Shembull Teksti për Ftesën

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page Sample Invitation Script and the translation is 100% complete.
Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎македонски • ‎русский • ‎ქართული

Shkarkojeni këtë faqe si dokument pdf

Shembull Teksti për Ftesën - Ngjarje Ungjillizuese në Shtëpi duke Përdorur Klipet e Filmave

Më poshtë është një shembull teksti të cilin mund ta përdorni për të filluar një bashkëbisedim me një person, i cili mund të jetë mikpritësi i njërës prej ngjarjeve ungjillizuese në shtëpi, duke përdorur klipet e filmave. Një nga kërkesat për personin që do të hapë shtëpinë e vet për këtë ngjarje ungjillizuese është të ketë një televizor me ekran të sheshtë, i cili pranon një kartë të vogël memorjeje ose USB me klipet e filmave që do të shfaqen. Nëse i zoti i shtëpisë nuk ka televizorin e përshtatshëm, atëhere ndoshta mund të kërkoni të merrni hua një videoprojektor dhe ta përdorni për shfaqjen e filmave.

Pas përshëndetjeve të para, ju mund të thoni:

Unë jam pjesë e një trajnimi ku po mësojmë më shumë rreth Jezusit. Ne gjithashtu po mësojmë si t’i ndihmojmë ata persona, të cilët duan të mësojnë më shumë rreth Jezusit.

Ne po organizojmë disa takime ku njerëzit mund të mblidhen së bashku nëpër shtëpi të ndryshme. Ne do të shohim 3 ose 4 video shumë të shkurtra, rreth 3-5 minuta secila dhe do të diskutojmë rreth kuptimit që ka secila.

A mund të të tregoj dy shembuj?

[Tregoi dy shembuj videosh në telefonin tënd, një film të shkurtër dhe një klip të filmit Jezus.]

Ne po kërkojmë disa njerëz, të cilët do të jenë të gatshëm të hapin shtëpitë e tyre dhe të mirëpresin njerëzit për këto takime. Ti nuk duhet të bësh asgjë tjetër, përveçse të ftosh disa anëtarë të familjes sate dhe disa miq. Edhe unë do të ftoj disa njerëz gjithashtu.

A do të ishe i/e interesuar për të hapur shtëpinë dhe mirëpritur njerëzit për një ngjarje të tillë?

A ke një televizor i cili pranon një kartë memorjeje ose një USB? A mund ta kontrolloj unë dhe ta shoh nëse është i përshtatshëm? Ne duhet ta dimë paraprakisht se si do t’i shfaqim videot e filmave.