14 STHB Duke Kujtuar Sakrificën e Jezusit

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page FBS 14 Remembering Jesus Sacrifice and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf
First-third-blue.jpg

Lavdërim

Lexoni një pjesë shkrimi dhe praktikoni një këngë adhurimi.

  • Shembull: Lexoni Mateu 10:28-30 dhe këndoni këngë.
  • (fakultative) Përdorni një Deklaratë Besimi për Jezusin, si te Filipianëve 2:11b; 1 Timoteut 2:4-6a.

Kujdesi

Kujdesuni për nevojat e njëri-tjetrit në lutje, këshillim biblik dhe inkurajim.

  • Kërkojini çdo personi të tregojë një inkurajim dhe një sfidë me të cilën është përballur këtë javë.
  • Pyesni: “Çfarë doni që të bëjë Jezusi për ju këtë javë?” Lutuni për nevojat e njëri-tjetrit.

Kremtoni Besnikërinë

Inkurajoni llogaridhënie me dashuri, për t'iu bindur Jezusit.

  • Pyetini: “Çfarë ndodhi kur i besuat Zotit për qëllimet tuaja dhe për deklaratat “Unë do të _____ më datë _____...?”

Dhënia e Vizionit

Jepuni vizionin për identitetin e tyre në Krishtin, ose për atë që mund të bëjë Perëndia përmes tyre.

Shembull: Lexoni Hebrenjve 10:19-25. Zoti nuk na ka thirrur për të qenë vetëm. Ai na ka thirrur që të jemi së bashku. Ne përballemi me shumë sfida dhe kemi nevojë për inkurajim dhe përgjegjshmëri që t’i bindemi Zotit. Ne e ndjekim më mirë Atë kur jemi pjesë e një komuniteti. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, prandaj mos hiqni dorë nga mbledhja së bashku.



Second-third-blue.jpg

Konteksti

Perëndia u dha judenjve një festë të veçantë të quajtur Pashka, për të kujtuar se si Ai i shpëtoi ata nga skllavëria në Egjipt. Natën para se Jezusi të vdiste në kryq, Ai e festoi Pashkën me dishepujt e vet dhe u shpjegoi atyre se si lidhej Pashka me Të.

Lexoni

  • Lexoni ose shikoni Luka 22:14-20 2-3 ndërsa gjithë të tjerët dëgjojnë.

Pyetje Zbuluese

  • Gjithsecili të thotë se çfarë i tërhoqi më shumë vëmendjen (ose çfarë u pëlqeu më shumë) dhe pse.
  • Si mendoni, përse është e rëndësishme kjo histori?
  • Si mund ta ndryshojmë stilin tonë të jetesës tani që lexuam këtë histori (pasazh)?

Tregoni dhe Korrigjoni

  • Praktikojeni historinë duke i kërkuar dikujt ta tregojë atë dhe ndërkohë grupi do ta korrigjojë, nëse është e nevojshme.

Përmbledhje

Jezusi u modeloi ndjekësve të vet një mënyrë për të përkujtuar vdekjen e Tij sakrifikuese në kryq. [Merrni një copë bukë.] Buka përfaqëson trupin e Tij, i cili u thye për ne. [Tregojuni verën ose lëngun e frutave.] Kjo pije përfaqëson gjakun që u derdh për ne dhe na krijoi një rrugë të re për të komunikuar me Perëndinë. Ai gjithashtu i urdhëroi ata të vazhdonin ta praktikonin këtë.

Te 1 Korintasve 11:23-30, ne shohim që Pali themeloi kisha të reja. Ai u mësoi të gjithë besimtarëve të rinj se si t’i bindeshin urdhërimit të Jezusit.



Third-third-blue.jpg

Përgatitja për Mision

Praktikoni Darkën e Zotit. Përdorni mënyrën e sugjeruar nga drejtuesit e kishës lokale, ose përdorni mënyrën e mëposhtme.

  • Lexoni 1 Korintasve 11:23-30.
  • Ndaloni dhe jepuni kohë të rrëfejnë mëkatet e tyre dhe të bisedojnë me Zotin.
  • Shpërndani bukën dhe u thoni që ajo përfaqëson trupin e Tij, i cili u thye për ne. Hajeni të gjithë së bashku!
  • Shpërndani pijet dhe u thoni që ajo përfaqëson gjakun e Tij që u derdh për ne. Pijeni të gjithë së bashku!
  • Lutuni dhe falenderoni Zotin për çfarë ka bërë për ne.

Pjesëmarrja në Mision

  • Zgjidhni 5 persona nga Lista e Rrjetit tuaj, me të cilët do të merrni iniciativën të ndani këtë javë.
  • Shkruani deklarata “Unë do të _____ më datë _____” dhe tregojani grupit tuaj.

Lutja për Misionin

Dorëzojani Perëndisë qëllimet e gjithsecilit. Kërkojini Atij të na ndihmojë të tregohemi besnikë dhe të na përdorë të nisim një lëvizje për të bërë dishepuj.