STHB 13 Përkushtimi Ndaj Njëri-Tjetrit
Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf
Lavdërim
Lexoni një pjesë shkrimi dhe praktikoni një këngë adhurimi.
- Shembull: Lexoni Psalmin 100 dhe këndoni këngë.
Kujdesi
Kujdesuni për nevojat e njëri-tjetrit në lutje, këshillim biblik dhe inkurajim.
- Kërkojini çdo personi të tregojë një inkurajim dhe një sfidë me të cilën është përballur këtë javë.
- Pyesni: “Çfarë doni që të bëjë Jezusi për ju këtë javë?” Lutuni për nevojat e njëri-tjetrit.
Kremtoni Besnikërinë
Inkurajoni llogaridhënie me dashuri, për t'iu bindur Jezusit.
- Pyetini: “Çfarë ndodhi kur i besuat Zotit për qëllimet tuaja dhe për deklaratat “Unë do të _____ më datë _____...?”
Dhënia e Vizionit
Jepuni vizionin për identitetin e tyre në Krishtin, ose për atë që mund të bëjë Perëndia përmes tyre.
Shembull: Lexoni Efesianëve 2:1-10. A nuk është e mrekullueshme? Ne ishim të vdekur në mëkatet tona, por Perëndia na ka dhënë jetë. Ai e bëri të gjithë këtë, që ne të mund të përmbushim veprat e mira që Ai ka përgatitur për ne. Jetët tona janë plot qëllim dhe kuptim. Le të inkurajojmë njëri-tjetrin duke i kujtuar këto të vërteta.
Konteksti
Gjatë një feste të judenjve të quajtur Pentakost, në Jeruzalem ishin mbledhur judenj nga e gjithë bota. Perëndia dërgoi Shpirtin e Shenjtë mbi 120 nga ndjekësit e vet, të cilët ishin mbledhur së bashku. Përmes fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, këta 120 persona filluan të flisnin në gjuhët e vizitorëve nga e gjithë bota. Pjetri filloi t’i predikonte turmës në lidhje me vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit, duke ua provuar atyre se Ai ishte Mesia i shumëpritur prej tyre. Si rezultat 3,000 persona besuan dhe u pagëzuan. Por çfarë ndodhi pasi ata besuan?
Lexoni
- Lexoni ose shikoni Veprat e Apostujve 2:41- 47 2-3 herë ndërsa gjithë të tjerët dëgjojnë.
Pyetje Zbuluese
- Gjithsecili të thotë se çfarë i tërhoqi më shumë vëmendjen (ose çfarë u pëlqeu më shumë) dhe pse.
- Si mendoni, përse është e rëndësishme kjo histori?
- Si mund ta ndryshojmë stilin tonë të jetesës tani që lexuam këtë histori (pasazh)?
Tregoni dhe Korrigjoni
- Praktikojeni historinë duke i kërkuar dikujt ta tregojë atë dhe ndërkohë grupi do ta korrigjojë, nëse është e nevojshme.
Përmbledhje
Lexoni Mateut 16:18. Shpirti i Shenjtë i drejtoi besimtarët e hershëm që të takoheshin së bashku rregullisht për adhurim, lutje, miqësi, studim të Fjalës së Perëndisë, për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të arritur ata që nuk e njihnin akoma Krishtin. Në çdo vend të Veprave të Apostujve njerëzit bëhen ndjekës të Krishtit dhe e bëjnë këtë përkushtim edhe ndaj njëri-tjetrit. Ky është përshkrimi i një kishe lokale.
Përgatitja për Mision
- Praktikoni vizatimin e kishës së shëndetshme si një mënyrë të thjeshtë për të kujtuar të gjitha karakteristikat e saj. Përfshini: adhurimin, dashurinë vëllazërore ndaj njëri-tjetrit, studimin e Fjalës së Perëndisë, lutjen, Darkën e Zotit, pagëzimin, bërjen e dishepujve, dëshmimin, dhënien dhe drejtuesit plot përkujdesje për kishën.
- Diskutoni pyetjet në vazhdim:
“A dëshiron ky grup të bëjë këtë përkushtim ndaj njëri-tjetrit? Të bëhemi kisha e Zotit tonë në këtë vend?”
Pjesëmarrja në Mision
- Zgjidhni 5 persona nga Lista e Rrjetit tuaj, me të cilët do të merrni iniciativën të ndani këtë javë.
- Shkruani deklarata “Unë do të _____ më datë _____” dhe tregojani grupit tuaj.
Lutja për Misionin
Dorëzojani Perëndisë qëllimet e gjithsecilit. Kërkojini Atij të na ndihmojë të tregohemi besnikë dhe të na përdorë të nisim një lëvizje për të bërë dishepuj.