me të paktën 3 persona.
  • Shkruani deklarata “Unë do të _____ më datë _____” dhe tregojani grupit tuaj.

Lutja për Misionin

  • Dorëzojani Perëndisë qëllimet e gjithsecilit. Kërkojini Atij të na ndihmojë të tregohemi besnikë dhe të na përdorë të nisim një lëvizje për të bërë dishepuj.