STHB 12 Hapja e dyerve

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page FBS 12 Opening Doors and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf
First-third-blue.jpg

Lavdërim

Lexoni një pjesë shkrimi dhe praktikoni një këngë adhurimi.

  • Shembull: Lexoni Psalmin 9:1-2 dhe këndoni këngë.

Kujdesi

Kujdesuni për nevojat e njëri-tjetrit në lutje, këshillim biblik dhe inkurajim.

  • Kërkojini çdo personi të tregojë një inkurajim dhe një sfidë me të cilën është përballur këtë javë.
  • Pyesni: “Çfarë doni që të bëjë Jezusi për ju këtë javë?” Lutuni për nevojat e njëri-tjetrit.

Kremtoni Besnikërinë

Inkurajoni llogaridhënie me dashuri, për t'iu bindur Jezusit.

  • Pyetini: “Çfarë ndodhi kur i besuat Zotit për qëllimet tuaja dhe për deklaratat “Unë do të _____ më datë _____...?”

Dhënia e Vizionit

Jepuni vizionin për identitetin e tyre në Krishtin, ose për atë që mund të bëjë Perëndia përmes tyre.

Shembull: Meqënëse gjithsecili është thirrur të ndjekë Jezusin dhe të bëhet peshkatar njerëzish, ne duhet të kuptojmë që në këtë botë ka vetëm dy lloje njerëzish, të humbur dhe të shpëtuar. Të humburit kanë nevojë të ndjekin Jezusin. Të shpëtuarit duhet të mësojnë të peshkojnë të humburit. Kur e sheh botën të ndarë vetëm në këto dy kategori, atëhere ndërveprimet tuaja të përditshme bëhen më të thjeshta. Nëse ju takoni persona të humbur, dëshmojuni atyre. Nëse takoni persona të shpëtuar, ofrojuni trajnim. E shikoni sa e thjeshtë?!



Second-third-blue.jpg

Konteksti

Pjetri u drejtua nga Fryma që të shkonte në një qytet bregdetar të quajtur Cezare, ku jetonte një centurion romak i quajtur Kornel. Ai ishte një Person Paqeje i përgatitur nga Perëndia. Pjetri u bind dhe udhëtoi për në Cezare për t’i treguar Korneliusit për Jezusin. Le të shohim se çfarë do të ndodhë.

Lexoni

  • Lexoni ose shikoni Veprat e Apostujve 10:24- 48 2-3 herë ndërsa gjithë të tjerët dëgjojnë.

Pyetje Zbuluese

  • Gjithsecili të thotë se çfarë i tërhoqi më shumë vëmendjen (ose çfarë u pëlqeu më shumë) dhe pse.
  • Si mendoni, përse është e rëndësishme kjo histori?
  • Si mund ta ndryshojmë stilin tonë të jetesës tani që lexuam këtë histori (pasazh)?

Tregoni dhe Korrigjoni

  • Praktikojeni historinë duke i kërkuar dikujt ta tregojë atë dhe ndërkohë grupi do ta korrigjojë, nëse është e nevojshme.

Përmbledhje

Personat e Paqes janë njerëz marrëdhëniesh. Ne mund të ndajmë ungjillin me njerëz individualisht, por duhet që në të njëjtën kohë të kërkojmë mundësi të ndryshme për të ndarë ungjillin me miqtë dhe familjarët e Personave të Paqes. Shembuj të tjerë të ndarjes së Ungjillit përmes marrëdhënieve janë Lidia dhe familja e saj (Veprat e Apostujve 16:14-15), rojtari i burgut dhe familja e tij (Veprat e Apostujve 16:30-33) dhe Mateu, taksambledhësi, me miqtë e tij (Mateu 9:9-10).



Third-third-blue.jpg

Përgatitja për Mision

Praktikoni organizimin e një ngjarjeje ungjillizuese në shtëpinë e një Personi të Paqes.

  • Diskutoni si do ta sfidoni Personin e Paqes që të hapë shtëpinë për këtë ngjarje.
  • Diskutoni si do t’i përdorni filmat e shkurtër dhe klipet e Filmit ‘Jezus’ për të filluar biseda shpirtërore, duke përdorur dy pyetjet standarte.
  • Diskutoni cila do të ishte mënyra më e mirë për t’u ofruar mundësinë që të luten.
  • Diskutoni si do të vazhdoni ndjekjen e personave që e kanë vendosur besimin te Krishti.

Pjesëmarrja në Mision

  • Zgjidhni të paktën një Person të Paqes të cilit do t’i kërkoni të organizojnë ngjarjen ungjillizuese në shtëpinë e vet.
  • Zgjidhni 5 persona nga Lista e Rrjetit tuaj, me të cilët do të merrni iniciativën të ndani këtë javë.
  • Shkruani deklarata “Unë do të _____ më datë _____” dhe tregojani grupit tuaj.

Lutja për Misionin

Dorëzojani Perëndisë qëllimet e gjithsecilit. Kërkojini Atij të na ndihmojë të tregohemi besnikë dhe të na përdorë të nisim një lëvizje për të bërë dishepuj.