MC2 07SHD Studimet Themelore të Biblës

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page MC2 07FN Foundations for New Believers and 7 Stories of Hope and the translation is 98% complete.
Outdated translations are marked like this.
Other languages:
English • ‎hrvatski • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎македонски • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Në këtë sesion, ju do të mësoni si të ndihmoni besimtarët e rinj të fillojnë të ndjekin Krishtin dhe të bëhen peshkatarë njerëzish. (Veprat e Apostujve 2:42-47; Gjoni 10:22-30; Galatasve 5:16-25; Luka 15:11-24)


Shohim Mbrapa (20-30 min)

First third.jpg


SHËNIM: Ndajini njerëzit në grupe me nga 4-6 persona për këtë sesion. Shpërndajuni të gjithëve shënimet e pjesëmarrësit.

Lutje dhe Kujdes

  • Kërkojini çdo grupi të diskutojë se për çfarë janë mirënjohës gjatë kësaj jave.
  • Kërkojini çdo personi të tregojë si po ia kalon, të ndajë me grupin 1-2 kërkesa lutjeje dhe më pas të luten për njëri-tjetrin.

SHËNIM: Nëse dikush ka nevojë për më shumë ndihmë, caktoni një orar kur mund të takoheni për ta ndihmuar me nevojën që ka.

Kremtoni Besnikërinë

  • Inkurajoni llogaridhënie me dashuri, për t'iu bindur Jezusit.
  • Caktoni një drejtues grupi të vogël, i cili do të drejtojë anëtarët e grupit ndërsa tregojnë çfarë ndodhi kur po i besonin Zotit për qëllimet e tyre dhe për deklaratat “Unë do të _____ më datë _____...”.


  • Pyetini nëse ndonjëri prej tyre ka dëshirë të ndajë për ato që diskutuan, me grupin e madh.

Dhënia e Vizionit

Jepuni vizionin për identitetin e tyre në Krishtin, ose për atë që mund të bëjë Perëndia përmes tyre ndërsa ndërmarrin hapa besimi.

    • Për shembull:

Ju po ndiqni Jezusin. Ju jeni peshkatarë njerëzish. Ndihma që u jepni besimtarëve të rinj për t’u rritur është një pjesë kritike e Porosisë së Madhe. Dhe ne jemi partnerët e Perëndisë në punën që po bën Ai. Ashtu siç u ka shkruar Pali Korintasve: “Unë mbolla, Apoli ujiti, por Perëndia i bëri të rriten. Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rrit.” Ndërsa ne ndajmë besnikërisht Fjalën e Perëndisë, mund të rrimë të qetë, sepse e dimë që rezultatet nuk varen nga ne, por Perëndia është Ai që sjell rritjen.


Shohim Lart (60 min)

Second third.jpg

Veprimtaria #1 Prezantimi me Studimin Biblik Themelor #1

  • Shpërndajuni pjesëmarrësve Studimin Biblik Themelor #1 (Siguria e Shpëtimit, Gjoni 10:22-30)
  • Kërkojini çdo grupi të lexojnë një pjesë të ndryshme të mësimit dhe të diskutojnë:

Çfarë ju pëlqeu më shumë? Përse?

  • Pyesni nëse ka vullnetarë të gatshëm të ndajnë atë që diskutuan në secilin grup.

Përmbledhje

Ndërsa trajnojmë besimtarët e rinj, ne do të përdorim të njëjtin format 3/3, që keni përdorur ju, sepse është praktika më e mirë që na mundëson të shohim rezultatet e trajnimit MC2: shumëfishimi, brezat dhe karakteristikat e Veprave të Apostujve 2.

Ndihma që mund t’u japim besimtarëve të rinj për të kuptuar si të sigurohen që janë fëmijë të Perëndisë, është themelore për jetët e tyre të reja në Krishtin. Përjetësia e tyre është e sigurt sepse ata janë mbështjellë nga duart e Atit dhe të Birit. Asnjë gjë nuk mund t’i largojë ata nga siguria që vjen nga marrëdhënia e tyre e re.

Veprimtaria # 2 Demonstrim i Studimit Biblik Themelor #2

  • Zgjidhni 4-5 nga pjesëmarrësit për të marrë pjesë në demonstrim.
  • Shpërndajuni pjesëmarrësve që do të vëzhgojnë demonstrimin Studimin Biblik Themelor #2 (Marrëdhëniet dhe Miqësia, Luka 15:11-24).
  • Tregojuni atyre që do t’u jepet mundësia të praktikojnë mësimin #3 dhe kërkojuni të mbajnë shënime mbi pikat në vazhdim: drejtimi i diskutimit biblik dhe 4 pjesët “E KUQE”.
  • Ju, trajnuesi, do të drejtoni demonstrimin dhe seksionin Vështrim Lart të studimit.
  • Pas demonstrimit, kërkojuni grupeve të vogla të diskutojnë përgjigjet e pjesëmarrësve për pyetjet:

Çfarë ju pëlqeu më shumë? Përse?

Përmbledhje

Drejtimi i një diskutimi mbi Fjalën e Perëndisë e lejon Shpirtin e Shenjtë të mësojë besimtarët e rinj ndërsa zbulojnë së bashku të vërteta të reja. Ky diskutim përbëhet nga: një kontekst i pasazhit, dëgjimi i Fjalës së Perëndisë, diskutim pyetjesh zbuluese, ritregimi historisë dhe përmbledhje me qëllim që të theksohen të vërtetat e rëndësishme që nuk duhen harruar.

Ne duhet të mësojmë si e ndikon mëkati ynë marrëdhënien me Perëndinë, sepse është themelore në jetën e një besimtari të ri në Krishtin. Është e rëndësishme të kujtojmë që edhe pse mëkati e ndikon miqësinë tonë me Zotin Jezus, Ati ynë qiellor është i gatshëm t’i falë fëmijët e Tij.

Shohim Përpara (45 min)

Third third.jpg

Përgatitja për Mision

  • Disa herë njerëzit e kanë dëgjuar Ungjillin dhe nuk e kanë pranuar atë, por dëshirojnë të takohen përsëri për të kuptuar më mirë, prandaj 7 Historitë e Shpresës i ndihmojnë njerëzit të marrin një vendim për të ndjekur Jezus Krishtin. Praktikoni historinë e parë të kësaj serie shprese (Shpresë për të Refuzuarit: Gruaja Mëkatare – Luka 7:36-50)
  • Pasi të keni praktikuar, kërkojuni grupeve të bëjnë një përmbledhje të përvojës që patën duke iu përgjigjur pyetjeve:

Çfarë ju pëlqeu më shumë? Përse?

  • Çdo person duhet t’i ndajë përgjigjet e veta me të gjithë grupin e vogël.
  • Sigurohuni që do t’u shpjegoni atyre si mund të gjejnë një kopje të Studimeve Biblike Themelore dhe të 7 Historive të Shpresës.

Pjesëmarrja në Misione

  • Kërkojini çdo personi të rishikojë listën e vet të Rrjetit dhe të shtojë në të njerëzit e rinj që mund të ketë takuar.
  • Kujtojini ata të identifikojnë njerëzit të cilëve u kanë bërë Pyetjen e Mrekullueshme dhe që kanë karakteristikat e një Personi të Paqes.


  • Zgjidhni 5 persona nga Lista e Rrjetit tuaj, me të cilët do të bisedoni gjatë kësaj jave.
    • Ndani Ungjillin me të paktën 3 prej tyre.
    • Me dy personat e mbetur vazhdoni të praktikoni një nga mënyrat e mësuara në mësimet e mëparshme.
    • Nëse ndonjëri e ka vendosur tashmë besimin te Krishti, takohuni me ta për të filluar Studimin Biblik Themelor #1.
    • Nëse është dikush që nuk e ka vendosur besimin e vete te Krishti, takohuni me të për të filluar 7 Historitë e shpresës.
  • Shkruani deklarata “Unë do të _____ më datë _____” dhe tregojani grupit tuaj të vogël.
  • Caktoni një kohë kur do takoheni me partnerin tuaj në dyshe. Ju madje mund të shkoni së bashku për t’u takuar me ndonjë besimtar të ri dhe për të filluar një Studim Themelor Bible. Bëni një vlerësim të studimit me njëri-tjetrin.

Lutja për Misionin

Dorëzojani Perëndisë qëllimet e gjithsecilit. Kërkojini Atij të na ndihmojë të tregohemi besnikë dhe të na përdorë të nisim një lëvizje për të bërë dishepuj.

Për Studim të Mëtejshëm