10 STHB Historia Ime

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page FBS 10 My Story and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf
First-third-blue.jpg

Lavdërim

Lexoni një pjesë shkrimi dhe praktikoni një këngë adhurimi.

  • Shembull: Lexoni Psalmi 66:1-4 dhe këndoni këngë.

Kujdesi

Kujdesuni për nevojat e njëri-tjetrit në lutje, këshillim biblik dhe inkurajim.

  • Kërkojini çdo personi të tregojë një inkurajim dhe një sfidë me të cilën është përballur këtë javë.
  • Pyesni: “Çfarë doni që të bëjë Jezusi për ju këtë javë?” Lutuni për nevojat e njëri-tjetrit.

Kremtoni Besnikërinë

Inkurajoni llogaridhënie me dashuri, për t'iu bindur Jezusit.

  • Pyetini: “Çfarë ndodhi kur i besuat Zotit për qëllimet tuaja dhe për deklaratat “Unë do të _____ më datë _____...?”

Dhënia e Vizionit

Jepuni vizionin për identitetin e tyre në Krishtin, ose për atë që mund të bëjë Perëndia përmes tyre.

Shembull: Te Gjoni 3:8 Fryma e Perëndisë krahasohet me erën. Ne nuk mund ta kontrollojmë atë apo ta bëjmë të lëvizë, ajo fryn ku ka dëshirë. Ne nuk mund të krijojmë lëvizje, vetëm Fryma e Perëndisë mundet ta bëjë. Por ne mund ta pozicionojmë veten në mënyrë të tillë që, kur Ai lëviz, ne të jemi gati të lëvizim me Të. Aftësitë e thjeshta që po mësoni këtu ndihmojnë për ta bërë diçka të tillë. Lajmi i mirë është ky: Shpirti i Perëndisë po punon kudo. Le të vazhdojmë të përgatitemi dhe të lutemi që Fryma e Perëndisë do të lëvizë në ne.



Second-third-blue.jpg

Konteksti

Pali u arrestua për shkak të akuzave të rreme të udhëheqësve judenj se kishte shkelur një nga ligjet e tempullit. Gjatë fjalimit të tij vetëmbrojtës para guvernatorit, Pali tregoi historinë e tij, se si e kishte njohur Zotin Jezus dhe i kishte besuar Atij.

Lexoni

  • Lexoni ose shikoni Veprat e Apostujve 22:1-21 2-3 ndërsa gjithë të tjerët dëgjojnë.

Pyetje Zbuluese

  • Gjithsecili të thotë se çfarë i tërhoqi më shumë vëmendjen (ose çfarë u pëlqeu më shumë) dhe pse.
  • Si mendoni, përse është e rëndësishme kjo histori?
  • Si mund ta ndryshojmë stilin tonë të jetesës tani që lexuam këtë histori (pasazh)?

Tregoni dhe Korrigjoni

  • Praktikojeni historinë duke i kërkuar dikujt ta tregojë atë dhe ndërkohë grupi do ta korrigjojë, nëse është e nevojshme.

Përmbledhje

Historia e Palit (dëshmia) mund të përmblidhet në 3 pjesë:

  • jeta e tij para se të takonte Krishtin,
  • si u takua me Krishtin dhe
  • jeta e tij pasi takoi Krishtin

Ky model vazhdon akoma të jetë një mënyrë efektive për t’u treguar të tjerëve atë që ka bërë Jezusi në jetët tona. Historitë tona janë një dëshmi e fuqishme e të mirave që vijnë nga njohja e Zotit Jezus.



Third-third-blue.jpg

Përgatitja për Mision

  • Jepni një shembull modern duke treguar historinë tuaj dhe duke theksuar këto tre pika që përmendëm më parë.
  • Praktikoni tregimin e historisë me një partner.
  • Kërkojuni atyre të zgjedhin një fjalë që përshkruan secilën nga tre pjesët e historive të tyre.
  • Më pas kërkojuni t’i zgjerojnë ato duke shkruar 2-3 fjali për secilën nga këto 3 pjesë.
  • Jepuni kohë të praktikojnë historitë e tyre me një partner. Pas 3 minutash kërkojuni dëgjuesve të japin opinionin e tyre mbi historinë dhe të ndërrojnë rolet.
  • Nëse u lejon koha, kërkojuni të ndërrojnë partnerët dhe ta përsëritin procesin.

Pjesëmarrja në Mision

  • Zgjidhni 5 persona nga Lista e Rrjetit tuaj, me të cilët do të merrni iniciativën të ndani këtë javë.
    • Përdorini ato që keni mësuar këtë javë me të paktën 3 persona.
  • Shkruani deklarata “Unë do të _____ më datë _____” dhe tregojani grupit tuaj.

Lutja për Misionin

  • Dorëzojani Perëndisë qëllimet e gjithsecilit. Kërkojini Atij të na ndihmojë të tregohemi besnikë dhe të na përdorë të nisim një lëvizje për të bërë dishepuj.