Dërgimi i të Shtatëdhjetëve (Luka 10:1-24)

From mc2
Jump to navigation Jump to search
This page is a translated version of the page Sending of the Seventy (Luke 10:1-24) and the translation is 98% complete.


Other languages:
English • ‎polski • ‎română • ‎shqip • ‎srpski (latinica)‎ • ‎čeština • ‎български • ‎македонски • ‎русский • ‎ქართული

You can translate that or just copy paste from the contenporary translation or that which is used in the Jesus film in your language

0:00:01.790,0:00:06.899

Pastaj Zoti caktoi shtatëdhjetë të tjerë dhe i nisi dy nga dy përpara tij,

0:00:06.900,0:00:11.120

në çdo qytet dhe vend ku ai do të shkonte.

0:00:11.300,0:00:17.240

Dhe u thoshte atyre: E korra është e madhe, kurse punëtorë janë pak;

0:00:17.400,0:00:22.180

lutjuni Zotit të të korrave që të çojë punëtorë në të korrën e vet.

0:00:22.400,0:00:28.220

Shkoni; ja, unë ju dërgoj si qengja në mes të ujqërve.

0:00:28.220,0:00:33.860

Mos merrni me vete as çanta, as trasta, as sandale dhe mos përshëndetni asnjeri rrugës.

0:00:34.120,0:00:38.420

Dhe në cilëndo shtëpi ku të hyni, më përpara thoni: "Paqe në këtë shtëpi"

0:00:38.600,0:00:41.879

Dhe nëse është aty një bir i paqes, paqja juaj do të zbresë mbi të;

0:00:41.880,0:00:47.540

nëse jo, do të kthehet tek ju. Rrini, pra, në të njëjtën shtëpi,

0:00:47.700,0:00:52.080

hani dhe pini atë që do t'ju japin, sepse punëtori meriton shpërblimin e vet.

0:00:52.220,0:00:57.700

Mos kaloni nga një shtëpi në një tjetër. Dhe në çdo qytet ku të hyni, nëse ju pranojnë,

0:00:57.880,0:01:02.760

hani çfarë t'ju vënë përpara. Dhe shëroni të sëmurët që do të jenë në të dhe u thoni atyre:

0:01:02.760,0:01:06.380

"Mbretëria e Perëndisë ju është afruar".

0:01:06.480,0:01:10.640

Por në çdo qytet ku të hyni, nëse nuk ju pranojnë,

0:01:10.640,0:01:13.060

dilni në rrugët e tij dhe thoni:

0:01:13.220,0:01:18.760

"Ne po shkundim kundër jush edhe pluhurin e qytetit tuaj që na u ngjit;

0:01:18.760,0:01:23.620

veç ta dini se mbretëria e Perëndisë ju është afruar".

0:01:23.660,0:01:31.400

Unë ju them se atë ditë Sodoma do ta ketë më të lehtë sesa ai qytet.

0:01:31.460,0:01:37.940

Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti, Betsaida! Sepse, po të ishin bërë në Tiro dhe në Sidon mrekullitë që u bënë

0:01:37.940,0:01:43.940

te ju, ata prej kohësh do të kishin bërë pendesë duke u veshur me thasë dhe duke u ulur në hi.

0:01:44.080,0:01:49.080

Prandaj ditën e gjyqit Tiro dhe Sidoni do ta kenë më lehtë se ju.

0:01:49.180,0:01:53.220

Dhe ti, Kapernaum, që të kanë ngritur deri në qiell,

0:01:53.340,0:01:57.680

do të poshtërohesh deri në ferr.

0:01:57.680,0:02:03.680

Kush ju dëgjon, më dëgjon mua; kush ju përbuz, më përbuz mua;

0:02:03.820,0:02:09.080

dhe kush më përbuz, përbuz atë që më ka dërguar.

0:02:33.240,0:02:40.780

Dhe të shtatëdhjetët u kthyen me gëzim dhe thanë: Zot, edhe demonët na nënshtrohen në emrin tënd.

0:02:40.920,0:02:46.140

Dhe ai u tha atyre: Unë e shikoja Satanin që po binte nga qielli si një rrufe.

0:02:46.260,0:02:50.300

Ja, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj dhe akrepa,

0:02:50.500,0:02:54.480

dhe mbi çdo pushtet të armikut; dhe asgjë nuk do të mund t'ju dëmtojë.

0:02:54.480,0:02:57.900

Megjithatë mos u gëzoni për faktin

0:02:58.000,0:03:03.500

se po ju nënshtrohen frymërat, por gëzohuni më shumë se emrat tuaj janë shkruar në qiej.

0:03:10.560,0:03:14.120

Në të njëjtën orë Jezusi ngazëlloi në frymë dhe tha:

0:03:14.260,0:03:18.960

Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i tokës, sepse ua fshehe këto

0:03:18.960,0:03:22.800

të urtëve dhe të zgjuarve dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël.

0:03:22.800,0:03:26.720

Po, o Atë, sepse kështu ty të pëlqeu.

0:03:26.880,0:03:30.180

Gjithçka më është dhënë në dorë nga Ati im;

0:03:30.340,0:03:35.860

dhe askush nuk e di kush është Biri, përveç Atit, dhe kush është Ati, përveç Birit,

0:03:35.860,0:03:41.160

dhe atij që Biri do t'ia zbulojë.

0:03:50.480,0:03:55.400

Pastaj, si u kthye nga dishepujt, u tha atyre veçmas:

0:03:55.400,0:03:58.880

Lum sytë që shohin ato që shihni ju,

0:03:59.000,0:04:03.400

sepse ju them se shumë profetë dhe mbretër dëshiruan të shohin ato që ju shihni,

0:04:03.520,0:04:10.180

por nuk i panë, dhe të dëgjojnë ato që ju po dëgjoni, por nuk i dëgjuan.