MC2 04SHD Njerëzit e përgatitur nga Perëndia: Njeriu i paqes

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page MC2 04FN God-Prepared People and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎hrvatski • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎македонски • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Në këtë sesion, ju do të mund të kuptoni parimin e gjetjes së një personi të cilin e ka përgatitur Perëndia dhe që njihet si Personi i Paqes. Ju gjithashtu do të mësoni ndikimin e madh që ka në mbretëri Personi i Paqes, duke arritur rrjetin tuaj apo zonën e synuar. (Luka 10:1-24; Gjoni 4:1-42; Luka 19:1-10; Luka 8:26-39; Veprat e Apostujve 16:11-15; Veprat e Apostujve 17:1-9)


Shikim Pas (20-30 min)

First third.jpg


SHËNIM: Ndajini njerëzit në grupe me nga 4-6 persona për këtë sesion. Shpërndajuni shënimet e pjesëmarrësit.

Lutje dhe Kujdes

  • Caktoni një drejtues grupi të vogël për të lehtësuar procesin e ndarjes me njëri-tjetrin.
  • Kërkojini çdo grupi të diskutojë se për çfarë janë mirënjohës gjatë kësaj jave.
  • Kërkojini çdo personi të tregojë si po ia kalon, të ndajë me grupin 1-2 kërkesa lutjeje dhe më pas të luten për njëri-tjetrin.

SHËNIM: Nëse dikush ka nevojë për më shumë ndihmë, caktoni një orar kur mund të takoheni për ta ndihmuar me nevojën që ka.

Kremtoni Besnikërinë

  • Inkurajoni llogaridhënie me dashuri, për t'iu bindur Jezusit.
  • Kërkojini çdo grupi të tregojë çfarë ndodhi kur po i besonin Zotit për qëllimet e tyre dhe për deklaratat “Unë do të _____ më datë _____”...
  • Pasi kanë mbaruar të gjitha grupet, pyetini nëse ndonjëri prej tyre ka dëshirë të ndajë për ato që diskutuan, me grupin e madh.

Dhënia e Vizionit

Jepuni vizionin për identitetin e tyre në Krishtin, ose për atë që mund të bëjë Perëndia përmes tyre ndërsa ndërmarrin hapa besimi.

    • Për shembull:

Një nga premtimet më të mëdha në të gjithë Shkrimin gjendet në Porosinë e Madhe dhe shpesh neglizhohet. Ne tentojmë të fokusohemi në urdhërimin për të bërë dishepuj, por Jezusi pasi tha këtë, premtoi: “Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës.” (Mateu 28:20). Sa herë që përballemi me sfidën apo frikërat në arritjen e të tjerëve ose në bërjen e dishepujve, duhet të kujtojmë që Jezusi na premtoi se do të jetë me ne deri në mbarim të botës.

Shohim Lart (45 min)

Second third.jpg

Veprimtaria #1 Dërgimi i të 70-ve

  • Lexoni ose shikoni Lukën 10:1-24, për Dërgimin e të Shtatëdhjetëve.
  • Kërkojuni grupeve të vogla të dikutojnë përgjigjet e pjesëmarrësit mbi:
    • Çfarë ju pëlqeu më shumë? Përse?
  • Kërkoni që 1-2 drejtues grupesh të përmbledhin atë që diskutuan grupet e tyre.

Përmbledhje

Jezusi i dërgoi ndjekësit e Tij në zonat përreth me udhëzime të qarta. Ndërsa hynin nëpër fshatra, ata duhet të takoheshin me njerëzit. Ata duhet të kërkonin ato vende nëpër të cilat i mirëprisnin. Ata duhet të kërkonin ata njerëz të cilët do të t’u hapnin dyert. Ata duhet të shikonin për prova, të cilat tregonin që Perëndia ishte duke punuar në ta dhe e vërteta frymërore do të pranohej. Nëse nuk do të mirëpriteshin, atëhere duhet të vazhdonin më tej duke kërkuar ata persona të cilët ishin të gatshëm t’i mirëprisnin. Si përmbledhje ne mund të përdorim Lutje, Kujdes, Ndarje, për të përshkruar çfarë bënë ata për të gjetur Persona të Paqes.

Veprimtaria #2 Videot e Personave të Paqes

  • Caktoni një drejtues grupi të vogël për të lehtësuar procesin e ndarjes me njëri-tjetrin.
  • Lexoni ose shikoni shembujt e Personave të Paqes.
    • Gruaja samaritane te pusi (Gjoni 4:1-42) [1]
    • Zakeu (Luka 19:1-10) [2]
    • I demonizuari (Luka 8:26-39) [3]
    • Lidia (Veprat e Apostujve 16:11-15)
    • Jasoni (Veprat e Apostujve 17:1-9)
  • Ndërsa shfaqet videoja apo lexohet historia e Biblës, kërkojuni pjesëmarrësve të plotësojnë tabelën e mëposhtme me karakteristikat dhe veprimet e çdo personi të paqes.


Personi Karakteristikat Veprimet
Gruaja Samaritane
Zakeu
I Demonizuari
Lidia
Jasoni


  • Kërkojuni drejtuesve të grupeve të fillojnë në grupet e tyre një diskutim në lidhje me këto karakteristika dhe veprimtari.
  • Kërkoni që 1-2 drejtues grupesh të përmbledhin atë që diskutuan grupet e tyre.

Përmbledhje

Një Person Paqeje është dikush i cili ju mirëpret ju dhe mesazhin tuaj. Një Person Paqeje është një person, të cilit i pëlqejnë marrëdhëniet. Ata janë të ngazëllyer dhe të gatshëm për të arritur rrjetin e tyre të familjes dhe miqve, me lajmin e mirë. Përmes rrjetit të tyre të marrëdhënieve ungjilli do të shpërndahet në shumë njerëz të rinj dhe vende të reja. Kjo është mendësia bazë në shumëfishimin e kishës. Ne duhet t’u afrohemi njerëzve duke pritur të shohim punën që ka nisur Perëndia në ta. Në sesionin e kaluar, ne mësuam që përdorimi i Pyetjes së Mrekullueshme dhe Kujdesit, është një mënyrë e mirë për të peshkuar Personat e Paqes.

Shohim Përpara (45 min)

Third third.jpg

Përgatitja për Mision

  • Nëse ata kanë patur mundësi të ndajnë me dikë Pyetjen e Mrekullueshme gjatë javës që kaloi, kërkoi çdo personi të identifikojë cilët ishin ata që shfaqën karakteristika të Personit të Paqes.
  • Kërkojini çdo personi të tregojë listën e vet në grupin e vogël dhe më pas lutuni të gjithë së bashku për njerëzit që kanë potencialin të jenë Persona të Paqes.
  • Kërkojuni tyre të luten për një Person Paqeje të cilit mund t’i kërkojnë të organizojë një ngjarje ungjillizuese në grup gjatë javëve në vazhdim.

Pjesëmarrja në Mision

  • Zgjidhni 5 persona nga Lista e Rrjetit tuaj, të cilëve do u bëni Pyetjen e Mrekullueshme gjatë kësaj jave.
    • Mos harroni të vazhdoni kontaktin me personat nga java e kaluar për të parë se çfarë ka bërë Perëndia gjatë kësaj kohe në ta.
  • Shkruani deklarata “Unë do të _____ më datë _____” dhe tregojani grupit tuaj të vogël.
  • Caktoni një kohë kur do takoheni me partnerin tuaj në dyshe.

Lutja për Misionin

Dorëzojani Perëndisë qëllimet e gjithsecilit. Kërkojini Atij të na ndihmojë të tregohemi besnikë dhe të na përdorë të nisim një lëvizje për të bërë dishepuj.

Për Studim të Mëtejshëm

Lexoni Koncepti i Transferueshëm #7 – Si të ndihmosh në përmbushjen e Porosisë së Madhe

Lexoni Personat e Paqes nga Dr. Tom Wolf

Libri në formë elektronike Ungjilli Viral nga Aleks Absalom është një diskutim i shkëlqyer mbi Personat e Paqes: