11 STHB Si Të Dëshmosh Për Besimin

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page FBS 11 Being a Witness and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf
First-third-blue.jpg

Lavdërim

Lexoni një pjesë shkrimi dhe praktikoni një këngë adhurimi.

  • Shembull: Lexoni Psalmin 95:1-7 dhe këndoni këngë.

Kujdesi

Kujdesuni për nevojat e njëri-tjetrit në lutje, këshillim biblik dhe inkurajim.

  • Kërkojini çdo personi të tregojë një inkurajim dhe një sfidë me të cilën është përballur këtë javë.
  • Pyesni: “Çfarë doni që të bëjë Jezusi për ju këtë javë?” Lutuni për nevojat e njëri-tjetrit.

Kremtoni Besnikërinë

Inkurajoni llogaridhënie me dashuri, për t'iu bindur Jezusit.

  • Pyetini: “Çfarë ndodhi kur i besuat Zotit për qëllimet tuaja dhe për deklaratat “Unë do të _____ më datë _____...?”

Dhënia e Vizionit

Jepuni vizionin për identitetin e tyre në Krishtin, ose për atë që mund të bëjë Perëndia përmes tyre.

Shembull: Në librin e Veprave të Apostujve, ne shohim sesi besimtarët trajnonin të tjerët që të bëhesh trajnues për të tjerët. Një nga ndjekësit e parë të Jezusit ishte një njeri i quajtur Barnaba. Ai gjeti një besimtar të ri të quajtur Pal dhe e ndihmoi. Pali gjeti një besimtar të ri të quajtur Timote dhe e mori me vete, që të shkonin në shumë vende për të ndarë ungjillin. Më vonë, Pali i shkroi Timoteut duke i thënë që duhet të trajnonte njerëz besnikë nëpër kisha, të cilët do të gjenin të krishterë të rinj për të trajnuar. Lexoni 2 Timoteut 2:2. Jezusi te Barnaba, Pali, Timoteu, te njerëzit besnikë, te të krishterët e rinj. Të gjithë të krishterët janë thirrur të trajnojnë të tjerë që edhe ata të trajnojnë të tjerë. Në këtë mënyrë ungjilli përhapet me shpejtësi.



Second-third-blue.jpg

Konteksti

Pas ringjalljes së Tij, Jezusi vazhdoi t’i mësonte dishepujt e vet në lidhje me Mbretërinë e Perëndisë. Gjatë takimit të tij të fundit me ta, Ai i siguroi për misionin për të cilin ishin thirrur ata dhe për ndihmën që do t’u siguronte ai.

Lexoni

  • Lexoni ose shikoni Veprat e Apostujve 1:1-8 2-3 ndërsa gjithë të tjerët dëgjojnë.

Pyetje Zbuluese

  • Gjithsecili të thotë se çfarë i tërhoqi më shumë vëmendjen (ose çfarë u pëlqeu më shumë) dhe pse.
  • Si mendoni, përse është e rëndësishme kjo histori?
  • Si mund ta ndryshojmë stilin tonë të jetesës tani që lexuam këtë histori (pasazh)?

Tregoni dhe Korrigjoni

  • Praktikojeni historinë duke i kërkuar dikujt ta tregojë atë dhe ndërkohë grupi do ta korrigjojë, nëse është e nevojshme

Përmbledhje

Të ndjekësh Jezusin do të thotë t’i bindesh urdhërimit të tij për t’u bërë dëshmitarët e Tij. Por ne mund ta bëjmë atë që duhet vetëm me ndihmën e fuqisë së Shpirtit të Shenjtë në jetët tona. Vetëm përmes fuqisë së Tij ne mund të bëhemi dëshmitarë të frytshëm. Dëshira e Perëndisë është që ne t’i dëshmojmë kujtdo, atyre si ne dhe atyre që nuk janë si ne; atyre afër nesh dhe atyre që jetojnë në të gjithë botën.

Për më shumë informacion: Lexoni Koncepti i Transferueshëm #5: Si të jesh një dëshmitar i frytshëm dhe diskutoni me një anëtar tjetër të grupit.



Third-third-blue.jpg

Përgatitja për Mision

  • Kujtojuni atyre që: Suksesi në ungjillizim është thjesht marrja e iniciativës për të ndarë Krishtin, në Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, duke ia lënë rezultatet Perëndisë.
  • Rikujtoni parimin e Frymëmarrjes Shpirtërore dhe jepuni mundësi të kryejnë personalisht Marrjen dhe Nxjerrjen e frymës.
  • Jepuni kohë të luten për kontrollin dhe fuqizimin

nga Fryma e Shenjtë.

Pjesëmarrja në Mision

  • Zgjidhni 5 persona nga Lista e Rrjetit tuaj, me të cilët do të merrni iniciativën të ndani këtë javë.
    • Përdorini ato që keni mësuar këtë javë me të paktën 3 persona.
  • Shkruani deklarata “Unë do të _____ më datë _____” dhe tregojani grupit tuaj.

Lutja për Misionin

  • Dorëzojani Perëndisë qëllimet e gjithsecilit. Kërkojini Atij të na ndihmojë të tregohemi besnikë dhe të na përdorë të nisim një lëvizje për të bërë dishepuj.